Lajmi i fundit

LIVE/ Afera 5D/ Policia nis arrestimet e protestuesve, ndërkombëtarët amnistojnë Veliajn - Flet Petrit Vasili

Kryeprokurorja znj. Mavi

Kryeprokurorja znj. Mavi

Nga Gentian Çala - 20/06/2019

Ajo u zgjodh në tym, protestë dhe zhurmë, duke thënë në nxitim e sipër fjalën “betohem”, e zgjedhur me 69 votat e rilindasve.

E përkohshme u zgjodh, por zgjati shumë dhe është kandidate për tu bërë Prokurore e Përgjithshme nga turravrapi i KM aktual për të zaptuar institucionet.

Ajo e bëri lëmsh prokurorinë shqiptare, e kapur fort pas Ulsiut të ligjeve, sponsorit kryesor të saj.

Kjo Zonjë pa integritet po i bën shërbimin më të keq vendit duke u vënë në shërbim të një qeverie të korruptuar dhe me lidhje të dëshmuara me krimin nga përgjimet e bëra publike.

Znj. Mavi është aty si dëshmi e kapjes së një segmenti të rëndësishëm të shtetit, të një institucioni kushtetues si Prokuroria e Përgjithshme.

Institucioni që ajo drejton ka një përgjegjësi për krizën aktuale që po kalon vendi. E doni një shembull: dosjet e përgjimeve të lëna pezull, ndërrimi i Prokurorëve të dosjeve ngarkon me përgjegjësi atë dhe vartësit e saj.

Znj. Mavi të jesh Kryeprokurore është përgjegjësi ndaj vendit, jo ndaj ngjyrës që ke veshur. Dita e gjykimit tënd nuk është e largët.

Moralisht ke rënë pa e marrë detyrën, kurse llogaria për veprën tënde dhe të eprorëve tuaj mund të zgjasë ca. Anija ku je po fillon të futë ujë dhe po mbytet. Bashkë me të edhe ju Znj. Mavi!

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Gramoz20/06/2019 17:38

Amon mo se nuk ja vlen me fol per ket surrat nallonen e Ulsi katnarit. Kjo osht thjesht shamija e rradhes, ku organizata terroriste e ridhjerjes, fshin qyrret. Nafija e shekullit te 21.

Shto koment

Denonco