Asnjë hap pas

Asnjë hap pas

Nga Red Varaku - 02/07/2019

Edi Rama tashmë është i larguar dhe zgjedhjet e parakohshme janë në prag. Lulzim Basha shumë shpejt do të jetë kryeministri i shqiptarëve.

Ata që deshën largimin e Ramës le ta nisin festën. Ndërsa, për ata që duan t’i japin fund tranzicionit shqiptar sfida sapo ka filluar.

Sepse, në mënyrë që të kemi ndryshimin e kërkuar të sistemit dhe largimin e elitave të korruptuara, ky nuk duhet të jetë thjesht një rrotacion politik, por duhet të jetë një përmbysje e madhe, që do ta shkulë me themel të keqen, që i ka rrënjët tek e shkuara jonë e zezë komuniste.

Si pasojë, opozita e bashkuar duhet të vijë në pushtet jo si një aleancë mekanike numrash dhe partish por si një frymëzim qytetarësh për një Shqipëri si gjithë Europa.

Ajo duhet të vijë në pushtet në aleancë vetëm me qytetarët e ndershëm të këtij vendi.

Vetëm në aleancë me njerëzit e ndershëm ajo mund të shembë e ngrehinën kriminale, sistemin që riciklon të njëjtët përbindësha.

Misionin për të shembur këtë ngrehinë të kalbur, historia ia ka paracaktuar Lulzim Bashës.

Por, për të shembur këtë ngrehinë të kalbur nuk mjaftojnë vetëm idetë, por duhen akte dhe akti më i rëndësishëm është distancimi nga figurat e errëta politike.

Pra, nuk mjafton të mos bësh marrëveshje me krimin dhe kriminelët, por duhet të refuzosh kategorikisht bashkëpunimin, marrëveshjen dhe faktorizimin e njerëzve të diskretituar dhe figurave të diskretituara të politikës shqiptare djathtas dhe majtas.

Lulzim Basha nuk duhet të bëjë aleancë me asnjë medie që gjatë këtyre viteve ka shitur dhe ka prerë në besë interesin e qytetarëve.

Ai nuk duhet të bëjë aleancë me njerëz të korruptuar, që e kanë përdorur pushtetin si ndërmarrje biznesi.

Ai nuk duhet të bëjë aleancë me njerëz që kanë bërë luftë të paprinciptë për të dobësuar opozitën.

Ai nuk duhet të bëjë aleancë me ata që kur kanë qenë në pushtet kanë gjobitur dhe nënshtruar bizneset për qëllime të të ndyra.

Ai nuk duhet të bëjë aleancë me ish-oficerë policie të korruptuar që e përdorën postin për të goditur mbështetës të së djathtës.

Ai nuk duhet të bëjë aleancë me asnjë një trafikues jo vetëm të pushtetit, por të çdo vlere morale dhe çdo parimi politik në këtë vend.

Ai duhet të qëndrojë i palëkundur tek nevoja jetike që ka sot shoqëria shqiptare për ndryshim dhe jo tek nevoja për të ardhur në pushtet.

Nëse PD do të vijë në pushtet thjesht për pushtet, me të njëjtët njerëz të cilët populli i rrëzoi me votë, atëherë asgjë nuk do të ndryshojë.

Ajo që duhet të ndodhë më zgjedhjet e ardhshme është një ngadhënjim i parimeve demokratike dhe jo një fitore e pazareve të individëve.

Duhet të jetë një ngadhënjim i Shqipërisë europiane dhe jo një fitore e Shqipërisë tribale.

Duhet të jetë një ngadhënjim i shpresës mbi frikën.

Duhet të jetë një ngadhënjim i lirisë mbi skllavërinë dhe jo thjesht një rrotacion mekanik me marrëveshje dhe aleanca qelbësirash .

Nëse nuk është e tillë, nuk ka vend për gëzim, sepse do të jetë thjesht një riciklim i të njëjtës elitë dhe vazhdim i të njëjtës situatë agonie.

Përpjekja e tij për të ndryshuar sistemin do të përfundojë në një gjest që do të ringjallë njerëzit më të diskretituar gjatë qeverisjes.

Pas këtij faktorizimi ata do të jenë dera e hapur për çdo hajdut dhe të korruptuar.

Ata do ta tërheqin zvarrë pushtetin, ashtu siç hoqën zvarrë Edi Ramën.

Një rotacion që vjen nga tradhtia ndaj parimeve, mund të zgjasë agoninë dhe kaosin si dhe t’i japë fund njëherë e përgjithmonë ëndrrës së shqiptarëve për liri dhe demokraci.

Lulzim Basha, nëse prodhon rotacion me këtë pazar, nuk ka më asnjë shans të jetë udhëheqësi i që do t’i japë fund tranzicionit shqiptar duke shkërmoqur kështu edhe një herë ëndrrën e madhe të shqiptarëve, ndaj:

Asnjë hap pas!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shiptar02/07/2019 14:23

Shkrim ose me mire nje udhezim perfekt se si duhet vepruar. Rama u nis te bente nje prove e cila deshtoi me sukses te plote dhe po ju shpjegoj arsyet.
Rilindoret kishin bere llogarite mbi bazen e presionit dhe premtimit nene shantazh. Sipas tyre numri i votuesve do t'i afrohej nje milionshit (jo dollareve te Pezes mos u keqkuptoni), por keto llogari nuk dolen. Sipas KQZ ne zgjedhje moren pjese pak me shume se 761 mije votues ose 21.6% e numrit total. Sipas opozites moren pjese afro 15.2% ose 547.200 votues. Indicjet i japin te drejte opozites dhe po i rrjeshtoj me poshte:
Se pari, "numeruesit" e opozites nuk kishin asnje arsye te genjenin sepse donin te masnin numrin real te votuesve dhe nuk mund t'i benin qejfin kryetarit te tyre.
Se dyti, ne nje komunikim me mediat, zedhenesja e KQZ ne oren 16:00 doli e tha ae deri ne oen 15:00, kishin votuar 15.5% e votuesve pra nje shifer pak a shume sa ajo qe thote opozita. Ne kete menyre i bie qe ne kater oret e fundit te votimit te kishin shkuar mbi 200 mije vete ose mesatarisht 40 vete ne cdo qender votimi, ose 10 vete ne ore per cdo qender votimi dhe kjo ka ndodhur ne te gjitha qendrat e votimit. Ju duket e mundur qe mbi 200 mije vete te kene ndenjur per te votuar ne pikun e vapes ne vend qe te shkonin n mengjes dhe te niseshin per ne plazh me familjet e tyre? Mua me duket pak si e pabesueshme qe 50 mije shqiptare, te kene ngrene buke dhe me vrap te kene shkuar tek qendra e votimit nga ora tre deri ne oren kater dhe po keshtu te kene shkuar nga ora 4 deri ne oren 5 e ne vazhdim deri ne oren 7 ose 19:00 kur mbyllen me ligj votimet.. Vec shifrave te mesiperme, ka edhe nje arsye tjeter qe e hedh poshte kete pretendim te KQZ, kush eshte marre me zgjedhje e di se votuesit socialiste shkojne te votojne sapo hapen qendrat e votimit dhe normalisht pas ores 10:00 jane shume te pakte votuesit socialiste qe votojne pas kesaj ore. Nga ora 15:00 deri ne mbylljen e voimit, zakonisht ka shume pak votues dhe komisioneret mezi c'presin oren e mbylljes pasi praktikisht rrine kot.
Se treti, vete faktet qe po dalin ku ka (dhe jo pak) bashki ne te cilat numri i votuesve tejkalon numrin e votuesve ne proces verbal eshte ne mase te konsiderueshme me i vogel se numri i votave ne kuti, tregojne se manipulimi dhe rritja fiktive e numrit te votuesve eshte bere kryesisht ne kater oret e fundit. Mosfillimi i procedimit penal nga prokuroria per personin e filmuar qe po jepte leke per votuesen e re, eshte nje tregues tjeter se si ishte pergatitur manipulimi dhe sa te sigurte ishin komisioneret qe nuk do te perndiqeshin per keto manovra.
Por arsyetimin le ta bejme ndryshe. Dihet qe keto votime ishin thjesht propagande dhe ajo qe i interesonte kryetarit te mazhorances, ishte rritja e numrit te pjesemarresve (pavaresisht qe zonjes buzekuqi e kam fjalen per znj. Luarasi nuk i interesonte numri i votuesve). Le ta marrim se te dyja palet nuk thone te verteten pra numri i votuseve ishte diku ne mes te shifrave qe thone palet, pra rreth 660 mije votues. Ne kete rast duhet te shohim votat. Sa eshte numri i votave te pavlefshme dhe sa eshte numri i atyre qe kane votuar kandidatin tjeter. Leme nje numer minimal prej 100 mije votash edhe per lehtesi llogaritjeje. I bie qe 560 mije njerez kane votuar PS. Sa prej ketyre votave jane dhene nga frika pas shnatazheve te bera dhe sa nga frika prej kamerave qe filmonin kete nuk mund ta dime kurre. Sa njerez u thirren me urgjence nen kercenimin e vendit te punes sepse kemi pare edhe mesazhe te tilla apo jo? Prape nuk mund ta dime. Por rilindoret e dine mire se me shume zor kane kapur 450 mije vota dhe nese ne Shqiperi votojne 1.6-1.7 milione njerez llogarija eshte e bere. Rlindja sot nuk ka me shume se 25% te votave nese votimet do te ishin te lira dhe pa nderhyrje dhe kjo shifer eshte shume bujare.
Pra qeverija ka rene. Nese renja e kesaj qeverije ka filluar me date 16 shkurt, sot eshte kthyer ne nje ortek qe e ka cuar ne rrepirat nga bihet vetem ne pikjate. Por mos te mendojme se KM sot eshte me i dobet se kurre dhe do dorezohet. Perkundrazi, keto zgjedhje nuk u bene per te respektuar kushtetuten, sepse ai as qe ia ka idene kushtetutes. Po ta njhte e ta merrte sadopak ne konsiderate kushtetuten ai nuk do mbante nje parlament antikushtetues me 122 deputete ku te pakten 110 nuk jane as per klloune cirku. Keto zgjedhje ishin nje test per te pare sa te verteta ishin sondazhet qe ka ne dore dhe per te bere llogarine se sa do duhej te shpenzonte per te fituar zgjedhjet parlamentare. Dhe me sa duket keto llogari i dolen keq. Perndryshe nuk ka si shpjegohet dalja e tij duke kulluar djerse ne nje ambjent me kondicioner dy-tre ore pas mbylljes se votimeve. Nuk e kam ndjekur gjithe deklaraten, por lexova diku se u perlot kur permendi ndjekesit e tij. Mendoj se eshte perlotur sepse ne ate moment ka kuptuar realisht se numri i ndjekesve te tij eshte reduktuar me te pakten nje te treten dhe se bashkepuntoret e tij do ta shisnin sic ka shitur ai shume prej tyre. Pra zgjedhjet e parakohshme qe ai i kishte menduar, bien poshte si skenar.
Por cfare duhet te beje opozita ne pergjithesi dhe PD me Bashen ne vecanti? Opozita arriti nje fitore qe ndoshta as e kishte imagjinuar. Numri i ulet i votuesve ka ardhur edhe si per arsye te thirrjes per mospjesemarrje, por fitorja me e madhe eshte vertetimi i pergjimeve te botuara nga Bild brenda nje kohe shume te shkurte nga publikimi. Per mendimin tim mdest, opozita duhet te beje programin e saj qe duhet te jete nje "kushtetute" mbi bazen e se ciles vjen ndryshimi dhe te shperndaje ne te gjithe rrjete sociale dhe ne gazetat apo website. Ky duhet te jete nje dokument ku do te vendose prioritet e saj per ndryshimin e gjendjes aktuale dhe kete duhet ta shpjegoje ne cdo televizion me juristet dhe ekonomistet me te mire duke bindur sidomos elektoratin gri se do ia ndryeshoje faqen Shqiperise. Duhet te shtoje rradhe e saj me te larguarit duke i ftuar te japin kontributin e tyre dhe padiskutim duhet te binde elektoratin gri se do e ndryshoje kete vend. Duhet te mbledhe sa me shume njerez ne protesta paqesore, duke i bindur keta njerez se jane ndryshe dhe se duan dhe jane ne gjendje te bejne me te miren e mundeshme. Gjysma e punes eshte bere. Ngjitja ne mal ka perfunduar. Rruga qe ka mbetur eshte ne fushore, ne ndryshim nga qeverija qe eshte ne buze te humneres.

Skrapari02/07/2019 13:53

Asnje hap pas! Kjo eshte moto e kryeopozitarit dhe cdo shqiptari patriot. Me kete moto Shqiperia ka te ardhme europiane. Shenjat jane te mira, pasi edhe Presidenti yne i nderuar eshte konseguent ne mbrojtje te Kushtetutes dhe ligjit. Sot Ai tregoi serish se eshte nje burre shteti, nje Shqiptar i Vertete.

Redi.02/07/2019 13:42

Te pershendes Z Redi!Jam plotesisht dakorte me komentin tuaj dhe si militant i PD shpredoj qe z Basha ti vej veth ne vesh keshillat e tua qe ky komb me ne fund te behet.Respekte!.

Loni nga fieri02/07/2019 13:02

A, po te lene kodoshet pa aleance re,po ku jemi ketu ne France ,luftojne idealistet e shkret mbas fitores nuk duken me se hija e maskarenjeve I pengon qe ti shikoj dikush ,ata prap,dhe une qe po te shkruaj keto radhe bashke me ta mbetemi prape qendrestare sluajme nga istikami per nje shqiperi me te mire.Prandaj o miku im plotesisht me shkrimin tend po do te jete Basha aq I vendosur qe ti thote Jo kalbesirave shqiptare le te shpresojme.

Shto koment

Denonco