Rama si ‘Nevojtore’ shëtitëse...

Rama si ‘Nevojtore’ shëtitëse...

Nga Agim Xhafka - 28/06/2019

Nuk u nisa nga forma e kapeles së kuqe, as nga goja që i llap si sifon alla turka. Me një shikim të çastit kryeministri ynë ta sjell këtë ngjashmeri. Por kur dëgjon çfarë thotë, çfarë shan e çfarë mallkon thua prerë, kjo hale e madhe ka një muaj që shëtit nëpër atdhe. Përballë vendos qindra karrike dhe iu derdh atyre stërkala të njoma e të thata nga delirimet e tij. Ia nis përherë me rrena të stërmëdha, pastaj me ironi që këto kohë bëjnë veç atë për të qeshur e më tej rreshton emrat e kundërshtarëve. Duke i quajtur derdimenë, dylqinja, noc rrokër, të hani atë që s’thuhet, iu zëntë në grykë, të na rruani l..., jeni trapa, do vrisni veten, do ju burgos, do u izoloj, s’keni shpëtim...

Në se nuk je shqiptar më e pakta e merr për ndonjë aktor që luan role të caktuara kafshësh. Se ai qesh si dhelpër, këlthet si qen, ulëret si ari, shfryn si hipopotam. Por në se e njeh i fut frazën klishe,na doli prapë ky trapi!

Muaji qershor nisi si fushatë për zgjedhjet e datës 30. Por një sërë ngjarjesh, ku kryesoret ishin përgjimet që provonin se kupola e socialistëve kishte vjedhur votat e 2017, bënë që opozita të deklarohet se me këtë kryeministër nuk mund të zhvillohen zgjedhje normale. Kërkoi mbështetje nga populli dhe në 9 protesta u pa se dhe tek shqiptarët tashmë ka humbur besimi në qeverinë aktuale. Në këto kushte Presidenti e anuloi datën, por Rama nuk e pranon. Ia ka mbushur mendjen Majko se ai qëndron mbi kushtetutën. Do votime se s’bën qoftë dhe pa opozitë,  qoftë edhe pa garë. E i irnosur në fytyrë dhe histerik në veprime shëtit veç duke sharë. Asnjë program, asnjë premtim, asnjë zotim, asnjë fjalë për qeverisjen.

Mbushur demonstrimet e tij plot urrejtje dhe mallkime. Buçet ekrani nga gjëmat dhe kércënimet, fiks si pordhët e ndonjë të rrënuari. Do të trembë popullin e tij nga që ligjet i ka çuar të tëra për skrap. Asnjë institucion nuk bëzan. I ka vënë mes këmbëve të tij e po iu merr frymën. Ndaj nga tmerri  i është nxehur motori i fyerjeve. Nuk pyet në se është ditë a natë. Mallkon e mallkon sa që fëmijët kanë nisur të futen poshtë krevateve se u erdhi brenda në shtëpi Edvin Burgu.

Një nevojtore e madhe po na spërkat si shoqëri nga jugu në veri. Ka një muaj që ky njeri po bën fushatën e të pëgërave. Nga një korriku e dimë qartë se ç’do na ofrojë në tryezat tona. Por nuk trembemi dhe sa herë të bëjë fushatë të tillë do e urojmë: “Ato që thua i hëngsh vetë e mos u ngopsh kurrë!”

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shqiptarja01/07/2019 15:36

Edvin Kristaq Rama nuk eshte nevojtore por eshte ajo brenda saj diarre..Njeriu me hipokrit, me frikacak,i dhunshem,halabak,dhi e zgjebosur bisht perpjete. Na turperoi para shqipetareve para syve te botes prej sjelljeve te tija brutale arrogante.Si mund te jete nje burre shteti kur nuk e don popullin e thjeshte e te varfer te tij por i percmon me shprehjen dele dhe e keni vendin ne burg.A e dini se ju jeni Ali Baba me 40 hajdute ministrash ,hajduta votash,pronash,pasuri kombetare, perfitime tenderash te paligjshme etj.Keni mbush administraten me njerez te pakualifikuar te pa gdhendur dredhin zinxhiret e bertasin a thua se jane ne bacen e babes se vet.IK ik se na ke zhgenjy shume o Edvin K.Rama. Ske si te dalesh ndryshe i biri i Kristaq Rames qe vulosi ekzekutimin me varje te poetit Havzi Nela Kukes dhe tani po i vulos ti me vul me damke gjithe Shqiptaret. E ktheve dhe nje here diktaturen e proletariatit .Ik se populli do te terheqe zvarre per se gjalli. Ju jeni i semure psikoskizofren qe rrethohesh nga sahanlepirsa qe te lepihen cdo dit per nje cop karrige. Turp...

E Verteta01/07/2019 14:42

Turp Turp per diktatorin Edvin Kristaq Ramen qe e masakroi ket vend. Nje palo piktozhgarravin me drejtu kete vend. I biri i firmetarit Kristaq Rama urdheroi per varje poetin Kuksian Havzi Nela e sot del si hajdut votash bashkeudhetare e bashkepunues me krimin e orgnizuar. Largou se je shume mashtrues,hipokrit delengji ...e shume legen. Ti sdin as me votu ti fillove me vjedh votat e tua o i paditur vete votove vete numerove vete vodhe e lemsh para porte e bone. Turp..Turp per kete vend qe te mban.

Shqiptari28/06/2019 16:37

Pirdh Gimo, pirdh! Shkruaj Gimo, shkruaj e mos pusho! As nuk e rruan njeri per ato qe shkruani!!! Edhe vete Edveri e ka kuptuar kete! Nuk rrezohet diktatura me laps, nuk rrezohet Edveri me fyerje, sharje dhe ulerima dhe me te qara, nuk rrezohet me mitingje paqesore dhe me facebook! Sot te gjithe boten e drejton Sorrosi dhe te fala demokracia shqiptare!

Ajo28/06/2019 15:00

Z. Xhafka, nese Edi Rama do ishte thjesht nje nevojtore shetitese, kesaj i gjendej zgjidhja, por cfare te besh kur nje pjese e mire e popullit dhe e gjithe administrata i jane bashkuar ketij qelbesi? Cfare ti besh Z. Palmer qe flet si “ E jema e Zeqos ne maje te thanes” kur deklaron non sense qe “ hajde beni ju zgjedhje nje partiake, lejoheni Edi WC- ne te rrembeje te gjitha bashkite e vendit ashtu sic i ka rrembyer gjithe pushtetet e tjera dhe pastaj ngrini me pune vullnetare Gjykaten Kushtetuese ashtu fet e fet sic ia do zemra Edit dhe gjejeni nese duhej apo nuk duhej ta zhdekretonte Z. Meta daten e zgjedhjeve!! Idiotizem me te madh nuk kisha degjuar kurre! Ose jane interesesa te tjetra ne mes qe Edi WC- ja shetitese i ka premtuar Palmerit pa u menduar dy here vec qe ti garantoje atij qendrimin ne pushtet.Do deshiroja qe opozita te mos ndikohej dhe as te mos terhiqet nga kerkesat e saj te drejta ashtu sic pranoi ne maj 2017, nen presionin e Yee- se, pasojat e se ciles po i vuan Shqiperia edhe sot. Ka ardhur koha qe tu thuhet MJAFT, kujdo te huaji qe fusin hundet ne ceshtje te brendshme te vendit dhe mbase as nuk e kane idene se cfare ne te vertete u duhet shqiptareve. Ne nuk jemi dhe nuk duhet te na trajtojne me si Republike bananesh . Gjithashtu po cuditem me kthesen 180 grade te Alfred Leles. A thua edhe ky gazetar “ elegant” qe jo te gjithe lexuesit ia kuptojne gjuhen, ka rene ne grepin apo tepsine e Rames?

Shto koment

Denonco