30 Qershori është nul

30 Qershori është nul

Nga Lulzim Basha - 03/07/2019

Qëndrimi "le ta uzurpojë pushtetin vendor Edi Rama në mënyrë antikushtetuese dhe të paligjshme, se pas ca muajsh do krijojmë Gjykatën Kushtetuese dhe pastaj gjykon ajo me prapaveprim", bie ndesh me parimet e shtetit të së drejtës dhe me parimet bazë të demokracisë.

30 qershori ishte jo vetëm veprim anitkushtetues dhe antidemokratik, por edhe një veprim me kosto politike e shoqërore që dëmton direkt interesat e qytetarëve.

Votimet e 30 qershorit, përtej një farse antiligjore, u manipuluan me cdo mjet dhe mënyrë, që nga manipulimet ligjore dhe kërcënimet e votuesve tek manipulimi i votimit dhe numërimit.

Çdokush që pranon në heshtje apo pajtohet me vetëdije me këtë shkatërrim të Kushtetutës dhe të institucionit themelor të demokracisë, zgjedhjeve të lira, nuk i shërben as demokracisë dhe as interesit të shqiptarëve.

Opozita nuk i njeh votimet e 30 qershorit dhe nuk ka për t’i njohur. Këtë gjë e vendosën vetë shqiptarët më 30 qershor, në shumicë dërrmuese.

Kriza politike në Shqipëri nuk mund të zgjidhet me pandëshkueshmëri, duke i bërë lëshime apo duke falur krimet, vjedhjet dhe shkeljet e ligjit. E vetmja rrugë drejt politikës normale dhe demokratike është ajo e sundimit të ligjit, që do të thotë, mbi të gjitha, një gjë: ndëshkim të politikanëve që kanë vjedhur zgjedhjet dhe kanë bashkëpunuar me krimin.

Ndëshkimi i politikanëve që kanë vjedhur zgjedhjet në bashkëpunim me krimin dhe sundimi i ligjit nuk mund të diskutohen apo negociohen në tavolina politike.

30 Qershori është nul, sepse cënon sundimin e ligjit dhe nuk mund të prodhojë asnjë përfaqësim politik.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Metra 8504/07/2019 18:03

Ti je Njishi, pa tifozllek politik. Vetem dicka nuk e kuptoj sinqerisht: si eshte e mundur qe paske patur kaq shume Armiq brenda PD?Une i ndjek te gjithe por ma i Kompletuar se Ti, nuk gjendet ne PD;ndac perparaqitje te hijshme, ndac per aftesi te jashtezakonshme komunikimi me baza logjike,i pregatitur sa ska me, i qete i urte por dhe Trim, po po trim; Nuk mund ti lexoj dhe ti kaperdij mesazhet e ulta te kundershtareve te tu dhe komentuesve ose injorante, ose servile, ose te dyja bashke! Jozefina paska kene... nuk flas dot fjale banale por shume e dobet; kane mbetur pak plehra qe i bajne elozhe idjote! por jo vetem ajo, ke dhe plot te tjere!! Me cdo cmim, me cdo pasoje, me cdo kusht, sapo te fitosh, zhduki me ceremoni e mos prano te punosh me armiq neper kembe sepse do ta fusin nenkambesen! Edhe kete Rudinen e hajdareve, nji sekonde eme pare! Pac shendet dhe Zoti te bekofte edhe Ty ashtu sic na uron me kete urim te bekuar sa here mbaron ligjeraten para popullit!

Metra 8504/07/2019 18:01

Shto koment

Denonco