Sot një familje braktisi Atdheun

Sot një familje braktisi Atdheun

Nga Agim Xhafka - 05/07/2019

Në whatsapp, afër mëngjesit, më erdhi një mesazh: “Sapo zbrita në Ancona, bashkë me çunat, gruan dhe vajzën. Të përshëndes.  Bajrami.”

Nuk e kam shok të ngushtë, as mik të vjetér.  Jemi njohur dy muajt e fundit në një librari. Unë për të marrë një libër, ai për një zgjidhje interesante me librashitësin.  Merrte botime me qira. Duket si çudi, por nga që ishte pa punë zgjidhte atë që i pëlqente, e paguante me çmim të plotë e pasi e lexonte e kthente të padëmtuar.  Atëhere shitësi i kthente lekët, mbante veç 100 lekë të reja. Kaq ishte qiraja.

Në një nga ato ditë u ulëm te një kafe pranë.  Më tha se qe nga Dukati, u shenjua familje ballistësh dhe ashtu u trajtua vite e vite.  Vuajti për shkollim, për punë dhe për martesë. Tamam si shprehja, donim të tjera, na donin të tjera, u martuam me të tjera, qeshte.  I ra bretku në kooperativë.  Më pas erdhi përmbysja e Bajrami ia nisi shkollës.  U bë ekonomist dhe filloi punë në bankë. U rritën fëmijët. Çunat nuk i la të iknin jashtë. Po bënin ca  punë në qytet.  Me mundim, por fitonin diçka.  Më tej erdhën bijtë e komunistëve.  I hoqën nga puna.  Bajramin të parin, pastaj gjoba biznesit të çunave.  Luftë si nazizmi hebrejve.  

U përpëlit ca vite, ashtu duke punuar me orë e ditë deri sa i dha zgjidhje.  Një motra e vet në Napoli ia gjeti anën t’u nxirrte leje pune të gjithëve.  E nuk e bëri dysh.  Hipi në traget e iku si familje.

“Do kujtoj Çajld Haroldin”, më tha. “Kur të jem larg brigjeve do recitoj si ai se asgjë nuk më bën më të kthehem”.

Dje u largua një familje komplet.  E braktisi atdheun.  Fluturoi për bukën e gojës.  Të tjera po presin varg, si hudhrat lidhur në spango.  Faji i vetëm: ”Nuk ishin mbështetës të qeverisë.  Ishin kundërshtarë të komunizmit dje dhe të neokomunistëve sot.”

Ikja e Bajramit më lëndoi.  Se ishte i vuajtur, i ditur, punëtor dhe ne si shoqëri qemë në borxh ndaj tij. Mesazhi që la qe dhimbja. Ngrita kokën atë çast e në tv lexova: ”Ulet rritja ekonomike.  Nga 4% shkon në 2,2%”. As borxhet nuk do shlyejmë dot me kaq zhvillim.

Mbase nesër të gjithë do i bashkohemi Bajramit. Në atdhe do ngelet veç Rama me Spiropalin... E do ndjehen keq.  Shumë keq. Se nuk do kenë kë të shajnë e për kë të shpifin.  A do jetojnë dot ashtu?!

Paç fat, Bajram!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

toni05/07/2019 19:48

shume ikin e shume do vijne por nga azia e kushedi se ku dhe pashallaret do mbeten po njesoj, shtypes mashtrues dhe maskarenj qe jetojne si shushunjat me gjakun e te tjereve.populli shqiptar jetoi me shprese dhe kurre ne historine e tij nuk pa nje dite te bardhe dhe kjo nuk i erdhi nga serbet por nga vete bijte e tij te shitur qe e shkaterruan kete vend per interesat e te tjereve. shqiptaret mbeten si evgjitet rrugeve te botes dhe pa nje shtet qe ti mbroje kudo ku jane biles qe nuk i le rehat edhe neper bote. me vjen ndermend faik konica qe e la shkruajtur 'shqiperi te kam dhjere ste kuptova asnjehere' kur e degjova ne fillim ndjeva neveri per te por tani e kuptoj se ka pasur shume te drejte.....

krist05/07/2019 18:11

Edhe une i uroj fat Bajramit dhe familjes se tij,por edhe juve zoti Agim,qe nje teme kaq te madhe,e trajtoni me nje tregim kaq origjinal dhe konkret,me nje thjeshtesi "mencur-ore",te rralle,ju uroj shendet dhe produktivitet origjinal shqiptar,te vazhdueshem.

Shto koment

Denonco