Lulzim Basha, i dënuar të jetë Kryeministër

Lulzim Basha, i dënuar të jetë Kryeministër

Nga Çim Peka - 05/07/2019

Nëse ka dy persona në politikën shqiptare që vijnë nga dy planete të ndryshme, ata janë Lulzim Basha dhe Edi Rama. Janë të ndryshëm në gjithçka. Të ndryshëm në origjinë; të ndryshëm në fëmijëri; të ndryshëm në shkollim; të ndryshëm në formim; të ndryshëm në karrierë profesionale; të ndryshëm në politikë.
 
Basha vjen nga një familje tipike tiranase dhe shqiptare, ndërsa Edi i nipi i baba Pilos, i biri i anëtarit të komisionit të ekzekutimeve, nip i llastuar i Bllokut.  Basha një jurist i shkolluar në një nga shkollat më të mira të drejtësisë në Europë; ndërsa Edi një piktor dështak i kthyer në zhgarravinist.  Basha hyri në politikë duke ardhur nga zyra e Drejtorit amerikan të drejtësisë (së UNMIK) në Kosovë, ndërsa Rama u mor nga ghettot e Parisit. Të dy jetuan për një kohë jashtë: Basha studioi e punoi ne Hollandë, ndërsa Rama si emigrant në Francë.
 
Lulzim Basha si ministër transportesh mbikqyri ndërtimin e dy veprave më të mëdha infrastrukturore në historinë e Shqipërisë, rrugën e kombit, dhe autostradën Tiranë - Elbasan, ndërsa Rama si Kryeministër njihet si përsoni që u vuri taksën.  Basha si Ministër i Jashtëm njihet si personi që drejtoi procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ndërsa Rama si Kryeminstri që infiltroi në nivelet më të larta të institucioneve të sigurisë kombëtare individë të lidhur më shërbime sekrete lindore dhe kontigjent kriminal. Basha si Ministër i Brendshëm që drejtoi procesin e vështirë të liberalizimit të vizave, ndërsa Rama si Kryeminsitri që rrezikon të ktheje vizat. Basha si Ministër që uli kultivimin e kanabisit gjatë periudhës së tij në nivelet më të ulta historike, ndërsa Rama Kryeminsitri që ktheu Shqipërinë në narko-shtet.  Basha si kryetar i opozitës që udhëhoqi procesin më të vështirë të dekriminalizimit të politikës, ndërsa Rama si kryetar i partisë që bëri njësh mafian me qeverinë.
 
A ka vend për të kritikuar e kundërshtuar Lulzim Bashën? Sa të duash. Jam unë, autori i këtij shkrimi që kam qenë një ndër kritikët më të ashpër ndaj tij, veçanërisht për marrëveshjen e majit 2017 dhe ngjarjet që pasuan në Partinë Demokratike.  A ka vend për ta kritikuar dhe tani? Patjetër që ka, secili sipas mendjes së vet.
 
Por, asnjëra nga kritikat tona, apo gabimet e tij, nuk mund të hedhin poshtë ato çfarë shkruajta më lart. Dallimi i tij me kundërshtarin e tij politik janë si nata me ditën.
A do të jetë Lulzim Basha Kryeministri i ardhshëm? Pa diskutim. A është i dënuar në të bërit kryeministër. Po, pa tjetër. Sepse duhet një kurajo e fortë, për dikë që të marrë përsipër të drejtojë vendin pas katrahurës dhe greminës ku e ka hedhur dhe vazhdon ta hedhë Edi Rama, në ekonomi, në shëndetësi, në arsim, në rend e siguri, në institucione, në procesin e integrimit europian. Në gjithçka.
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

altini07/07/2019 11:32

Kryeminister eshte edhe ay palloshi i gjate. Ka rendesi se cfare do te beje kryeministri. SE nese mendon vec per vete dhe te kete portretin e tij si kryeminister i Shqiperise, na rrofte pastaj. Puna eshte te beje mire per vendin dhe mireqenien e njerezve. Se po boshatiset vendi dhe po ua falim egersirave dhe ferrave.

Bato05/07/2019 20:07

Vetem durim duhet per ta pare Bashen kryeminister. :):)
Ps. Basha e kendon shume bukur himnin Rama ska guxim te kendoje as strofen e pare

Krist05/07/2019 18:02

Komentuesit, duhet te merren me autorin e shkrimit dhe cfare thote ne te.Prandaj quhet edhe koment per kete shkrim,dhe autorin e tij.Te shprehesh dufin tend,ne cfaredo koment,per X,apo Y,eshte paaftesi.Nese ke gje per Ramen,apo Bashen,mund te shprehesh mendimin tend,me nje shkrim te vecante,por te vleresosh,apo te ulesh poshte,cilin do prej tyre,me anen e komentit,me e pakta eshte te mos e quash koment.Autori,kushdoqofte ai,apo ajo,ben analizen e tij,dhe nuk don tja dije per komente qe nuk komentojne shkrimin,por merren me personazhet e tij.

Loran shehu05/07/2019 17:42

Dhe do jet kryeminister i sukseshshem

Tani05/07/2019 17:27

Mbase e kam gabim po esht i parakohshem si shkrim, gjithashtu pas daljes se metes fuqishem ne skene mos do ti ritesh kuotat bashes.

Skrapari05/07/2019 16:49

Krasasi tp dhe komentuesi 6 pika na rofshin trapin. Njerez te veckel shpirt zinj me mentalitet katunar. Neveri per njerez te ketij kallepi.

Agron05/07/2019 16:02

Pash Kryebashkiakun e Lezhes dhe thashe “ka dhe nierez qe fitojne pavaresisht Rames” e qe jane te denuar te lene bashkite. Besimin ja dhame Bashes po kur do vij Fitoria ?

Basha Ylli Polar ne Horizont05/07/2019 15:19

Po eshte Lideri i duhur per shqiperine/taret ne keto momente vendimtare. Absolutisht qe Basha qendron pertej dhe matane cdo krahasimi me Handikapin ram bergovicin. Rruga e kombit, levizja e lire per shqiptaret, ne Nato etj jan arritje madhore. Ky liliputi komentues ketu ne kete artikull nuk permend 40milion euro unaza e tirones, nuk permend idjotet dhe kriminelet qe e ka cuar shqiperine ne keto 6 vite ne 29 vite pas por rrugen e Kombit. qe me kete rruge Basha eshte garibaldi i shqiptareve.. Patjeter ka vend per kritika per Bashen. Por a mundet tja dali brenda nates Basha te behet kryeminister kur duhet te luftoje ne dy fronte te veshtira, e Para me drogen, kriminelet, pushtet, kusaret e qeverise qe nuk lane instrument pa perdorur duke vjedhur votat, dhe plehrat e PD. Patoz tradhetar bixhozi, pula me buze-bregu pa breke M bregu, Imam qorr tradhetari, Jezofine Sorre debilja dhe injorantje ( e shitur tashme te rama) dhe kjo dhija e eger Hajadri qe eshte kthyer-thyer ne perzevative te rames. A keni pare idjoten qe nuk di te flase dy llafe, dhe flet teresisht jashte temes. Ne ferr vashi te tere o Zot, Rrofte shqiperia pe keto plehra ose te pakten keto kerma te kene status te vecante ne kafazin e historise se turpit.

Loran shehu05/07/2019 15:07

zBasha do jet patjeter kryeministri i ktu vendi do apo zdo edi rama dhe do jet zBasha qe do e hedhi ramen ne gremin

krasasi tp05/07/2019 14:01

Pas dy shkrimeve ne kete portal, ai i Z.E.Kodra dhe ky joti Z.Peka,pritet nje dyndje nga qytetaret per korniza ne treg, per ta vendos portretin e Kryeministrit te ardhshem z.Basha, ne dhomat e pritjes.Llafi ,deshira , perceptimi apo falli, duhet te shkoj jo vetem ne veshin e perendise,por edhe sidomos ne mendjen e njerezise.Loja dhe analizat me shifra, behen duke neglizhuar nje sontazh.Ate mbi besimin e qytetareve se ne mos shume, por sidoqofte mjaftushem, me Reformen ne Drejtesi gjithçka nuk do jete me si me pare. Kryeminister jashte sistemit ,Kryeminister ne revolucion.Ne revolucion per ta sabotuar nga jashte Reformen ne Drejtesi dhe shpresa se nga brenda ate e saboton Taulant Palla dhe Doktori i Shkencave Ulsiu me PPP si hallke qe lidh zinxhirin, mund te rezultoj nje fiasko.Po keshtu mund te rezultoj, mendoj une.Ne nje rakete pjesa me e madhe perbehet nga karburanti, qe digjet per ta çu ne distenacion diegoren(pjesen luftarake).Ne PS por edhe ne opozite, por edhe ne shoqerine civile mesa duket, ka karburant te mjaftushem .

Emigranti05/07/2019 13:36

Te lumte pena Cim Peka.
Basha ka gabime si te gjithe njerzit e kesaj bote ne punet qe bejne,por ashtu sic thua ti,Basha eshte sot njeriu qe i duhet vendit per ta nxjere nga katrahura ku e zhyti nje kryeminister qe shet cdo gje per para.
Kam ndjer neveri mbrem per Arben Imamin kur ter kohen u mor me Bashen dhe nuk tha nje fjale te vetme per bemat e Rames.

t05/07/2019 12:35

Per ndryshimet nga njeri tjetri nuk ke cfere thua,por qe ta parashikosh lulin km e ardheshem,me duket pak e tepruar.spse sot gjendemi ne nje situate kaotike,ku rama thote bera zgjedhje monopartiake sepse mbrojtta demokracine(me siguri qe e ka patur llafin per menyren autokratike te tijrn) nderkohe kur eshte ne fuqi dekreti i presidentit qe ka anulluar zgjedhjet dhe ka caktuar nje date tjeter.Tualet balla therret ta nxjerrim presidentin nga zyra,i ben thirrje kryebashkiakeve te djathte qe te lirojne zyra,keta te fundit thone nuk dalim sepse zbatojöe dekretin e presidentit.Keta lloj nderkombetaresh deri tani po i japin nje lloj mbeshtetje rames.osbe thote qe dekretin e presidentit e gjykon kushtetesja,kurse mazhoranca thote nuk e njohim dekretin.Opozita thote nuk njohim 30 qershorin.Klo situate kerkon guxim per ta kapercyer,sepse me gjithekete katrahure ekonomike etj. rama nuk e ka problem te vazhdoje te qeverise.Situata eshte shume kritike dhe zgjidhja e saj do mund te parashikoje se kush do jete km i ardheshem

Askushi05/07/2019 12:05

Ka dhe shume gjera te tjera te ndryshme.

Rama merre grat e shokdve.. Basha jo
Rama eshte i pabes, Basha jo.
Rama ka lidhje direkte me bandat, Basha jo.
Rama eshte Nudist.., Basha jo.
Rama ka disa familje, Basha nje familje te nderuar.
Nga goja d Rames dalin plera qe dhe ne nuk i themi dot, Nga Basha ka vetem fjalor te nje personi me kultur.
Rama nga morali eshte zero, Basha edhte ideal
Etj..... Rama edhte nje gangester i mirfillt dhe i pa krahasueshdm.

lol05/07/2019 11:51

krejt bukur Cimo por vetem aty ku thua basha studioi e punoi ne hollande, Edi Emigrant ne France!! pse kerkon ti injorosh Emigrantet ti, ka qindra raste qe jane ma te suksseshem qe ti i njeh; emigrant nuk do te thote i denuar por ne kerkim te jetes me te mire dhe i integruar ne jeten e atij vendi; terhiqe ate fraze sepse na prek te gjitheve Ne emigranteve !terhiqe lol!

:::05/07/2019 11:42

Hajde krahasim hajde, sot quhet vlere te jesh hajdut i milionave ne rrugen e kombit, te jesh tradhetar e te shesesh vendin tend, te jesh kriminel duke vrare protestuesit ne bulevard dhe se fundmi te jesh shkaterrues i partise opozitare me te madhe ne vend. Ky njeri e ka shnderruar partine demokratike ne particke rrugacesh, ne kacile fiqsh si thoshte edhe Gjini i portokallise.

Shto koment

Denonco