Një pusi e pashembullt nga Tele Blushi dhe fati i TCH si ai i Librës

Një pusi e pashembullt nga Tele Blushi dhe fati i TCH si ai i Librës

Nga Sali Berisha - 23/06/2019

Znj. Vjollca kujdesu që TCH të mos ketë fatin e Librës!

Të dashur miq, në një akt të pashembullt në historinë e këtyre 3 dekadave, ish-deputeti Bardh Spahia u arrestua me urdhër të Edi Rames live nga narkobanditë me uniforme, të cilët i kishin zënë pusi tek shkonte në një debat televiziv në Open të gazetares Eni Vasili.

Kaluan dy dite nga ky akt i fëlliqur që Bardh Spahia mbahet në qeli ose arrest shtëpie si i burgosur politik vetëm se ai u kishte kallur datën Edvin Kristaq Vjedhësit dhe Vasal Kimik Lleshit.

Por ajo që po komentohet gjerësisht ne opinionin publik dhe mediatik është edhe heshtja prej hafije e hijeksit që nxori ne pusi ish-deputetin Bardh Spahia.

Tani gjithçka bëhet e qartë, se kurthi për të cilin TCH nuk beri asnjë reagim ndaj këtij turpi që iu bë duke u përdorur si grackë për arrestimin e përfaqësuesit të opozitës është i organizuar me urdhër të Edvin Vjedhësit dhe gjeneral Kanabisit apo Vasal Kimikut në bashkëpunim direkt me asnjëri tjetër përveç Ben Blushit.

Blushin e akuzojnë jo vetëm zinxhiri i pafund i ligësive dhe pabesive që e shoqërojnë në çdo hap, por edhe urrejtja e tij për opozitën, për të cilën me median që ka pushtuar dhe po e shkatërron me sukses bën garë me Gëllçin e Zi se si ta censurojë atë dhe shpifë e trilloje nga mëngjesi në darkë kundër saj.

Shkaku i pusisë që i organizoi deputetit Spahia mund të jetë edhe ndonjë shpërblim nën dorë që ai ka marrë për këtë akt pasi dihet mire dhe universalisht se Blushi vdes për shpërblime, në mos për shërbimet qe i ka qejf.

Në të vërtetë, të revoltuar nga përdorimi i TCH si pusi për të ftuarit e tij, gazetarë dhe punonjës të tjerë, madje flitet se edhe vet Zonja Hoxha, të cilën Blushi në kundërshtim flagrant me ligjet e ka emëruar presidente të Dixhitalbit, firmosën një deklaratë ku dënonin shndërrimin në telepusi të televizionit të tyre. Por urdhëri i prere i Blushit, thuhet në këtë rast hjekësit të ish deputetit Spahia, ndaloi publikim e saj.

Me këtë rast do ti them edhe dy fjalë për Blushin dhe TCH!

Miq, TCH është nje televizion egërsisht kundër meje. Drejtues, kryeredaktorë, gazetarë, redaktorë, kronikanë dhe humoristë e klounë të këtij televizioni kanë ndërtuar, vila, blerë apartamente, marrë poste të larta si shpërblim për shpifjet, trillimet ndaj meje, PD dhe qeverisë së saj. Por megjithëkëto unë ndjehem mirë se pikërisht gjatë qeverisjes së PD ju dha licenca kombëtare dhe nuk u mbajt peng për këtë licencë, që mendoj se e meritonte, siç bënin socialistët për të cilët punonte nga mëngjesi në darkë.

Por në këtë kontekst e prita i dyzuar emërimin e Blushit në krye të këtij rrjeti dhe kjo jo aspak për kimizmin tim ndaj tij. Por pavarësisht nga vlerësimet e mia pozitive që kam për Blushin ish-analist, apo dhe shkrimtar, përsëri për mua Blushi ka diçka të përbashkët një fuqi magu me Oskarin e Gunter Grass, për të cilën jam ndalur gjerësisht në një shkrim tjetër kur filloi të imitoje Ciprasin e Greqisë.

Mjerisht dyzimi im u faktua i drejtë me emërimin e tij. Blushi si për inat profesional ndërmori fshesën ndaj më të kualifikuarve të këtij televizioni. Përveç kësaj imponoi censurën e paparë më pare ndaj opozitës me tezen se opozita nuk përbën apo prodhon lajm.

Por nuk janë këto që më shtyjnë të shkruaj këto rreshta për Blushin. Por diçka më tronditëse me shtyn mua të shpreh këto mendime, por edhe të paralajmëroj znj. Vjollca. Kjo diçka më e rëndësishme që e shoh se po feks në horizont është se fati i Librës e pret në një të ardhme të afërt edhe TCH e udhëhequr nga Blush Hjekësi.

Duke dënuar me forcën më të madhe burgosjen politike të ish-deputetit Spahia, siguroj me këtë rast Edvin Vjedhësin, Vasal Kimik Lleshin dhe Blush Hjekësin se do përgjigjen personalisht për çdo orë që e mbajnë të burgosur apo arrest shtëpie, ish-deputetin Spahia!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

jas26/06/2019 19:59

Ben blushi nje ndyresire e kuqe. Po si nuk doli nje burre me koqe nga keta te kuqte te gjithe skutha. Vdekshi te gjithe o plehra.

Bona23/06/2019 19:33

Te lumte goja Skrapari.
Kto plera duhej te ishin denuar e shfarosur qe ne fillim te demokracise, sic duket qarte edhe sic e the ti berosha i mati keta dhe eterit e tyre me kutin e tij.

Krist23/06/2019 15:43

Duke mbeshtetur plotesisht zotin Berisha,shpreh habine,qe asnje fjale edhe per gazetaren Eni Vasili,qe ,per mendimin tim,jo vetem eshte vegeo qorre e rilindjes,por shume hapur,shkel edhe normat me elementare,pervec te tjerave edhe te moralit ne emisionet e saj dhe te edukates dhe etikes.Habitem qe vijojne t'i shkojne ne emisionin e saj,edhe figura,qe ajo,hapur i ka diferencuar,nga te preferuarit e saj.Bojkoti,prej tyre,ne emisionin e saj,duhe te ishte me e pakta.

Skrapari23/06/2019 15:07

I nderuar Doktor! Qeni rrihet sa eshte i vogel, tani eshte von. Njerezit i keni matur me kutin Tuaj, kjo ndoshta eshte gabimi qe keni bere dhe sot kjo ngrehine e ndyre e pushtetit te degjeneruar ridhjeras nuk njeh kufi. Qe do te cmontohet kjo nuk diskutohet por po harxhojme shume kohe. Nese gjarperit do ti ishte prere koka ne kohe, sot Shqiperia do kishte bere shume hapa perpara.

Shto koment

Denonco