Babëzia që rrënoi përfundimisht Rilindjen

Babëzia që rrënoi përfundimisht Rilindjen

Nga Artan Cena - 01/07/2019

Kur zgjedhjet ishin mbyllur dhe shqiptarët kishin vulosur përfundimisht fatin e qeverisjes së Edi Ramës, redaksitë pranë të majtës nisën lëvizjet e tyre, në koordinim me PS-në dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Së pari ishte Erion Veliaj, njeriu që edhe në zgjedhjet e fundit lokale nuk prodhoi personalisht një rezultat të mirë zgjedhor, duke marrë para 4 vitesh kritikat e shefit të tij, Edi Rama.

Këtë herë ai duhej të shënonte një fitore spektakolare, me numër votash shumë më të madh se ai i vitit 2015. Por shifrat flisnin në shumicë kundër tij, edhe pse kishte investuar shumë para dhe presion.

Pasi e vendosën si e donin rezultatin në Tiranë, ia shpërndanë mediave pranë tyre dhe e vulosën me KQZ-në e tyre.

I dyti ishte Edi Rama, të cilit i duhej një rezultat më i mirë edhe se në vitin 2017.

Këtë herë KQZ shënoi një rekord të zi në histori. Pjesëmarrja doli tre orë me vonesë dhe ishte ai që donte mazhoranca.

Por fletët e lakrorit nisën të hapen shumë shpejt.

Në shumë bashki, numri i votave ishte ndjeshëm më i lartë se numri i votuesve. Kjo është në fakt vetëm maja e ajsbergut, është teprimi me babëzinë i komisionerëve të PS.

Sepse ajsbergu i vërtetë është ai që është gatuar me miratimin e KQZ-së, duke skandalizuar edhe kryetarin e saj, që doli për median disa herë dje për të dhënë sinjale për skandalin.

Këtë herë shqiptarët nuk kanë nevojë as për vulën e ndërkombëtarëve dhe as për komentet e politikës.

Ata po e shohin live të shokuar se deri ku ka shkuar babëzia e pushtetit, që për të mbuluar keqqeverisjen, manipulon votimet për të treguar se shqiptarët e duan Edi Ramën më shumë pas skandaleve.

Por shqiptarët e refuzuan këtë fyerje një ditë më parë.

Ata e lanë Edi Ramën me më pak se 15 përqind të votave, duke e rrënuar përfundimisht Rilindjen.

Me votë e kërkonte të rrëzohej, me votë e rrëzuan.

Madje duke e bërë qesharak.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Askushi 01/07/2019 14:40

Po a pyet ky gangester me gangestet e tjere per voten??? jo, ky nuk pyet, ky eshte nje moster per ta patur frik. Shqiperija ne fije te pertit midis nenshtrimit perfutimtare, o ringritjet perfundimtare. shqiptaret dhe opozita duhet te zgjedhin, vendosin. shqiperija e shqiptareve dhe jo e gangesterve shqiptare dhe interesve nderkombetar. Shqiptaret dhe shqiperija e para. Popull, sote ti ke fatet e tua ne doren tende.

Osumi01/07/2019 14:17

Tani nuk na mbetet tjeter gje: Te rrembejme hunjte dhe cfare te mundemi dhe ti nxjerrim forcerisht nga zyrat dhe dhe tu tregojme vendin. Duhet hapur burgje te rinj se ekzituesit nuk kane kapacitetet qe nevojiten. Jane shume.

Shto koment

Denonco