Çfarë mësimesh duhet të nxjerrë Rama nga humbja e Erdogan?

Çfarë mësimesh duhet të nxjerrë Rama nga humbja e Erdogan?

Nga Agim Nesho - 27/06/2019

Nga Agim Nesho

Për kryeministrin Rama figura e Presidentit Erdogan ka qënë “frymëzuese që në fillesat e tij si kryetar bashkie i Stambollit” (intervista e tij në Anadolu Agency për fitoren e zgjedhjeve referendare në Turqi).

1 Në fakt zoti Rama e admiron liderin turk për mënyrën autokratike që ai qeveris, pavarësisht se është i kujdesshëm të mos e shprehë hapur. Deri më 23 qershor kur partia e presidentit Erdogan humbi zgjedhjet në Stamboll, ai donte të ishte si modeli i tij, i një lideri me pushtet të pakufizuar dhe me një projekt të madh për vendin e tij.

Pavarësisht diferencave në staturë, ku njëri ishte lider ndërsa tjetri drejtues populist kulti, ai u përpoq të imitonte çdo gjë. Mori doktrinën e politikës së jashtme nga Turqia, rrezikoi aleancat strategjike me perëndimin duke pranuar presionet e tyre, drejtoi të vetmet investime të huaja vetëm me Turqinë, kapi
mediat dhe vuri nën kontroll shtypin ashtu si miku i tij. Ai nuk kishte mundësi dhe kapacitete të rindërtonte një perandori si Presidenti Erdogan, por nisi aventurën për Shqipërinë e bashkuar, i frymëzuar nga Vucic që e përdorte si një lider global, në funksion të projektit të këtij të fundit.

Zoti Rama dështoi të ngrinte një sistem efektiv ekonomik si miku i tij, por u zhyt në skemat e fuqizimit të pushtetit personal. Loja gjeopolitike e fortë me fuqitë e mëdha ishte për presidentin Erdogan një lojë në funksion të rritjes së rolit të Turqisë si fuqi rajonale, ndërsa zoti Rama u bë pre’ e skemave të dyshimta rajonale që prodhonin destabilitet por që i mundësonin pushtet të pakufizuar. Ai kërkonte mbështetje personale pushteti dhe mori për Shqipërinë një xhami monumentale.

Ai dashuronte marrëzisht modelin e fuqisë po ju ofrua vasalitetit osmanlli.

Humbja e Stambollit është fillimi i ngritjes së opozitës dhe rikthimit në republikën e themeluar të Ataturk-ut. Burgosjet, dhuna, heqjet nga puna nuk mundën të mposhtnin qëndresën qytetare. Shqipëria është në një krizë të thellë institucionale. Korrupsioni, lidhja e krimit me politikën, shpërdorimet e fondeve publike kanë ngritur ndërgjegjen qytetare për ti thënë ndal një regjimi autokrat. Humbja e Z. Erdogan është një mësim që edhe vendet lindore mund të ngrihen në nmbrojtje të demokracisë dhe shtetit të së drejtës. Por edhe ciklet e demokracisë afrohen dhe largohen dhe janë në funksion të cilësive të liderëve autoritarë.

Ndërsa Erdogan, një shtetar me eksperiencë, e pranoi humbjen, nuk manipulon zgjedhjet dhe ruan fasadën e një demokracie të asfiksuar në funksion të lojës së tij gjeopolitike, i ngjashmi i tij i shkon deri në fund marrëzisë së tij të shtetit një-partiak. Ndoshta shumë shpejt, i lodhur nga demokracia dhe i mos-kuptuar nga ‘derrat dhe delet e tij’, lideri global do të afrohet me modelin e tij, por kësaj radhe si një vasal i mundur dhe i mërzitur me popullin e tij.

Perandoria ka vend për të gjithë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

A29/06/2019 21:00

Shkrim pa pik lidhje sepse nga qe nuk njeh ZOTIN normal qe do te flasesh pa kuptim.E para Rama ka thene vete qe nuk e dua modelin Turk nga qe eshte ateist.E dyta Edi Rama kishte marredhenie te mire per arsye si nje vende me peshe si nga ana e fuqise ushtarake dhe financiare ashtu edhe per tu bere presion GJERMANISE dhe BE si vende te krishtera.Erdogan eshte diktatore per ato qe nuk e duan per shkak te besimit islam jo se eshte diktatore ne te vertete dhe kete e dine te gjitha njerzit qe besojne ne ZOT ,dhe nje udheheqes qe e zhvillon vendin dhe qe s vjedhe dhe qe beson ne ZOT nuk ka mundesi te jete diktatore si Edi Rama .Prandaj I nderuari Agim Nesho kur ZOTI TE te hap zemren drejt drites se tij atehere do ta kuptosh qe keto 2 persona nuk kane lidhje fare me njeri tjetrin.

EC27/06/2019 20:46

Dreqi ta hajë arsyetimin ala BE! Si mund të flitet për demokraci fasadë a fasadë demokracie e në të njëjtën kohë të pohohet se qeveria nuk prek zgjedhjet dhe pranon humbjen? A e kuptoni se çfarë standardi gjykimi të çuditshëm që po vendosni kështu? Po me këtë standard, në BE fajësojnë Trampin, Orbanin, Kacinskin, Salvinin! Po ky standard shërbente për të quajtur "autoritar" edhe Berishën! Nuk ka demokraci fasadë në një vend ku ka zgjedhje të lira, ku qeveria i humb zgjedhjet dhe ku humbësi uron fituesin. Mos bëni krahasime të tilla me një palo regjim si ky në këtu në Shqipëri, se analogjia nis të qajë me ngashërim!

Shto koment

Denonco