Lulzim Basha, portret i paautorizuar

Lulzim Basha, portret i paautorizuar

Nga Erl Kodra - 04/07/2019

Nga Erl Kodra - 

Përgjatë këtyre viteve Partia Demokratike dhe Lulzim Basha nuk kanë bërë opozitë, por luftë, nga ajo lloj lufte e pazakontë, e pabarabartë, e pamëshirë. Përballë Lulzim Bashës nuk gjendej një qeveri normale, e ngjashme me qeveritë e vendeve të tjera, por diçka tjetër; një lloj urdhëri satanik me mision dhe qëllime të errëta, që kanë marrë peng një organizate legale siç është Partia Socialiste. 

Imagjinoni për një moment sikur mafia siciliane të ketë statusin e një partie politike, dhe Salvatore Riina të jetë Kryeministri. Çfarë mund të ndodhë në një rast të tillë? A mund ta dini se çfarë mund të jetë Ministri i Brendshëm i Toto-s, përveçse Saimir Tahiri, Fatmir Xhafa dhe Sandër Lleshaj? Po Ministrat e tjerë, përveçse Ilir Beqja, Arben Ahmetaj, Damian Gjiknuri, kryebashkiakë tjetër përveçse Qazim Sejdini, Vangjush Dako, Elvis Roshi, Erion Veliaj? Po deputetë të tjerë, përveçse Mark Frroku, Arben Ndoka, Ulsi Manja, Gramoz Ruçi, Taulant Balla? 
Çfarë mund të jetë ndryshe zgjedhja e Toto-s, përveçse kthimi i mediave në thertore publike, ku masakrohet opozita dhe vet Lulzim Basha? Si mund të jetë tjetër Republika e Toto-s, përveçse një vend pa Gjykata, Prokurori dhe Institucione? 

E verteta është se shqiptarët nuk ishin të qartë se kush është Edi Rama. Ata nuk e dinin se ndërkohë kishin votuar një monstër politike, i cili kishte bërë pakt me djallin për të kapur majën e pushtetit politik dhe ekonomik të Shqipërisë. Ata nuk e dinin historinë sekrete, pjesën e errët prej nga i vinte fuqia përbindësisht. Konspiracioni në këtë rast nuk mund të jetë teori, por aksiomë, sepse për Edi Ramën ka rëndësi pushteti absolut, jo mjetet. 

Në këtë tekst nuk do të tregoj histori që dihen nga të gjithë, por do tregoj pjesën që janë përpjekur t'ua fshehin. Zakonisht, të merresh me politikë është një angazhim kompleks, që jo gjithmonë mund t'ia dalësh të ruash balancat e duhura morale, siç është, ta zëmë mbajtja e premtimeve, ndershmëria ndaj kolegëve dhe kohezioni ndaj shoqërisë. Pavarësisht rrethanave, diçka tjetër shërben për të justifikuar gjithçka; interesat kombëtare mbeten pika vetme e referimit, sentenca e vetme që do të përkufizojë hapat, veprimet dhe mosveprimet e tua, shkaku dhe arsyeja e vetme që nesër mund të lartësojnë figurën si burrë shteti, ose do të damkosin përjetë të jetëve emrin, trashgiminë dhe materien tënde politike. 

Nëse do të isha i detyruar të bëj vetëm një krahasim mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës, padyshim që i pari është ëngjëll dhe i dyti demon. Demoni i veshur me çitjane nuk la mjet dhe mënyrë pa përdorur, mjete të paligjshme, mënyra djallëzore, forma përçudnuese për të mposhtur Lulzim Bashën dhe Partinë Demokratike të Shqipërisë, forcën politike më vitale të këtij kombi për t'i bërë ballë së keqes. Kundër Partisë Demokratike u përdor gjithçka; paraja, krimi, shantazhi, kërcënimi, dhuna, shpifja, pabesia, blerja, denigrimi, përçarja, joshja, miklimi dhe karriera. Kundër Partisë Demokratike dhe Lulzim Bashës u ndërsye një lukuni mediatike, me një ushtri mercenarësh politik. Mjedisi i shoqërisë shqiptare, sidomos mjedisi politik është toksik, ndaj Edi Rama përzgjedh gjithmon më të ndoturit për të sabotuar opozitën. Përdorja nga Edi Rama i disa eksponentëve të lartë të Partisë Demokratike është i pamëshirshëm; ai nuk kursen askënd dhe asgjë që ka ambicie politike, nuk lë dobësi njerëzore pa përdorur, nuk lë kompromis të neveritshëm pa bërë vetëm që Lulzim Basha të mos jetë Lideri i Partisë Demokratike të Shqipërisë. Sulmet janë të kordinuara, valë-valë, të strukturuara deri në detaje.

Lulzim Basha përgjatë këtyre viteve gjendet nën peshën e një lufte të pazakontë, të pabarabartë. Ndërkohë që në Parlament nuk mund të bëhet politikë normale për programe ekonomike, taksa, ligje dhe reforma, Partia Demokratike detyrohet të zhvillojë një betejë tjetër, në një terren tjetër, të mbushur me kriminelë gjithëfare, me disa krijesa-monstra që kanë trafikuar gra dhe vajza, kanë vrarë, me mafiozë që mbajnë spektrin e kryebashkiakut dhe ministrit, por që në fakt janë plaçkitës dhe mafioz të rëndomtë.

Lulzim Basha e di se Partia Demokratike është një trashgimi kombëtare, një pasuri kombëtare. Instinkti i tij prej lideri i kupton rrethanat e jashtëzakonshme në të cilën është thirrur të drejtojë një komb. Ai sheh se përballë nuk ka diçka të zakonshme që mund ta mposhtë vetëm me mjete të zakonshme politike. Ai e di se nuk mund të përdorësh mjete të ndyra për qëllime të larta, (!!) njësoj si Edi Rama. Ndaj beteja do të jetë njëqindfish më e vështirë dhe plot sakrifica. 

Lulzim Basha ngadalë ngrihet mbi vetveten, duke qenë vetvetja. Portreti njerëzor dhe fjalori i pasur politik janë arma e tij e fortë, ndërsa përcjell mesazhet politike për qytetarët shqiptarë. Ai e di se ajo çka ai thotë është e vertetë, dhe beteja për të vertetën duhet bërë, pa kompromis. Me mjete të ndershme, sigurisht. 

Lulzim Basha e kupton se shteti nuk është më i tillë, por ai ka degraduar nën dhunën e një organizate kriminale që punon fort kundër interesave të Shqipërisë dhe shqiptarëve. Misioni gati i pamundur për të shpëtuar shtetin nga mafia po përmbushet. Shumica absolute e shqiptarëve tashmë mbështesin luftën morale të Partisë Demokratike. Tani është thjesht çeshtje modalitetesh se si dhe kur do të formëzohet fitorja politike e Lulzim Bashës. 

Në fund të këtij teksti nuk mund të mos bëj një konstatim të ftohtë. Elitat politike të një kombi janë pasuria më e madhe. Për arsye dhe rrethana historike komplekse, politikanët e 100 viteve të fundit kanë patur dritëhijet e tyre. Disa do të mbeten përjetë në anën e zezë të historisë kombëtare, ndërsa të tjerë në anën me dritë të saj. 

Në këto dritëhije të historisë së re politike, unë besoj se nipi i Kosovës Lulzim Basha është një politikan i zgjuar, koherent dhe i ndershëm. Prova është qëndresa e tij. 

Në rrethanat aktuale, Lulzim Basha është alternativa më e mirë për Shqipërinë. Mbase alternativa më e mirë në 100 vjet histori. 

"Sfida e një lideri është të jetë i fortë, por jo i vrazhdë; të jetë i sjellshëm, por jo i dobët; të jetë i guximshëm, por jo i çmendur; të jetë i zhytur në mendime, por jo dembel; të jetë i përulur, por jo i ndrojtur; të jetë krenar, por jo arrogant; të ketë humor, por pa marrëzi." 
Emanuel James Rohn (17 shtator 1930 - 5 dhjetor 2009) i njohur si Jim Rohn, ishte një sipërmarrës amerikan, autor dhe motivues.

Shënim: Pavarësisht rrethanave politike, unë e di se jo të gjithë janë dakort me çfarë kam shkruar. Gjithashtu e di se për këtë tekst mund të ketë edhe censurë. Prandaj jeni të lutur ta shpërndani, duke respektuar të drejtën e autorit.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Boll me me mendesine e Patozeve06/07/2019 23:15

A nuk na thua more "shkamb" se çfarë do të kishte bërë ndryshe Patozi tënd (se duket që mëndjen e tij ke) po të ishte në vend të Bashës. Patozi me mendjen tënde i bëri njëqind. herë më shumë dem PD sesa Basha.
Boll më me ate fabulën idote se Basha paskej bërë një pakt sekret me Ramën.
Basha qe i detyruar nga ndërhyrja e ndërkombëtarëve për ate marëveshje e si Basha edhe Rama ishin të detyruar që ta pranonin ate projekt që doli i dështuar..
Cilido që ka një fije truri, këtë të vertetë e kupton me qëndrimin që po mbajnë aktualisht disa burokratë ndërkombëtare sot.
Të tillë trushpëlarë e pa memorje historike, harojnë që disa muaj para zgjedhjeve të 2017-s, ministri gjerman socialist i jashtëm pati deklaruar se ne do ti pranojmë zgjedhjet edhe me vetëm partinë socialiste. Për fat, fjalën e fundit e pati përfaqësuesi amerikan që vuri si kusht që me marëveshje nëzgjedhje të shkohej me një qeveri ku disa ministra të ishin nga opozita.
Por ishte shumë vonë e këta ministra nuk arritën të bëjnë pothuasje asgjë për pengimin e shitt-blerjes së votave që kishte filluar me kohë të bëhej.
A bëri gabim Basha që i besoi Ramës se do ta zbatonte ate marëveshje ?
Po është e vërtetë që gaboi, dhe faktikisht ai e ka pranuar gabimin e tij se i besoi Ramës dhe garancisë së ndërkombëtarëve..
Po a nuk më thua ti more i dituri kokë shkëmb, se cili shqiptar do të kishte besuar që qeveri demokratike perëndimore , për hir të stabilitetit në Ballkan, do të mbyllnin sytë për shpërthimin e kultivimit e trafikut të drogës në Shqipëri e për blerjen masive të votave me paratë e ndyra të drogës ?
Juristi me arsim e formim të kulturës demokratike perëndimore, Lulzim Basha, pati besimin se zgjedhjet do të kontrolloheshin e vlerësoheshin në mënyrë korrekte nga shtetet perëndimore, por u pa se ata nuk çanë kokën edhe kur OSBE e ODIR dha sinjalin se në zgjdhjet e 2017-s, ishte bërë kërdia me blerje votash, duke përcaktuar edhe shifrën 25% të këtij abuzimi kriminal.
Nuk mjaftoi ky manipulim i ndyrë mafioz i votimeve, po na dolën edhe ca Patozër e kokë shkëmbër që bënë çmos që për interesat e tyre karrieriste, të bëheshin palë me Ramën e të sulmonin PD e Bashën duke çorientuar një pjesë të elektoratit të djathtë që nuk doli në votime.
Mbrenda dy vitesh, Basha, ndonëse i sulmuar nga shumë krahë, por edhe në pozicionin jo fort komod të një lideri të ri nën hijen e një lideri karrizmatik e të fuqishëm si Berisha, të tërhiqte rreth vetes qindra mijë shqiptarë në gjithë Shqipërinë e që të mblidheshin edhe në kryeqytet me demostratat më të fuqishme të historisë së Shqipërisë, por në të njejtën kohë duke shmangur çdo akses dhune që mund të shkonte në viktima..
Përfytyro për një moment o zotëria shkëmb, që në krye të opozitës të ishte si lider Patozi apo e bija e Azemit që nuk di edhe të lexojë.
Vështirë se do ti shkonin pas edhe ndonjë qind shqiptarësh si Patozit edhe Rudinës.
Ama të keqen për kauzën demokratike e bënë.
U bënë patericë për pushtetin diktatorial mafioz të Ramës, e hipokrizia e ca ndërkombtarëve socialiste apo soroiste i vlerësoi si "opozitë"

Osumi05/07/2019 16:58

Shoku Shkambi ik te partia e Astrit Patoz sumqirit. Atje e keni vendin gjithe myteberet si puna e tij.

shkambi05/07/2019 14:26

PD-ja u shit nga lulzim basha, u hodh në kazan të plehnave!

Me keqardhje di të them se PD-ja, institucjon i opozitës u shfaros defakto. Nuk e kuptoj se si vazhdon të ekzistoji de jure dhe se si lejohet qi PD-ja të përdori ndërtesa gjigande në Tiranë dhe ato të vogla në rrethe, si dhe vazhdojn të marrin rroga të majme kryetarët e partive të pd-ës mqse nuk kanë ma përfaqsi në asnji nivel si në atë legjislativ dhe në atë të pushtetit vendor pas 30 qershorit 2019 bazue gjithmonë në ligjet e financës së shtetit!!!! Ksaj i vjen ere mish dhijet rama-basha!
- Marrveshja e mesnatës së 17 majit 2017 ishte top-sekret, pa asnji person përveç ktyne të dyve, nji natë gati intim ..., ku pas ksaj asht rrokullis Shqypnia zi e ma zi deri në shgatrimin total të PD-ës. Mbas 30 qershorit lulzim basha deklaroi se 30 qershori ishte Dita e Fitores për Partinë Demokratike! Po ashtu deklaroi dhe shoku i tij edvin rama! Të dy fitore. Kta të dy si persona ja kanë arritë projektit të tyne antishqyptar - në planin personal suksesit:
Pd-ja pa asnji perfaqsues as ne keshillat bashkijake dhe asnji kryetar bashkijet, ndërsa Ps-ja i mori të gjitha! SHBA u tha qi të fillojnë punën sa ma parë bashkitë e zgjedhuna nga 30 qershori e kush të ketë ankesa le të ankohen të Gjykata Kushtetuese! hhaaaaaaa!
- Kush do të jenë në krye te gjykatës kushtetuese? Të gjithë bijtë e bolshevikve, e të korruptuemve qi urrejn ma së shumti Shqypnin dhe drejtsin! Tash u thotë lulzim basha pd-ëistave dilni të hanën e dt. 7 korrik në bulevard para kryeministrit në orën 17:00 se unë basha do vijë në orën 20:00, do të baj do zhurme fjalësh e mandej mbaron eskursjoni komik i rama-bashës për me i dhanë mundsi vedit shoku basha të vazhdoji demagogjinë e kenies si lider i pd-ës dhe me i dhan mundsi ramës të drejtoi shtetin dhe politikën ne sistemin nji partiak si ne komunizem!
Rrnoft projekti antishqyptar Rama-Basha!
Di të them se lulzim kosovar basha e ka shitë PD-ën, ket aset gjigand politik opozitar te edvin rama...me miljona euro! Partitë mbeten Zyra Tregtare! Rama-basha ishin dy zhelanë, qi u banë supër-miljardera nga partitë. Shikjo realitetin, faktet, ecnin me sy në ballë, me kambë në tokë, e la PD-ën pa asnji pushtetë? Kur do t'ju dali opjumi!
- A ka rrugë - dalje? Patjetër! Sa të kena të Madhin Zot të keqes i bahet zgjidhja.
Mos u merrni e mos u bani qesharak me parrullën idjote Rama Ik! Nuk u ka fajin rama në planin partiak-politik!
Rama asht në lojen e vet politike! Ku të gjeji minjë të zinjë, hijena si basha, qi e shet vedin për hiç gja lot teatro.
Rama asht arkitekt i diversionit, i përçarjes, i shgatrrimit të opozitës, i vlerave njerzore, i kulturës shqyptare i shgatrrimit të ADN-ës, Gjenetikës!
Mos humbni energji me ramën se padashje po e shndrroni karikaturën në gorrillë të pathyeshëm! Jeni tuj u marr me mullijt e erës! Ju e dini shum mir se edvin rama asht nji kalë i cofun, nji frikacak patologjik, ...nji kartuç, derisa të ketë lulzim bashën për krahë asht në fakt rama nji Perbindësh, qi gllabëron të gjithë pasunin e Shqypnis dhe të ardhmen e saj e në fund e hjedhë në gojë të sllavëve dhe grekve!
Të keqen e keni te basha dhe te banda e tij qi e zgjodhi ne data 19-20 janar 2019! Duhet të delet me parrullën: Basha Shporru me banden e ti zorraxhinj, ftyra të zinjë, minjsh; gazmend bardhi-flamur noka-jemin gjana-ivi kaso,..dhe ringritni PD-ën me asnji nga bashkëpuntorët e bashës! Rrugë të mesme NUk Ka!
E premte, 5 korrik 2019

Krahasimi si rruga drejt t vrtets.05/07/2019 10:11

Nëse duam të bëjmë dallimet midis liderëve politikë të një vendi, padyshim që vlerësim i tyre duhet bërë më së pari me normat e normalitetit të formimit moral, estetik,seriozitetit në paraqitjet publike, kauzës politike, qartësisë së mendimit të shprehur, nivelit intelektual, ndershmërisë, aftësisë menazhuese, aftësive komunikuese me njerëzit e të tjera parametra të tillë të performancës njerëzore.
Pa shkuar tek poli krejtësisht i kundërt në të gjitha këto parametra krahasuar me Ramën, do të shkoja tek krahasimi i Bashës, me karrikaturën Patozi që kërkon të bëjë karshillëk me te..
A mund të përfytyrojë ndonjë shqiptar që Patozi të dalë para qindra mijë njerëzish, të jetë në nivelin e Bashës për ti frymëzuar ata me përplasjen elokuente të së vërtetave, apo qoftë edhe në paraqitjen e jashtëme etike e estetike ?
E para e punës nuk dua kursesi që me mendësinë komuniste ta paraqes cilindo lider si një njeri pa asnjë cen e të pa gabueshëm, prandaj ngulmoj që vlerësimi krahasues të behet mbi bazën e performancave morale, aftësive intelektuale e menazhuese e në rradhë të parë konsekuencës në realizimin e një kauze politike të tij.
Po e lemë mënjanë sojin ziliqar të Patozëve që mund të shpjegohet me fabulat e Ezopit.
Le të bëjë cilido shqiptar krahasimin e ngjitjes në karrierën politike të Ramës e të Bashës.
Basha si një fëmijë i ardhur nga një familje e thjeshte e me halle në diktaturën enveriste, me vullnetin, punën e intelektin e tij, arriti të dipllomohej si jurist në një universitet prestigjioz të Hollandës, për tu angazhuar nga OKB në profesionin e tij, braktisi një karrierë ndërkombëtare me të ardhura shumë të larta, dhe erdhi në Shqipëri me një pagë 5 herë më të ulët si një pjesë e elitës politike të partisë demokratike së cilës i shërbeu me devotshmëri, e sukses në të gjitha detyrat e ngarkuara.
Që në emigracion pati krijuar një familje të.shëndoshe duke e ruajtur me besnikëri ate si bulzën e shoqërisë njerëzore.
Rama vjen si një fëmijë i llastuar nga një familje e nomenklaturës së lartë komuniste, që nuk u bë dot kurrë piktor por as edhe sportist duke ngelur në nivelin e mediokritetit në këto dy fusha e në sajë të babait, u emërua si pedagog në Institutin e arteve, menjëherë sa përfundoi studimet.
Sa i takon modelit normal të krijimit të një famlje, është e tepërt më duket që të bëhet krahasimi i tij me Bashën.
Sa i takon kauzave politike apo formimit ideollogjik, Rama ka qenë e vazhdon të jetë nje person me qëndrime kaotike e anarshiste, që nga qëndrimi ultra esktremist i lincimit të gjithë komunistëve, e deri në realizimin në rrugë të panderëshme të marjes së lidershipit të ish partisë komuniste.
Pa u zgjatur më tej, mjafton që sejcili shqiptar të bëjë krahasimet e performancave që përmënda që në krye të komentit , midis Bashës e Ramës, për të kuptuar se pse Rama përdor si strategji për të zhvlerësuar Bashën si "miku" i tij, i ndërgjegjshëm edhe vetë se me këtë shpreson ti hedh atij një pjesë të baltës së portretit të vet.

tironci05/07/2019 06:06

Puro kult individi. Kto elozhe po mori pushtetin e qisin direkt nga pozitiviteti Bashen.

Askushi 05/07/2019 00:12

I dashur Eri.
Analiza jote eshte perfekte. Gangesteret me kryegangesterin Rama jane me keq se sa Toto Rina. Lufta perballe tyre eshte nje mision gati i pamundur. Per te mundur gangesteret, mafjen, duhet vetem me mjete te tjera dhe jo me thirrje Rama ik, sepse Rama ska per te ikur kurr. Shqiperija eshte ne daren e forte te mafjes. Fatkeqsisht e shoh pa shpres te ardhemen e vendit. Rama tashme ka kapur gjitheshka.

Skrapari05/07/2019 00:07

Z. Erl! Te lumte pena. Cdo gje e thene per z. Basha eshte sakte. Sidomos fundi i shkrimit ishte i perkryer, eshte vertet njeri me cilesi te larta. Pra do te jete kryeministri me i mire qe ndonjehere ka patur Shqiperia.

t04/07/2019 22:42

Lul bashen nuk e thirren rrethanat ne ate detyre,por e vendosen per te ruajtur trashegimin ne pd.
Lul basha 2 here mori vendime ekstreme per te mos u futur ne zgjedhje me ramen dhe ne te dy rastet nga nderkombetaret ju tha se zgjedhjet do njihen edhe pa pjesmarrjen e pd.Duke patur eksperiencen e pare negative(çadren),duhet ta kishte menduar mire lenien e mandateve,qe te mos ndodhte lindja e deputeteve "kopilë".Ne rrethanat aktuale lul basha nuk eshte alternativa me e mire,perkundrazi.Ai nuk eshte i forte,eshte i sjellshem por i dobet,nuk eshte i guximshem,nuk eshte i zhytur ne mendime,por i paqendrushem ne mendime,nuk eshte i perulur por i ndrojtur.Ne keto rrethana liderit te opozites i kerkohet te jete jo vetem i guximshem ,por vetmohues dhe i gatshem bile edhe per sakrifice,gje qe do ta bente burim frymezimi per protestuesit.
Lul basha ka ngecur ne kete situate dhe ai ndodhet para nje situate kritike,qe ose rezohet nje here e mire dhe bashke me te edhe demokracia per nje kohe te gjate,ose triumfon dhe bashke me te edhe demokracia.Ai duket sikur me shume kerkon te gjeje nje lloj mareveshje me ramen dhe mos te perbuzet nga protestuesit

Emigranti04/07/2019 22:17

Shume kohe me pare kur Lulzim Badha kritikohej per opozite te dobet,kam thene:
Do vije nje dite qe shqiptaret do tja dine per nder Lulzim Bashes ,per kete qendrim qe mban ndaj pushtetit.
Dhe ja ku erdhi dita.

Loni nga fieri04/07/2019 22:16

Nje sugjerim kisha ,opozita te gjeje kanale te pershtateshme komunikimi me publikun, dhe kanalet e fekaleve te komunistave duhet ti bojkotoj.Ne tv te e kapura ne pikun e shikimit te tyre shikon vecse ca larva te dala nga jashqitja e Edvinit qe nuk kane piken e objektivitet ,ca lamasher qe paguhen nga taksat tona qe vetm dhjesin nga goja ,prandaj me vjen keq kur shikoj perfaqesues te opozites perball tyre ,bojkotojini keta perversa ,qe kane deklaruar me gojen e tyre qe jane by......a .Shkrim brilant te me fali autori per devijimin e komentit.

Shqiptar04/07/2019 22:08

Ne shume gjera jam dakord me shkrimin e z. Erl Kodra. Shkrimi ka shume gjera te sakta me te cilat jam plotesisht dakord. E vetmja gje qe me duket pak e ekzagjeruar eshte se, sic shihet edhe nga titulli, i jepet shume rendesi nje personi te vetem dhe personalisht jam kunder kultit te individit.

cuf dabjoni 04/07/2019 22:03

Lusim Zotin e Madh we mos te na i kerkoi ndonje sperfuqi per drejtim vendi apo ne postin me te larte te ndonje bashkesie.
As Enverit nuk i jane thurur Lavde te tilla Maos ndofta.
Fjalet e tua ne vesh te Perendise Erlo...

EC04/07/2019 20:59

Gabim. PS nuk është organizatë legale, por ilegale, e themeluar më 8 nëntor 1941 dhe e imponuar gjithë këto dekada përmes forcës dhe faktit të kryer, duke u vetë cilësuar si "parti e njohur". Ardhja në krye të saj e sektit rilindist është thjesht pasojë.

Shto koment

Denonco