Dialog me një të vdekur dhe një të gjallë ...

Dialog me një të vdekur dhe një të gjallë ...

Nga Florian Toma - 27/06/2019

Ne kujtim te PRIMO LEVI-t  .

‘Çdo kohe ka Fashizmin e Saj’, për mua çdo fillim shekulli ka fashizmin e Tij.

Primo Levi i mbijetuari i Holokaustit të vërtetë, filozofia e të cilit ishte, zgjidhja e dilemave jetësore edhe në momentet ku jeta-dinjiteti-vlerat njerëzore takoheshin në momentet historike dhe epokale nga ku duhej me patjetër të ‘zgjidhje’ pasi përmbledhje/ kompresohej në atë çast dhe moment gjithë dija njerëzore me çfarë hyjnorja kishte lënë në ‘dorën’ e krijesës fjalën dhe veprën LIRI...!

Përkulem më shumë ndjenjë dhe respekt përpara zgjedhjeve të tua i madhi Primo Levi.

Do dëshiroja të ishe ‘gjallë’ të të ftoja që të vije në tokën time (Shqipëri), aty ku popullit yt në atë ‘çast’ që ju e çmoni ‘momenti i lirisë njerëzore’ populli im shqiptar pa një lider/ udheheqës ligjor zgjodhi edhe për familjet hebraike i nisur nga vlerat, parimet dhe dashuria njerëzore dhe hyjnore.

Do kisha dëshire të shikoja sytë tuaj, ashtu si një bir shikon të shkuarën e tij gjenetike me pasionin për ta çuar me tej dhe për ta përcjellë brez pas brezi fjalën tek e ardhmja për të ruajtur harmoninë mes hyjnores dhe njerëzores.

Do doja të të pyesja çfarë ke parë me ‘ato’ sy  gjatë jetës tende. Çfarë arrite të shquash në ‘Ferrin mbi tokë ‘Holokaust, si dhe çfarë të dha kurajo për të jetuar???!!!

Cila pjesë në shpirtin dhe mendjen tënde ( ajo Hyjnore dhe Njerëzore) arriti të mbartë më shumë vuajtjet-dhimbjet-përçmimin-denigrimin e qenies njeri....??!!

Oh sa shumë gjëra kam në mendje dhe shpirtin tim, për ti ndarë me ty biri i denjë i kombit hebre, i paqes dhe shpresës për të gjithë Ne.

Po rrëmoj të gjej nga ty një përgjigje  ...!!!, dhe më në fund u ‘kuptuam’, pa folur, pa u parë në sy, por si dy qenie njerëzore njeri në amshim dhe tjetri gjallë (rrugës që Ju e përshkuat para meje).

E Gjeta ....E Gjeta ...E Gjeta ...Përgjigjen që kërkoja :

-Çdo Shekull ka bijtë e vet që zgjedhin lirshëm Papën ose Fashizmin ....!

Unë jam edhe prind, dhe me shembullin, përkushtimin, sakrificat dhe devotshmërinë time të premtoj se çdo çast dhe moment nuk do resht së foluri dhe mësuari vajzës sime Ester (emri që ju e dini shumë mirë në historinë antike të popullit hebre/ Princesha qe u bë shpëtimtarja e tyre ...), se ;

Çdo sekondë /orë /ditë /muaj /vit është një ‘Shekull i Ri’ dhe ajo duhet të dijë se sa shumë keni vuajtur ju para-ardhësit tanë të çmuar.

Faleminderit Ju Primo Levi.

(Mesazhe njerëzor dhe diplomatik, në çdo moment/ çast njerëzve vullnet-mirë, bijve dhe miqve të popullit shqiptar në këto çaste dhe momente për Shqipërinë).

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco