Lajmi i fundit

LIVE/ Protesta para bashkisë së Tiranës

Zgjedhjet moniste, çorapet me alternativë

Zgjedhjet moniste, çorapet me alternativë

Nga Alfons Zeneli - 01/07/2019

Nga Alfons Zeneli –

Mospjesëmarrja e shumë të majtëve tradicionalë në votimet për pushtetin popullor të Rilindjes, është treguesi bazë i dështimit të paralajmëruar të Edi Ramës. Përqindja e votuesve e rritur me shtërngime kërcënuese ndaj administratës, megjithatë, arriti një nivel për të cilin nuk do krenohej dot as minipartia e Skënder Gjinushit.

Ky rezultat solli turpërimin e dyfishtë të Rilindjes. Edhe atë të tkurrjes së ndjeshme fizike edhe atë të bjerrjes morale. Dështoi edhe pse në këtë ofensivë staliniste angazhoi një makineri gjigande krimi të organizuar shtetëror dhe parainstitucional si KQZ, oficerë policie, deputetë, ministra, funksionarë të ndryshëm administrate, kryetarë bashkish e degësh të PS në rrethe si dhe banditë.

E vetmja lëvizje e suksesshme që shkaktoi iliaritet të vërtetë e të justifikuar ishte kombinimi kllounesk i veshjes dhe shkaktimi nëpërmjet saj i turbullirave estetike tek votuesit e Surrelit. Ata me siguri mund t'i shkojnë nga pas trendy-t të banorit më të rëndësishëm të fshatit sa iu përket brekusheve pasi mund të sigurojnë të tilla në versionin e tyre tradicional prej shajaku, por nuk mund të blejnë dot kostume me të ardhurat që sigurojnë nga shitja e perimeve nëpër trotuaret e pushtuar nga ai të cilit po i japin votën.

Aq më tepër të gjejnë këpucë aq të mëdha. I sforcuar nga tendenca për t'u dukur i qetë, legal e triumfator mbi kadrinjtë dhe shpellarët, ai ka dalë nga qendra e votimit duke përsëritur me mend se çfarë llumi e vreri do të derdhte pak më vonë kur t'i vinte vakti i konferencës.

E quajti 30 qershorin fitore të qytetarisë, të demokracisë, shpresës, dinjitetit etj duke e ditur mirë se ishin pikërisht këto të cilat Shqipëria i humbi dje përkohësisht. Një fitore e bazuar mbi dhunën, grabitjen, absurdin e mungesës së alternativës dhe krimet e faktuara.

I vetmi subjekt që fitoi ishte shteti i tij privat, forma më e përçudnuar e një shteti që nga koha e bashkësisë primitive e deri më sot. Nën një rekuizitë fizionomike të rënduar prej peshës që ai s'e kupton të së vërtetës por dhe prej efekteve kolaterale të substancave narkotike, ai u shfaq më i inatosur e më i murrëtyer se kurrë. Sepse e vërteta ka peshën e saj së cilës nuk i shmanget dot askush, qoftë dhe despot tiranik i superpasur siç është ai.

Gjatë gjithë kohës, Rama ka këmbëngulur se zgjedhjet e 30 qershorit do të mbaheshin me çdo kusht, me çdo çmim. Jo më kot i stampuan nëpër veshje a mbase bënë dhe tatuazhe me datën mitike 30. Por ai asnjëherë nuk arriti ta kuptonte se bërja e zgjedhjeve të supozuara si të tilla, ishtë dhe tashmë është varri i vet politik, ishte sopata e fundit mbi degën ku qëndronte vetë. Aq më tepër këtë nuk mund ta kuptonin Taulanti, Ulsi dhe Elisa.

Bërja e kësaj që u bë dje, ishte definimi i gjithë regresit që Shqipëria pësoi nën regjimin e tij. Nuk është çudi që opozita ta ketë yshtur me dashje Ramën drejt këtij akti final çmendurak.

Asgjë që ka bërë Rama deri më sot nuk mund të ketë qënë kaq e favorshme për opozitën se sa këto zgjedhje. Deri para se të zhvilloheshin zgjedhjet e djeshme, shumë njërëz kanë qënë të paqartë mbi tkatin në rënie të Rilindjes. Kam përshtypjen se Rama, e ka kuptuar këtë gjë vetëm gjatë padites së djeshme ose gjatë natës, pra tepër vonë. Ravijëzimi i mjegullës nervore dhe dëshpërimi janë e vetmja fytyrë që i shkojnë kalorësit të vrerosur para galopit të ikjes.

Sot në mëngjes, Rama ka qënë personi më i penduar i botës për këto zgjedhje të cilat do të duhej të mos i zhvillonte kurrë para datës së dekretuar nga Presidenti.

Lul Basha dhe opozita sigurisht që kanë patur gabimet e tyre gjatë kësaj periudhe të ngjeshur me beteja të ashpra e intensive. Por mendoj se futja spektakolare që i bënë Ramës në kurthin e zhvillimit të zgjedhjeve, ka qënë qershia mbi tortën e fitores ndaj obskurantizmit despotik të regjimit të Surrelit.

Gjithë pretendimi dhe loja e opozitës për të mos lejuar zgjedhjet, duket se ka qënë gropa e madhe brenda së cilës Rama kërceu vetë.

Në ditët në vazhdimi, ai do të mbulojë vetveten. E vetmja shenjë pluralizmi që Rama po le pas brenda kontureve të 30-tës mitike, ishin çorapet me masa dhe ngjyra të ndryshme që kish veshur me këtë rast.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Ajo01/07/2019 17:24

Turpi i votimeve te djeshme qe me kujtoi aq shume votimet ne kohen e Enverit, ishte ne fakt nje lajm i bukur per Shqiperine. Per here te pare qe prej zgjedhjeve ne Mars te 92- ishit populli shqiptar tregoi maturi. Nese ne marsin e 92- ishit, nje pjese e popullsise qe i dha voten PD-se e beri jo nga vetndergjegjesimi, por nga inercia dhe situata skandaloze e urise kolektive, dje ishte krejt tjeter situate. Pse them se dje fitoi ndergjegjesimi popullor per rrezikun e instalimit te nje diktature te re te bijve te komunisteve jo si nje diktature ideologjike por si diktature e krimit dhe vjedhjes se gjithe pasurive te vendit dhe lirive themelore te popullit. Po t’ ju kujtohet, ne zgjedhjet lokale te Tetorit te vitit 92’, gjashte muah pas triumfit te PD ndaj komunisteve, pa i dhene aspak kohe qeverise se pare te PD- se te tregoje nese do i mbante apo jo premtimet para popullit, pjesa me e pashkolluar e popullsise sidomos ne jug te vendit sebashku me momenklaturen komuniste te shnderruar si me magji ne socialiste , klasen e intelektualeve te perkedhelur te regjimit dhe segmente te Sigurimit te shtetit, i dhane voten perseri PPSh- se! Nje absurd i papare!
VOTIMET moniste te 30 Qershorit e nxorren mbretin lakuriq! Merita i takon popullit te ndergjegjesuar se nuk mund te pranoje me regjimin e Rames. 15% i pjesemarrjes ne votime, me hir apo pahir, nuk do asnje koment! Merite gjithashtu ka opozita e bashkuar qe e ndergjegjesoi popullin duke dhene fakte dhe prova te pakundershtueshme te degradimit te shtetit ne diktature prej mese 6 vitesh! Opozita i ngriti nje kurth shume brilant Rames, i cili me megalomanine e tij qe e mbeshtet tek uzurpimi i cdo pushteti dhe lukunine e krimineleve si bastione te vjedhjes se votes kercenimit te kundershtareve politike, ra brenda me kembet e veta! Tani e kuptoj me mire gjysembuzeqeshjen prej sfinski te Kryemadhit kur thoshte “ zgjedhje nuk do behen me 30 qershor” apo thirrjen e Bashes per demokratet qe te permbaheshin ndaj provokimeve dhe vjedhjes hapur te votave ne nje votim sa idiot aq edhe vetdemaskues.
Demokrate mos degjoni klithjet e kukuvajkes Topalli! Dje, vertet duket sikur PD humbi gjithshka, por ne fakt fitoi Shqiperia! Populli u zgjua!

Shto koment

Denonco