Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Basha, Kryemadhi, ‘revolucionarë’ me negocim

Basha, Kryemadhi, ‘revolucionarë’ me negocim

Nga Andi Bushati - 26/06/2019

Mbi aksionin e opozitës po vërtitet hija naivo-fëminore e 18 majit: ajo se revolucioni mund të përfundojë me negocim.

Po të shohësh ditët e fundit, si në fjalorin dhe protestat e organizuara nga dy liderët kryesorë, thirrjet për dhunë janë zëvendësuar me ato për paqe.

Kreu i PD bëri ç’është e mundur të propagandonte se mitingun e të premtes do të dilte me vajzat, të njëjtën gjë ia kërkoi edhe ish deputetëve të tij, ndërsa Monika Kryemadhi është shndërruar nga ‘shtrigë’ në ‘engjëll’, që pas udhëtimit shëndetësor jashtë Shqipërisë.

Ka edhe më, slogani i famshëm ‘në 30 qershor nuk ka zgjedhje’ tani po zbutet e po rrumbullakoset duke i shtuar edhe konceptin ‘ato nuk do i njohim’.

Pra mesazhi është krejtësisht i ndryshëm: ‘votimet do të bëhen, por opozita nuk do ti marrë në konsideratë’.

Në fakt, që kur opozita përzgjodhi rrugën radikale të djegies së mandateve dhe bojkotimit të zgjedhjeve lokale, përpara saj u hapën dy rrugë, të dyja legjitime dhe të justifikueshme për gjendjen që kalon vendi: ose regjimi të refuzohej paqësisht dhe përmes metodave gandiane të pritej me durim deri sa ai të shkërmoqej duke ilustruar përpara qytetarëve rrezikun e rikthimit të një diktature, ose së dyti, të tentohej përmbysja e tij me dhunë.

Nga 16 shkurti e deri përpara dy- tre javësh, opozita vuri bast për opsionin e dytë. Vetë Basha u thoshte njerëzve pranë tij që predikonin variantin e parë se ky do të qe shkatërrimi i PD-së, se nëse Rama arrinte të mbante zgjedhje, fibra opozitare do të shkërmoqej për një kohë të gjatë.

Në mbështetje të kësaj optike u shfaqën në protesta militantët me maska, molotovë, gurë dhe shkopinj. Në emër të saj Tirana u pasqyrua në mediat botërore si kryeqyteti i një vendi në prag të luftës civile.

Sa do brutale, e egër, me risk, që të dukej kjo rrugë, në fund të fundit, ajo qe e përligjur. Përballë një regjimi që mbahet në këmbë falë lidhjeve me krimin, që shpërndan gjithë pasurinë e përbashkët në duar të dhjetë vetëve dhe që në fund, kur për këto duhet të përballet më zgjedhjet, vë në punë narkotrafikantët për të ndryshuar rezultatin, ndoshta nuk ka zgjidhje tjetër.

Por habia, çoroditja, hallakajtja e militantëve të opozitës është se kjo rrugë duket se po braktiset në apogjeun e saj.

Duke dalë mbrëmë për të thënë se dhuna i shërben Edi Ramës (po të qe kështu s’duhet të ishte ushtruar asnjë ditë) dhe duke vënë theksin tek bojkoti i zgjedhjeve, përpara versionit të prishjes së votimeve, Lulzim Basha po merr një kthesë të rrezikshme. Ai po ringjall fantazmën që e ndjek nga pas, që kur ka hyrë në politikë: ata të një politikani që nuk duhet marrë seriozisht.

Duke dhënë shenja se është i gatshëm të bëjë prapakthehu, ai po vërteton të gjitha tezat e makinerisë propagandistike të Edi Ramës. Prej disa javësh, mediat pranë qeverisë po i bien burive se Basha dhe Kryemadhi do të zbythen, se atyre iu a kanë futur ndërkombëtarët këmbët në një këpucë, se amerikanët po i tundit prangat e burgut dhe se ata nuk kanë mendere për ta përballuar këtë sakrificë, sepse kanë tepër për të humbur.

Nuk ka rëndësi se sa qëndrojnë këto teza, se sa janë ato fryt i shantazhit apo copëza të së vërtetës, e rëndësishme është që nëse Basha dhe Kryemadhi ndërmarrin, disa ditë para 30 qershorit ,një piruetë të turpshme, ata i japin 100% kredibilitet atyre. Ata hyjnë në lëkurën e opozitarëve karagjozë që mendojnë vetëm për veten, duke shpallur mbi tryezë revolucionin dhe duke kërkuar poshtë saj negocimin e tij.

Ata e kanë mbarsur aq keq popullin opozitar, ata kanë ngritur sa e sa intelektualë të përqafojnë hashtagun #edheunë, ata kanë sakrifikuar edhe penalisht qindra militantë dhe njerëz që do të dalin nga zyrat e shtetit, sa në këtë pikë janë të dënuar të mos kthehen më mbrapsht edhe sikur një skuadër marinsash t’i kidnapojnë me helikopterë.

Prandaj, nëse e bëjnë këtë kthesë groteske, ky do të jetë fillimi i fundit të kësaj opozite. Sot ajo nuk rrezikohet as nga përdorimi i dhunës, as nga përplasja, as nga shpallja organizatë terroriste dhe as nga karantina ndërkombëtare.

Sot ajo ka një rrezik më të madh: tradhëtimin nga liderët e saj.

/Lapsi.al

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

kolona e pest27/06/2019 08:37

Është po ky nipi i Hysni Kapos që para disa javësh i bënte thirrje opozitës që ta linte Ramën për ta çuar deri në fund zulluminn e tij se vetëm kështu sipas tij ai do të disskretitohej plotësisht.
Tani del me thirrjen e revolucionit e i del në ndihmë Ramës duke përforcuar propogandën e tij se unë Lulin e kam mik.
Kini kujdes shqiptarë !
Edhe më të rrezikshëm se Edi Rama, janë ca enveristë si Idajet Beqiri, që duke nxitur luftën civile në Shqipëri, shkojnë me shpresë se do të risjellin sistemin diktatorial komunist të Emver Hoxhës..
Rama nuk është komunist në bindje por vetëm mbështetet tek elektorati komunist tru shpëlarët, për të bërë diktatorin ekstremist mafioz. Bindjet e tij ideollogjike ndryshe nga Enveri, mbështeten në grumbullimin e parasë së madhe me të gjitha rrugët kriminale, e që nëpërmjet pushtetit të parasë të gllabërojë pushtetin absolut politik..
Në Shqipërinë në NATO, nuk e ka të gjatë diktatura e këtij aventurieri politik sadoqë ka mbështetjen e soroistëve.Shqiptarët duhet të bëjnë kujdes që të mos bien në kurthin e dredhive të një grupi ekstremist enverist, që ndonëse shitet si pro sistemit demokratik pluralist, në thellësi të ndërgjegjes së tyre kanë urrejtjen ndaj forcave demokratike që përmbysën sistemin e tyre diktatorial komunist stalinist..

Ajo26/06/2019 19:42

Une do ti sugjeroja te nipit te Hysni Kapos te dale i pari ne shesh dhe te filloje revolucinin e dhunshem, pastaj te “ turperoje” Bashen dhe Kryemadhin per “ tradhetine” qe iu bene mbeshtetesve. Eshte shume e thjeshte qe prapa ekranit te kompjuterit te besh thirrje per kunderpergjigje te dhunshme ndaj qeverise se Rames.

Shqiptari26/06/2019 18:27

Sa bukur flet Andi!!!! Sa bukur flet djali!!!! Eshte shume e thjeshte dhe komode te shkruash, te flasesh dhe te besh thirrje nga gazetat, portalet, nga laptopi apo nga studiot televizive. Po si nuk ju pame nje here juve analistet e "eger", fjale bukur dhe te mencur, ne nje proteste, te merrni mikrofonin dhe t'u flisni njerezve live????!!! Apo ju doni lufte, te vriten njerez dhe te shtoni punen tuaj me komente dhe opinione brilante per heronjte e demokracise dhe viktimat e regjimit te Rames? U vrane 4 heronj ne Shkoder ne 1991, cfare u be? A u denua ndonje qeveritar? Perkundrazi, kryesorin sot ne 2019 e ke kryetar parlamenti dhe neser ndoshta President te Republikes se Bananeve. U vrane 4 njerez ne 21 janar 2011, cfare u be? Vetem juve analistet e mbeshtetes te Rames dhe vete Rama u gezuat sepse hengret buke duke komentuar per 6-7 vite rresht "vrasjet ne bulevard" nga Saliu dhe Luli.
Kthehemi pas ne historite e luftrave shqiptaro-shqiptare, qe nga koha e Zogut, vetem jane vrare njerezit e popullit, te perdorurit, qeveritaret nuk kane pesuar asgje, po ashtu ne ato pak kryngritjet lokale gjate diktatures se Enverit. Jane masakruar vetem njerezit e varfer. Kujtojme ngjarjet e 1997. Kush u vra qysh atehere edhe sot e kesaj dite dhe kush perfitoi nga ato viktima????!!!!
U be kryengritja e 14 shtatorit 1998. U mor pushteti me dhune nga demokratet, Nano ia mbathi ne Mqedoni, e mban mend besoj. Cfare ndodhi? Nderkombetaret bene thirrje dhe deklarata te forta dhe kercenuese qe nuk e njohim qeverine e PD te ardhur me dhune!!!!
Erdhi perseri Nano ne zyre dhe vazhdoi pushteti i PS deri ne 2005.
I nderuar Andi, nese kerkon vertete qe opozita ta rrezoje pushtetin me dhune, sigurisht duke u vrare qindra apo mijera njerez, sepse kriminelet do te perdorin cdo mjet dhune per te mbrojtur krimet e tyre, dil ne krye te njerezve dhe priju drejt shkaterrimit te qendrave te votimit!!!
Ju gazetaret, opinionistet dhe intelektualet qe jepni mendje neper banaqet televizive, qe Rama ju quan kadrinj e kazane, duhet te bashkoheni dhe ti dergoni nje peticion dhe t'u beni thirrje te gjitha organizatave, parlamenteve dhe qeverive te Evropes dhe te gjithe botes demokratike per shkaterrimin e demokracise, shtetit shqiptar dhe rivendosjes se diktatures ne Shqiperi.

Askushi26/06/2019 18:21

Ne 2017 Basha e karikoj situaten politike ne maja me Cadren e famsheme. Dhe ne funde nje marveshje e turpeshme, tradhetare dhe vrastare pet vete opoziten. Opozita humbi frikshem ne zgjedhje dhe u zvoglua shume ne elektorat. Besushmerija te PD me lider Bashen, ra ne maximum.
Keqeqeverrisja e Rames, dalja e skandaleve, lidhja e qeverris me grupet kriminale etj.. etj.. shtoje se tepermi urrejtejen ne popull. Por ky papull nuk di cfare te beje, nuk di kujt ti besoj. I ndodhur pa asnje alternative tjeter, ne mes te rruges, ju afrua perseri PD me Bashen. ( dhe LSI me Moniken) . Basha tregoj se ka kuptuar gabimet e bera, tregoj se po piqet politikisht, i hoqi masken qeverris Rama e rilindjes. Keshtu qe fitoj besimin ne popull dhe mbeshtetje. Ky popull me te keqen qe i ka hyre ne palc, doli ne rruge ne te gjitha protestat opozitare te Bashes ( PD) . Besimi se PD me Bashen do ta cojne vendin ne zgjedhje te lira, se do te vendoset drejtesi u rrite ne maksimum. Nga protesta ne proteste pritej rrezimi i qeverris, sepse keshtu ishin thirrjet nga Basha. Por protestat perfundonin me ca shashka, me ca tym, me nje shetitje dhe me te popull te arrestuar.
Dita e zgjedhjeve eshte shume afer, thirrjet ishin se nuk do te kete zgjedhje, nuk fo te lejohen te behen zgjedhje. Me keto thirrje bindese, populli opozitare eshte i karkuar per te mos lejuar votime nje partjake Envero-Ramiane-Staliniane. Ne vetevete kam pasur gjithnje dyshimet e mija tek Basha qe kur mori kryesin e PD-s. (Kam dyshuar ne qendrimet e bashes ne krye te PD, Kam dyshuar se eshte i futur nga sigurimi i shtetit per te shperbere PD. )
Dje degjoj nje gjuh tjeter te bashes, se nuk do te njohin zgjedhjet, te mos shkohet ne zgjedhje.....
U drifha dhe menjehere mendova se dhe kjo here eshte loje, loje e qeklimsheme per te shperbere opoziten shqiptare fhe per ti dhene perjetesi Rilindjes me Ramen sot e me Veliajn me pas.
Cvlere ka qe PD njk njej zgjedhjet, kur PD nuk eshte pjese e zgjedhjeve. Do vazhdojme protestat dhe pas 30 qeshorit tha Basha. E cvlere ka kjo? Kjo eshte te tallesh me popullin. Keshtu qe ky popull do te zhgenjehet me PD, Bashen, do te lodhet, Dhe nuk do ta ndjekin me PD. Kjo do te thote shperberje e qeklimsheme e PD. Kjo do te thote se Basha eshte i infiltruar ne PD per ta shperbere ate. Kjo do te thote Tradheti. Tradheti shume d rende qe meriton gjyqin nga populli, nga ata njeres qe u futen ne burg, qe u rrahen, qe perfunduan ne spital, qe erdhen nga ana e anes ne tr ne protesta. Kjo eshte dhume e rende, me e rende se qeverrisja e Rames. Rama nuk po tradhetin as rilindasit e as demokratet, Rama edhte si qe eshte, dhe kaq.
Une qe po shkruaj kam qene nd te gjitha protestat, kam ndimuar PD me sa kam mundur. Nese te djelen behen votime dhe Basha mjaftohet duke thene se ato nuk jane legjiyime, nuk i njohim, e pallavra te tjera, Turpe.. Turpe... 1000 here turpe dhe krim.

TheLight26/06/2019 18:07

Nese kerkoni nje shembull exemplar se si te luftosh dike nen rogoz dhe duke u hequr qe te qan zemra per demokraci dhe drejtesi e gjeni ne kete pseudo analize te ketij psedo analisti. Permes shkrimit te ketij artikulli (nuk them analize sepse nuk eshte e tille) ky pseudo analist kerkon te nxisi dhune, kerkon te shoh viktima dhe shkaterrim. Te njejten gje qe Krye ridhjerja Rama dhe ridhjerit e tjere kerkojne me insistim permes perdhunumit te cdo elementi ligjor dhe kushtetutes. Dhuna eshte aty dhe shume e lehte per tu perdorur. Nje diplomacy e perkryer eshte kur fitorja arrihet me paqe. Tek e fundit dhuna vret vetem njerezit e thjeshte - popullin. Prandaj mjaft i dhate hapesire ketyre vemjeve.

erjon dhamo 26/06/2019 16:26

Kshu esht por tani qe deshtun duhet qe Luli te largoet dhe te vi dikush qe nuk trembet dhe lsi ta mari prap Meta vec kshu largoet Rama

Shto koment

Denonco