Plani diabolik i Ramës për Fierin….!!!

Plani diabolik i Ramës për Fierin….!!!

Nga SYRI.net - 20/06/2019

Në Kavajë, Mat, Klos, Tropojë, Shkodër e kudo ku qeverisin PD ose LSI qytetarët e revoltuar janë ngritur në protesta për të mbrojtur zbatimin e Dekretit të Presidentit Meta.

Rama është ende i ‘qetë’ se mendon që në zonat opozitare po ushtrohet dhunë nga bandat e PD dhe të LSI dhe është angazhuar që kjo ‘dhunë opozitare’ të pasqyrohet në raportin e OSBE/ODHIR në mënyrë që në këto bashki zgjedhjet të prishen dhe më vonë të përsëriten në vjeshtë.

Kurse në bashkitë më ‘shumicë’ socialiste, Rama mendon ti shesë zgjedhjet si të rregullta dhe për këtë ka hedhur shumë para dhe ‘ndikim’ që në raportin e OSBE/ODHIR zgjedhjet në këto 32 bashki të konsiderohen të pranueshme pavarësisht parregullsive që ka pasur për shkak të radikalizmit të opozitës.

Ky plan diabolik i Ramës duhet shkatërruar. Vendi më tipi ku ky plan diabolik duhet hedhur në erë është bashkia Fier ku është menduar të aplikohet plani diabolik i aplikuar në 2016 në Dibër dhe të gjithë e kanë parë tanimë nga BILD. Përse opozita duhet të bëjë detyrimisht në Fier atë që po bëjnë qytetarët në Kavajë, Shkodër, Tropojë, Mat, Klos, Kamëz e gjetiu?

***

Fier është një nga rrethet ku korrupsioni në sektorin e naftës, krimi i organizuar i nivelit të lartë, kultivimi i marijuanës dhe trafiqet e drogës e të qenieve njerëzore kanë përfshirë një numër të madh bandash dhe familjesh mafioze.

Mbështetja nga politika dhe lidhja e tyre me shtetin kanë qenë të fuqishme, jo vetëm në nivel lokal por kanë arritur të kenë përfaqësues të rëndësishëm në kupolën e Rilindjes. Pavarësisht se ky rreth është në shumicë i majtë, dhe në pamje të parë duket se nuk ka qenë i nevojshëm tjetërsimi i votës, nuk ka munguar dukuria e blerjes së votave dhe e kërcënimit të votuesve.

Familjet e bandat mafioze me porosi nga drejtuesit më të lartë vendorë dhe nga përfaqësuesi i lartë në kupolën e Rilindjes janë përfshirë në zgjedhjet e fundit në mënyrë aktive në tjetërsimin e votës. E gjithë kjo skemë ka qenë gjatë të gjithë kohës, jo vetëm e ideuar nga Rama por edhe monitoruar me shumë kujdes e vëmendje nga vetë Rama.

Personazhet politike përmes të cilëve Rama ka siguruar lidhjen e familjeve e bandave mafioze me shtetin janë G. R., dhe A. S. Mjafton të përmendet fakti se GR i është refuzuar viza për në SHBA për shkak të lidhjeve me trafiqet e drogës dhe xhesti i ambasadorit të SHBA gjatë zgjedhjes së tij në krye të një institucioni të lartë shtetëror.

Në rrethin e Fierit veprojnë shumë klane dhe familje mafioze, të fuqishme lokalisht por edhe me ndikim të konsiderueshëm në nivel kombëtar, por edhe shtrirje rajonale e europiane. Lufta mes bandave, klaneve dhe familjeve mafioze është ashpërsuar herë pas here për shkak të beteja të tyre për rritje të prezencës dhe konflikteve nga mosmarrëveshjet apo sherreve tipike mes bandave mafioze, kryesisht për trafiqet e drogës. Rol në nxitjen e këtyre sherreve ka pasur edhe lidhja e tyre me politikën, sidomos pas vitit 2013.

Lidhja e familjeve mafioze të Fierit me drejtuesit më të lartë vendorë dhe përfaqësuesit e lartë nga Tirana kanë qenë e fuqishme dhe funksionale; të gjithë qytetarët e këtij rrethi janë në dijeni të këtyre lidhjeve por kanë shumë frikë ti denoncojnë, madje sa herë hapen biseda për këto çështje qytetarët preferojnë të mbyllin gojën sikur të vepronte ligji mafioz ‘omerta’.

Personi A. S. u programua në 2017 për postin më të lartë vendor në Fier për shkak të marrëdhënieve të hershme me familjet mafioze që në kohën kur ishte drejtues i një institucioni të rëndësishëm drejtësie. Lidhjet e tij tashmë janë të konsoliduara me këto familje, mjafton të studiohen tenderat e fituara në sektorin e naftës dhe të shërbimeve në bashkinë e Fierit për të nxjerrë se cilat janë këto familje dhe çfarë përfitimesh selektive e deri të paligjshme kanë pasur ato për shkak të lidhjeve me drejtuesit e naftës dhe kryetarin e bashkisë së Fierit.

Këto lidhje e afera njohen shumë mirë jo vetëm nga qytetarët e Fierit por edhe nga shërbimet inteligjente, për më tepër që shumë nga këto banda veprojnë aktivisht edhe në vëndet e tyre.

Në kultivimin e kanabisit, Fieri mund të konsiderohet një nga zonat ku është prodhuar një sasi e konsiderueshme e kësaj droge dhe fitimet kanë qenë të konsiderueshme. Përveç rrjetit të policisë që ka pasur një rol kryesor në realizimin e këtij aktiviteti, konkretisht në sjelljen e farës së kësaj bime, kanë qenë shumë aktivë njerëz shumë të afërt me drejtuesve të lartë politikë të qarkut; në mjediset qytetare flitet për implikim të vëllait të A. S., dhe të djalit të G. R., (gjë që natyrisht mbetet për tu hetuar nga organet përkatëse); nga bisedat e qytetarëve të Fierit rezulton se e këtyre personazheve kanë dalë nga interceptimet e shërbimeve inteligjente. Po i njëjti rrjet është aktiv edhe përsa i përket trafikut të drogës.

Në sektorin e naftës, korrupsioni është ndoshta në nivelin më të lartë në të gjithë vendin edhe për shkak të fitimeve kolosale që sjell ky sektor.

Një biznesmen, me qëndrim në Tiranë, me emrin B. S., bashkëpunëtor shumë i afërt i Ramës, dhe i riaktivizuar me ndërhyrjen e ish-ministrit të Energjitikës ka mundur të sigurojë fitime kolosale nga ky sektor duke qenë deri para pak kohësh edhe një aktor aktiv në tjetërsimin e votave në këtë qark.

Por kohët e fundit një familjar i zyrtarit të lartë G. R., së bashku me bashkëshortin e një ish-zyrtareje të lartë të administratës publike dhe tashmë ministre në qeverinë Rama (E. S.,) i quajtur S. T., (që është ndërkohë një i afërt i G.R.), kanë qenë shumë aktivë në marrjen nën kontroll të këtij sektori dhe të përfitimeve të paligjshme që rrjedhin nga Albpetroli.

Shumë nga përfitimet në këtë sektor sigurohen përmes lidhjeve me familjet mafioze të këtij rrethi, që ndërkohë janë shumë aktive gjatë zgjedhjeve në blerjen e votave dhe kërcënimin e votuesve.

Veprimtaria e këtyre familjeve e bandave mafioze dhe e lidhjet e tyre me zyrtarët e lartë vendorë e përfaqësuesit më të lartë nga Tirana janë tashmë të regjistruara nga shërbimet inteligjente dhe pritet të përmblidhen në një dosje të ngjashme me atë të Shijakut, Durrësit apo Shkodrës. Goditja e tyre është çështje kohe dhe radhe.

Mesa duket, pas Tiranës, Elbasanit, Durrësit, radhën për tu goditur e kanë familjet mafioze të Fierit dhe zyrtarët e lartë të këtij rrethi si dhe të afërmit e tyre të lidhur fuqimisht e pazgjishmërisht me ta.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Gramoz20/06/2019 14:18

Banditi AS Armando Subashi, dhe sadisti sigurims GR Gramoz Ruçi, ne bashkpunim me bandite te tjere, mbajne nen kontroll Fierin! Ketyre maskarenjve te organizates mafjozo-komuniste, ju vjen hakut vetem kryengritja popullore mbare kombetare me ndergjegje qytetare, ku mos kete dallim te majte dhe te djathte bashke, per dinjitetin tone te neperkembur nga keta horra ordinere! Ne rast se kjo nuk realizohet se nje pjese duan te ngelin peng te tifozllekut partiak, ndonse te varfer deri ne mjerim, atehere duhet kerkuar ndihma e aleatit te madh te popullit tone Amerikes, ketu duhet te zbarkoje FBI dhe DEA, vetem ata mund ti vene fre banditeve dhe narkohorrave te sektit ridhjerje!!!

pano20/06/2019 11:52

ne zonen e frakulles funsionar te ps...kane abuzuar me pronat duke u mohuar shume personave te drejten e pronesise..gjithashtu egistojne grupe te organizuara dhe me ndihmen drejtuseve nga rrethi dhe kupola ne tirane qe kane perfituar siperfaqe toke..dhe truaje pa drejtesishte...ekzistenca e ketyre grupeve bejne te mundur qe perfundimi i zgjedhjeve te jete gjithmone ne favor te ps...

pilo20/06/2019 10:28

Bandat e ps ne fier levizin lirshem me makina te blinduara dhe xhama te zinje.Policia e fierit kthen koken menjane e jo me ti ndaloje.Gjithe fieri e di se me cilat banda te rrezikeshme eshte lidhur subashi ,me cilet banda ndan parate.Edhe kryetari i PD fier i di mire keto gjera por nuk ja mban te flase.Po nuk foli ai kush do flase tjeter ? Fieri duhet shkundur mire sepse eshte shume me keq ne vjedhjen e votave sesa dibra apo durresi .Po dikush duhet do ta bej kete pune ,dhe kjo gje do bythe jo llafe.

Miti20/06/2019 09:41

Subashi me shoke ka 6 muaj qe ka shperndare lope neper fshatra qe te voþojne per te

tironci20/06/2019 09:41

Le tja boje pd atje ne Fier radiografine e mafias atje e ta boje publike, bile ne te gjitha zonat e ps.

Shto koment

Denonco