Fillimi i një lëvizje?

Fillimi i një lëvizje?

Nga Çim Peka - 03/07/2019

Nëse do të vija bast një kafe, parishikimi im është ky: ditën që Edi Rama të shkarkojë Presidentin në Parlament, ai do dërgojë forcat speciale të Lleshit dhe Gardën e Republikës për të nxjerrë Presidentin nga zyra.  Po atë ditë, në ekranet dhe media do të sulen lukunia e analistëve, gazetarëve, ekspertëve kushtetues të paguar nga Rama për të shpjeguar se Presidenti nuk mund të ushtrojë funksionin e tij derisa të shprehet Gjykata Kushtetuese. Dhe argumenti do të vazhdojë se, në kushtet e vakancës, funksionet e Presidentit do ti ushtrojë Kryetari i Kuvendit. Si rrjedhojë, Gramoz Ruçi do të jetë ai, që si President në Detyrë, bashkë me Edi Ramën do të krijojë Gjykatën e Lartë, dhe Gjykatën Kushtetuese. BUUUM! Ramaforma, të cilës i referohet Meta fillon të zbatohet me shpejtësi. Reforma në drejtësi kështu kalon në një nivel tjetër, më të lartë.  Deri tani, reforma ka qenë thjeshtë sms të Engjëll Agacit (Kryeministrit në hije) drejtuar Genta Bungës me urdhërat se kush duhej të kalonte dhe kush të rrëzohet në procesin e vetting-ut.

Konferenca për shtyp plot nerv e Presidentit Meta zuri në befasi shumkënd.  Por, Edi Ramën më shumë se këdo tjetër.  E ka goditur në ‘thembrën e Akilit’; aty ku nuk mban: tek emri i George Soros. Ato çfarë të gjithë ne i këmi ditur por nuk kemi bërë zë; kemi folur me njeri tjetrin por edhe me veten, por nuk kemi patur kurajon të flasim me zë, i artikuloi Ilir Meta dje. Po ashtu, ai përdori dy terma, njëri ‘deep state’, i cili është kopjim i të njëjtës terminologji të cilën përdor Presidenti Trump kundër një pjese të establishmentit demokrat në SHBA në luftën e tij politike, si dhe ‘state capture-kapja e shtetit’ nga ana e Fondacionit Soros.

Është e pritshme që makineria e propagandës qeveritare do përpiqet që këtë pozicionim të Presidentit të përpiqet e ta paraqesë si anti-amerikanizëm të tij, duke e barazuar Sorosin me amerikën. Madje që dje dolën analistët e Sigurimit të Shtetit duke e goditur Presidentin për anti-amerikanizmin e tij, anti-NATO, anti-BE, etj.  Nuk prish punë e mirë bejnë, sepse tregojnë vetë se ku ka arritur puna, saqë spiunët e ish-Sigurimit na dalin tani si mbrojtësit e SHBA-ve në Shqipëri.

Presidenti Meta nuk është i pari që godet Sorosin, fondacionin e tij, dhe axhenden e tij. Po flas vetëm për politikanët.  Sali Berisha ka qene konsistent në qëndrimet e tij kritike ndaj këti rrjeti.  Qëndrime, të cilat janë lënë në heshtje edhe nga vetë Partia Demokratike.  Në fakt, edhe Lulzim Basha, në pozicionin e tij si Kryetar i Partisë Demokratike, diku në prill të vitit 2017, sulmoi ashpër George Soros me emër, në një nga fjalimet e tij në ‘Çadrën e Lirisë’. Por, e la me aq.

Qëndrimi i djeshëm i Presidentit të Republikës e vendos diskursin politik në një nivel tjetër.  Ai flet si kryetar shteti dhe jo si kryetar partie apo deputet i thjeshtë.  Mundësia e tij për të përçuar këto mesazhe në Tiranë por edhe përtej Atlantikut janë shumë here më të mëdha.  Jo rastësisht, networku Fox News, i shquar si mbështetës i Presidentit Trump por edhe si kritiku dhe kundërshtari kryesor mediatik në SHBA ndaj George Soros i bëri jehonë të madhe konferencës për shtyp të Presidentit Meta.

Ilir Meta ndoshta pak me vonesë, por ka gjetur mesazhin e duhur për të rezonuar edhe me betejën politike të brendshmë amerikane, duke u pozicionuar në krah të kampit Trump.  Me këtë pozicionim të ri të Presidentit, ai arrin të paktën tre synime. Së pari, ai tregon fytyrën e vërtetë të networkut të George Soros në Shqipëri, si uzurpues të të gjitha institucioneve shtëtërore dhe të ashtëquajturave reforma; së dyti, duke ndarë Fondacionin Soros nga administrata amerikane, ai hedh poshtë propagandën e Ramës për gjoja anti-amerikanizmin e tij dhe të opozitës, dhe së treti, ai hap në Shqipëri një diskurs politik i cili është në rezonancë të plotë me atë në Washington.

Dy kundërshtarët më të fortë të Soros në Europë janë Mateo Salvini, lideri de facto i Italisë dhe kryeministri Hungares Viktor Urban.   Qe të dy janë njerëzit më të sulmuar nga i ashtëquajturi network i njerzve të sponsorizuar nga Soros në Europë.  Por, që të dy gjatë muajit Qershor vizituan Washingtonin, Salivini i ftuar nga Zv. Presidenti Mike Pence, dhe Orban i ftuar nga Presidenti Trump.  A janë anti-amerikanë këta të dy? Fabula se kush sulmon Soros është anti-amerikan bie akoma pa u artikuluar.  Dhe Rama e di mirë këtë. Prandaj ka dy ditë që hesht.  Ilir Meta i është futur një loje të rëndë, por një lojë që çmonton përfundimisht Edi Ramën.

Është herët për të kuptuar se ku synon të dalë Presidenti, dhe si rrjedhojë dalin një sërë çështjesh dhe pyetjesh.

Së pari, deri ku do të shkojë Ilir Meta? A do të mjaftohet vetëm me delegjitiminin e reformës në drejtësi dhe të vetë Fondacionit, apo do shkojë edhe më tej duke filluar një lëvizje populiste, nacionaliste, sovraniste, në modelin e Donald Trump? Nëse po, a do ti duhet të levizë më djathtas ideologjikisht? A po del ai jashtë kuadrit politik të LSI, dhe a po formëson një lëvizje të shumë pritur përtej suazave të partive politike tradicionale? Në çfarë pozite do e vendoste kjo lëvizje opozitën e tanishme, PD dhe LSI? A po e rrëmben ai flamurin e opozitarizmit? Kush është pozicioni i Partisë Demokratike dhe i Lulzim Bashës si lider i saj dhe i opozitës në tërësi? Çfarë alternativash ka ai, që të ruajë pozicionin që ka si lider i opozitës dhe opozitarizmit?

Nga dje, loja politike ka ndryshuar në Tiranë.  Sfida e Ilir Metës është ndaj të gjithëve. Lulzim Bashës i takon ta ruajë pozicionin e tij si lider i opozitës, por duhet të dijë si ta mbajë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

emigrant04/07/2019 17:52

Do të desha të dij se pse emisionet video të Gazetës Syri bëhen të pamundura të ndiqen se vetëm pasi kalon një minutë, kontakti ndërpritet e duhet të plikosh përsëdyti ?

Llosh Palloshi04/07/2019 09:47

Meta ikën nga President ,
Opozita bashkohet duke krijuar nje Formacion te ri Partine Popullore Shqiptare...
Kryetar zgjidhet Ilir Meta...
Brenda gjashte muajve ka zgjedhje te Pergjitheshme dhe Presidenciale..
President i Republikes ,me vota popullore zgjidhet Lulëzim Basha ...
Paçka se do ndryshohet Kushtetuta...
Reforma ne Drejtesi përshpejtohet dhe shpejt Kryetari Bashkise Tirane,Kryeprokurorja e Pergjitheshme e Perkoheshme,Kryetari i KQZ,gazetari Alfred Peza,parlamentaret Elisa Spiropali dhe Taulant Balla,dhe avokat Spartak Ngjela,me akuza Penale,perfundojne ne burg ...

cuf dabjoni03/07/2019 21:35

per Çimin...ky eshte Neni perkates I Kushtetutes, mjafte I qarte qe e ben te padobishëm shkrimin tend
Neni 90
1. Presidenti i Republikës nuk ka përgjegjësi për aktet e kryera në ushtrim të detyrës së tij.
11 Ndryshuar me ligjin nr. 9904, datë 21.04.2008
2. Presidenti i Republikës mund të shkarkohet për shkelje të rëndë të Kushtetutës dhe për kryerjen e një krimi të rëndë. Propozimi për shkarkimin e Presidentit në këto raste mund të bëhet nga jo më pak se një e katërta e anëtarëve të Kuvendit dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij.
3. Vendimi i Kuvendit i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e cila, kur vërteton fajësinë e Presidentit të Republikës, deklaron shkarkimin e tij nga detyra.

Agim03/07/2019 19:53

DY BAGLAT E SHQIPERISE OSMANO-SOROSIANE DHE MIKROBGJAKESI I AMERIKES…

ZEF PERGEGA

Per 50 vjet komunizmi e fshehu kryet nen kapelen ushtarake te staliznizmit, ku ne kapoten e tij te ndyre leviznin vetem morra e pleshta Osman. Per 30 vjet komunizmi me armen e diktatures se proletariatit e fsheshu koken ne kapelen repulike te bagles sorosiane. Te dyja e bene shqiptarin te kerkoje buke dhe nevojtore ne natyre per te shfryre zorret qe gjithe jeten kane kercitur si cifla granate ofensive. Perfundimisht shqiptari si lyspi i krrusur dhe i perulur para tezeres se partise beson me shume tek vdekja se tek jeta. Keto dy bagla e vrane shpresen per jete. Vrane dijen, inteligjencen dhe mendimin e lire nen okelion per nje shoqeri te hapur dhe shtyp te lire. A ka shtyp te lire, kur nuk ka liri!. Nen ombrellen e ylberit te shpresave dhe deshirave te shqiptarit per ta dashur Ameriken si vendin e tyre, u fshehen fondacione dhe kompani me dhembe tigri si ajo e Gerdecit, Unazes se re dhe Sorosianet. Fondacioni sorosin e krijoi haremin mediatik me Osman te cilet jane 400 karatesh mbeturina nga Jemeni gjate perendorise Osmane. Nuk jane fara e katolike qe u bene musliman, jo ato jane fare tjeter, se muslimanet e vertete jane fare shqiptare ato shkojne ne festa te njeri tjetrit, martohen me njeri tjetrin, atyre nuk ju vjen era. Shkoni neper studio dhe mediat osmane sorosiane qe nga larg ju vjen era bagla me gjithese oborrin e kane mbushur me lule. Reforma ne drejtesi duhej te fillone pikerisht tek politikanet dhe mediat e tyre qe u shkojne mbrapa si kalinat rrugaqe te qeneve te rruges. Se keta nuk guxuan kurre te thone te verteten. Shkova njehere te takoja nje mik te vjeter kur ishim bashke gazetar ne Tirane por e e pa mundur. Me pare mund te hyje ne zyren e presidentit te Amerikes se ne zyren e tij. I gjithe koridori ishte me zoga te reja pa te bendeshme ne brez e poshte e ne brez e lat. Po i mori paret ky thi Osman qe ka zaptuar ne Tirane token me te mire dhe godinat i ka me te medha se CNN?! Kriza ne Shqiperi eshte krize baglash osmano -sorosiane se u eshte qelbur lengu nga te nxehtit e karrikes, arrogance, monstruoziteti dhe kabareja politike. Nuk ua ndie, thuaj cfare te duash.
Pse kane ardhur deri ketu qe duan te ia pine gjakun njeri tjetrin?! Keshtu e ka rriqna, apo shushunja kur ngopet me gjakun e femijeve plas nga gjaku dhe qelb dunjane. Ka ardhur se nuk u instalua asnje element perendimor. Vidh dhe plackit! Moto bagelja me kapele republike dhe corape pipigjata. Ka ardhur deri ketu se Shqiperia eshte i vetmi shtet ne Europe dhe vendet e zhvilluara qe ka ngjallur komunizmin stalinian nen hundet e demokracise, goja e se ciles eshte e mbyllur me zingjire tanku. Ka ardhur deri ketu se 50 mije shqiptare qe kane mbaruar universitetet ne SHBA dhe mbajne grada shkencore nuk jane ftuar ne drejtimin e vendit. Ka ardhur deri ketu se qeveria e Rames, si ajo e Enverit qe paguante nje spijun te veten nga viti 1965- 1990 me tre mije dollare ne muaj, sot ajo ka nje armate me te madhe, oficerash te sigurimit, police e ushtarak, shuma e pagesave per te celur biznese, kaziono, supermarket e, televizione e gazeta eshte me miliona dollare nga taksapaguesit shqiptar e ketu shiten si fukarenjt e Ankarase dhe zhvasin shqiptaret, por per 20 vjet i qiten fare malesoret
Ky eshte mikrobgjakesi shqiptar i Amerikes qe ka krijuar gjithe trubullirat edhe ne Shqiperi. Jemi ketu se nese permendet Fishta ne ndonje television moderatori pjelle e keqe e diktarures se proletariatin qe tani i nderron kostumet si buqa e qeneve te rruges, ka neveri. Ka ardhur deri ketu se kjo bagel osmano – sorosiane nuk e do bashkimin kombetar dhe as unitetin e diaspores per qellimet e vetat e mbrapshta, ndaj don coptimin e saj. Se nese behet bashkimi qendra e gravitetit te shqiptareve nuk i bie te jete ne mes te kesaj bagle por ne zemren me gjak te paster te shqiptarit. Kemi ardhur deri ketu se politika shqiptare eshte dhunuese e gjakatare ndaj minoritetit, grek, serb, mamazez, maqedon, bullgar e me keq eshte gjakatarja hitlerjane e komunitetit katolik, ku i ka rrenjet Shqiperia. Shikoni mjekrroshet e ambasadave neper bote me keq se qe sheiket ekstremist islamik. Shikoni ne mediat e forta edviniane me qitjane, ku njerez kane nderruar emrat, duke u bere islame, per te perfunduar shkollat gradis e per te punuar si sherbetor te patise socialiste. Kur nuk te pelqen emri qe te ka vene nana pse nuk po ia kall nanen Shqipiterise!
Ka ardhur deri ketu ku kreu i shtetit lajmeron, ndonese me vonese kompllotin anti shqiptar. Me heshtjen e vet, sa thlle ka hyre ky kompplot? A eshte ferre, gozhde apo heshte qe nuk mund te hiqet?!!! Ndoshta shqiptari kete nuk e dnje se thiken pas shpine e ka patur te ngulur me shekuj. Bekoje zot Ameriken qe ti ktheje syte me gjithe driten e forte nga Shqiperia dhe per te shkaterruar rrjetin e tmershem agjeturor shqiptar ne Amerike!

Krist03/07/2019 18:47

Analiza shume fine,Desha te bej nje "si pune verejtje".Fjalen "diskurs"ju letem mos e perdorni me (jo se e keni perdor pa vend),sepse eshte nje fjale qe perdoret shume nga Batoni i serkosoves,duke kujtuar se eshte ai autori i saj.Shqipja,edhe ajo zyrtare,eshte shume e pasur,e bukur-po se po-dhe nuk krijon asnje boshllek,ne trajtimit e te gjitha problemeve jetesore,bile ne shume raste,cfrytezohet edhe nga te huajt (gjuhet e huaja),sepse jane me origjinale dhe nuk lene ekujvok.

Kot Fare03/07/2019 18:28

Suksesi i Ilir Metes bazohet ne pragmatizmin e tij politik.
Ai nuk duhet te kaloje me djathtas sepse ne kete rast thjesht do te zovegonte pjesen e tortes qe i takon PD (gje qe ne fakt nderkohe ka ndodhur ne nje mase te madhe). Pra, bazuar ne eksperiencen e tij politike, ai duhet ta kete kuptuar qe eshte koha perseri per te akaparuar vota te se majtes tradicionale. Eshte e qarte qe Monika Kryemadhi, me luften e saj shume te forte kunder Rames nuk eshte e duhura per ta bere kete. Lideret e sotem te LSI me agresivitetin e tyre (Vasili, Manjani, Rama, etj) nuk i kane lene vend vetes per te hyre ne territorin e PS. I vetmi qe mund ta beje kete eshte Ilir Meta.
Pra eshte koha qe ne vend te kerkohet nga Meta qe te zhvendoset djathtas, i duhet thene qe tentoje PS, apo pjese te konsiderueshme te saj. Vetem keshtu rikthehen ekuilibrat normale ne politiken shqiptare dhe behet dalje e keqja e madhe (sorosistet po te doni) qe ka zaptuar territorin politik shqiptar

krasasi tp03/07/2019 18:19

Z.Peka, per te mare pergjigje per shume pikpyetje qe ngre ne kete shkrim, do ishte mire te zhvilloje nje bisede me Iriqin.Me çfare kam konstatuar, Iriqi eshte shume i zgjuar,por jo trim si Luani,i pari i kafsheve te pyllit."Populisti,nacionalisti, sovranisti"ne nje levizje te re, per te fituar zemrat dhe mendjet e qytetareve.Nuk ngelet gje tjeter veç qe Presidenti te vesh hopingat e te dal ne mal.Edhe Mbreti premtoj qe do vishte hopingat e do luftonte pushtuesit, por ju pervesh floririt dhe u zhduk.Nga vjen Presidenti Z.Peka?.Nga diaspora?.Nga ndonji planet tjeter dhe befas konstaton se sa keq paskan ecur punet .Nuk eshte ,nuk ka qene pjese e qeverisjeve dhe bashkeqeverisjeve?.A beson njeri z.Peka, se dalja nga sistemi ,per te marre rrugen e qenit(te revolucionit) nga PD dhe LSI ishte nje aksident ,pasoje e nji pavemendje te çastit ne timon?.Jo zoteri ,mos e pi kafen vetem ne bllok.Por fundja kot shqetesoemi.Revolucioni ha bijte e vete.Te shikojme se kush e ka radhen i pari.Ta kruash me sistemin eshte njelloj si ta fshish menderen me gjethe fiku dhe mandej te kerkosh ta perdoresh popullin si peshqir per te fshire menderen.Populli nuk behet mish per top, per hallet, e te kapurve me presh ne dore.

ArT03/07/2019 17:25

Te lumte, Cim! Prognoze dhe analize prej mjeshtri ne gazetari. Forca pa u ndalur, Shqiperia ka nevoje urgjente per te tille analiza.

kristisn03/07/2019 16:38

Nuk ruan dot pozicionin e kryetarit të opozitës Lulka se është edhe ai pjesë e lojës Soros.
Është pikërisht ky Bashë që punoi e luftoi për lehtësimin e punës së Edi Ramës duke zbehë c'do iniciativë të vërtetë brënda opozitës për rrëzimine Ramës.
Ndaj kot lodheni ti jepni merita ayij që vetëm merita nuk ka, Vasha është për tu hedhur ne kosh bashkë me Grita Dumën, Gazment Bardhin, Salijanin e ca kurva politike te Soros që kane kohe që virusojne vrënda PD.

Askushi 03/07/2019 15:49

Shqiperija ka nevoje te tundet mire dhe te rrezoje te gjithe krimbat qe po e gerryejn. Ilir Meta shume i diskutueshem me te shkuaren e tije fatkeqsisht, por qe ka shansin ta korigjoje ata te shkuar duke pastruar Shqiperine nga bandat, gangesteret. Per ne popullin, pak rendesi ka pozicioni i Bashes, Mones, apo te tjereve. Nese Ilir Meta dele ne krye me sinqeritetin e fjaleve qe tha, kjo do te ishte nje fitore e shqiperis, e shqiptareve dhe duhet te mbeshtet nga te gjithe. Shqiperija ne rrezik te nenshtrimit perfundimtare .

cuf dabjoni03/07/2019 15:15

Çimo...mos i ofro justifikime antikushtetuese Edverit.
Sipas Kushtetutes Presidenti shkarkohet pas vendimit te Gjukates Kushteruese.
Opozita duhet te shprehet per kete e te pergatitet per ta mbrojtur Presidentin.....te bej ate qe deklaronte deri te premten...

Skrapari03/07/2019 14:29

Analize e sakte. Edhe une mendoj qe z. Meta ka mare frenat e opozitarizmit. Besoj se suksesin do ta kete padiskutim. Mua dhe shumices i intereson kush e fut demokracine ne shinat qe i takon dhe jo emri i atij qe e realizon. Po arriti kete mbetet ne histori dhe ne skraparllinjte do jemi krenare. Jo te gjithe se ketu ka dhe shume enveriste qe as varri nuk i drejton.

t03/07/2019 14:28

Tani per tani presidenti duket se po merr flamurin e opozitarizmit. Luli nqs nuk mbeshtet presidentin do te thote se po i ben yzmet karrieres personale politike.Meta ka dale ne mejdan me artileri te rende dhe populli deri tani e ka perkrahur,po ashtu edhe opozita nen ze.Tani po kerkohet dialog.Edhe mund te behet,por haptas,jo midis rames e bashes,por midis 2 perfaqesive ,te ps dhe te opozites ,dhe kjo te behet ne media ku i gjithe populli te degjoje dialogun.Sa per shkarkimin e presidentit dhe çuarjen e gardes per ta nxjerre nga zyra,kjo nuk ka per te ndodhe.Kjo do vuloste perfundimisht diktaturen.

Shto koment

Denonco