Shqipëria në listën e zezë të lundrimit

Shqipëria në listën e zezë të lundrimit

Nga Syri.net - 22/06/2019

Një lajm shumë i keq për Administratën Detare Shqiptare ka ardhur pas përfundimit të punimeve të mbledhjes së 52-të e mbajtur muajin e kaluar në Shën Petersburg të Komitetit të Memorandumit të Mirëkuptimit të Parisit.

Flamuri Shqiptar ka rënë në listën e zezë të performancës së Paris MoU si pasojë e raportit mes numrit të inspektimeve dhe ndalimeve së anijeve me flamur shqiptar në portet e vendeve të Bashkimit Europian.

Ky është një hap pas krahasuar me vitin që shkoi dhe ndikon negativisht në procesin e llogaritjes se riskut të sigurisë lundrimore për anijet shqiptare. Tashmë çdo anije që mban flamurin shqiptar nëse do të prekë një port të një shteti anëtar të Memorandumit të Parisit dhe Bashkimit Europian, do të targetohet automatikisht si anije me rezik të lartë lundrimor dhe do të inspektohet me përparësi autoritetet e Port State Control të portit të prekjes.

Gjithashtu ky është një hap pas në aspiraten e Administratës Detare Shqiptare për të qenë anëtar i Memorandumit të Parisit, kusht kryesor i së cilit është që performanca e flamurit duhet të jetë në listën e bardhë ose gri gjatë 36 muajve të fundit.

Lista "White, Grey dhe Black (WGB)" paraqet spektrin e plotë, nga flamuj të cilësisë në flamuj me performancë të dobët që konsiderohen si rrezik i lartë ose shumë i lartë. Lista bazohet në numrin e përgjithshëm të inspektimeve dhe ndalimeve gjatë një periudhe trevjeçare për flamuj me së paku 30 inspektime në atë periudhë.

Gjatë 36 muajve të fundit flota e anijeve me flamur shqiptar i është nënshtruar 69 inspektimeve nga ku kanë rezultuar 12 ndalime (detention) për sigurinë lundrimore. Ky raport ka bërë që flamuri shqiptar të kalojë nga lista gri në listën e zeze të Memorandumit të Parisit. /Syri.net

https://worldmaritimenews.com/archives/278805/lithuanian-russian-flags-join-paris-mou-white-list/

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shqiptari22/06/2019 22:56

Po tani fajin Saliu e ka, o horr i horrave!!!!!

Shqiptari22/06/2019 22:55

Me thoni o shqiptare, cfare aspekti kombetar dhe nderkombetar nuk nxiu Rilindja e qelbesirave??!!!.
Sot Shqiperia ka kaluar ne disa lista te zeza te BE dhe botes!
Rilindja e qelqesirave po nxin cdo aspekt te jetes sone!
TA SHPORRIM SA ME PARE!
TI SHPORRIM QELBESIRAT SA NUK NA E KANE NXIRE JETEN KOMPLET!

Shto koment

Denonco