Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Kur gjyqin ta bën populli, ‘tërmet Damian’, ‘hë vëlla’...

Kur gjyqin ta bën populli, ‘tërmet Damian’, ‘hë vëlla’...

Nga Avni Nezaj - 01/07/2019

Votime si këto nuk kishim parë që nga koha e dullës. Rilindja vuri në rresht Partinë Socialiste me urdhër e pa urdhër me anëtarësi e pa anëtarësi i solli nëpër qendra votimi e u tha votoni se kështu do lideri, keshtu do gjithë grupi “rilindja”. U detyruan të gjithë punonjësit e administratës edhe pa votuar të bëjnë gishtat me manikyr të zi që tu tregojnë shefave të tyre se shkuam në votimet tuaja, votuam për kanditatin tuaj dhe tani keni vetëm ti numëroni e të na thoni se fituam. Ne fakt,  kush do të fitonte se vetëm një kandidat ishte, vetëm një fytyrë për të zgjedhur e vetëm një lloj buzqeshje i priti e i përcolli nëpër qendrat e votimit, ajo më formë rilindje si e ramës, ngërdhëshje.

Mu kujtuan telfonatat e 2016 dhe të 2017 të eksponentëve të rilindjes, kishte edhe atëherë votime në Dibër e Durrës.

Tërmet Damian, hë vëlla.....

E realizuam objektivin e morëm edhe këtë....

U pagua, si pagua, na kërkoi s’na kërkoi i dhashë si dhashë, 50 apo 70, thasë apo qese....

Mund të na e japë votën edhe me 40 edhe me 35, votime e vota si tek pazari i Milotit....

Por edhe pse nuk i dënoi gjykata e nuk i hetoj prokuroria këta hajdutë ordinerë votash, këta blerës të pafytyre të vullnetit të popllit këta shanatzhistë të atyre që mbajnë fëmijët me bukë, këta dhunues të lirisë, i dënoi me 30 qershor sovrani.

Vetëm 15 për qind të shqiptarëve ju bindën urdhërit dhe dhunës së shtetit të rilindjes me polici e ushtri me banda gjithëfarësoj, me krunde  e me koqe duke e rruajtur e duke mos rruajtur atë gjënë.....stan bastardësh, e shkuan në votimet një partiake.

Nësë ne Shqipëri votuan 600 mijë njerëz i bie sipas një llogarie të thjeshte që nga këta janë 100 mijë nënpunës të administratës që janë dhunuar e detyruar të votojnë, e të gjithë këta kanë qenë të detyruar te sjellin nga tre apo katër përsona të tjerë për të votuar me karta të fotokpjuara me parë, pra të identifkuar si të sjellë prej filanit apo prej fistekut. Metoda të sigurimit të shtetit.

E kështu i bie që rilindja e Edi Ramës të jetë rrudhur shumë. Po shumë fare. E një meritë të madhe në këtë betejë për lirnë dhe votën e lire e kanë shqiptarët që e braktisën këtë sekt, e ka opozita kurajoze që hoqi dorë edhe nga imuniteti për të qenë në rrugë me popullin, e kanë mediat e pavarura që jane aq pak sot në Shqipëri, e kanë intelktualët dhe artistët që ju bashkuan nismës “Edheunë” për ti thënë jo diktaturës.

Me 30 qershor “shpullat” e Rilindjes që e sollën në pushtet me lekë e pa lekë, u kthyen rishtas dhe me shumë forcë në surratin e rilindjes, e kësaj here jo si shpullë por si grusht me një goditje fatale.

Opozita pas 30 qershorit ka një mision të cilin  duhet ta çojë deri në fund ta shpëtojë Shqipërinë nga krimi, bandat, sigurmi i shtetit. Analistët e sigurimit, deputetët e sigurimit, artistët e sigurimit, të kapurit nga sigurimi që dikur ishin emra në PD e sot u kthyen në bazë se i thirri partia mëmë le të vazhdojnë të bëjnë shërbimet e fundit diktatuarës së tyre.

Kur gjyqin ta bën populli të tjerët duhet të heshtin, edhe 30 qershori ishte një gjyq i hapur për, “Tërmet Damian” e kompani, për “mos e çaj” e “mos e rruj”. Shqiptarët e thanë me bojkotin e tyre masiv të votimeve si në kohën e diktaturës, e gjithkush duhet të kuptojë, edhe opozita të mos ndalet, edhe rilindja ti thërrasë mendjes e jo bandave, por në mënyrë të veçantë ndër - këmbë – tarët të hapin edhe sytë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Ervin04/07/2019 02:50

TI QE VOTOVE SI DELE. Per ke votove? Per kryepalacon, e aventurierin E Kristaq Rama?
Per mashtuesin e buzeqeshur e propagandistin bolshevik Erion Veliaj kelysh kooperative fiqsh? Per Damian Gjiknurin, hajdutin e pronave. imoralin e poshter te kapur ne pergjim
per vjedhje votash? Per faturinon e autobuzave e biletave te vjedhura kragjoz zv. kryeministrie.
Erion Brace? Per kryesigurimsin vrastarin e djemeve shkodrane bariun e dhive Granoz Rucin
Turp! Turp! Turp! Turp! Turp!

Ervin04/07/2019 02:13

Ti 15-ta qe shkove e votove. Per ke votove? Per per nje palaço panairesh, aventurierin Edvin Kristiana Rama piktor plehrash? Per Damian Gjiknurin imoralin e poshter hajdut pronash? Per mashtuesin e buzeqeshur bolshevik Lali Eri, kelysh kooperativisti?, Per kryesigurimsin vrastar te djemeve shkodrane Gramoz Ruçi oping? Per faturinon hajsut biletash Erion Bracen?Turp! Turp! Turp! Turp! Turp!

vera 02/07/2019 02:36

"por ne menyre te vecante nder - kembe - taret te hapin edhe syte". -

Shto koment

Denonco