Lexo ‘Bild-in’ dhe marsho drejt 30 qershorit

Lexo ‘Bild-in’ dhe marsho drejt 30 qershorit

Nga Andi Bushati - 17/06/2019

Zbulimi i përgjimeve të vjedhjes së votave në Dibër, pas dëshmive të kasaphanës së Durrësit, tregon se Shqipëria ka përjetuar një masakër të vërtetë elektorale.

E reja e këtyre 16 regjistrimeve të sapo dala është se ato provuan pa pikë dyshimi që në krye të kësaj bande grabitësish qëndron vetë Edi Rama.

Nëse në rastin e Durrësit këtë përfundim e kishim me deduksion, si pasojë e lidhjes së fortë të Edit me Gjushin, tani askush nuk ka më dyshime.

Në historinë e vjedhjes së votave të Dibrës, e cila qëndron e varrosur në dosjen 184/2006 , në zyrën e Arta Markut, ne e dimë se truri i krahut të armatosur të kësaj bande është kryeministri.

Pasi votimet janë mbyllur, pasi rezultati ka ndryshuar me plus katër mijë në raport me zgjedhet e kaluara, ai dëgjohet të komunikojë me një drejtor të lartë policie, Arben Keshin.

Biseda telefonike që të kujton filmat me mafiozë të Scorceses, na e paraqet Ramën me zërin e një padrinoje të qetë, që trimëron trupat e tij, që pyet për komisionerët zgjedhorë dhe kërkon llogari për zbatimin e objektivave.

Se cilat janë këto objektiva na e qartësojnë 15 përgjimet e tjera. Polici Arben Keshi duhet të raportonte në fund tek Rama, se si kishte blerë vota, se si kishte intimiduar zgjedhësit e opozitës, se si kishte menaxhuar kriminelët për të arritur zgjedhjen e kryebashkiakut socialist, Muharrem Rama, që do të zëvendësonte Shukriun me brekë me vrimë.

Natyrisht, krahu i armatosur i kryeministrit, Arben Keshi, i ka kryer të gjitha këto. Prandaj, një ish deputet i PS i flet atij në emër të Ramës duke i thënë: ‘more pikët maksimale’.

Pse duhet që një drejtues i lartë policie të merrte pikët e maksimale në një palë zgjedhje vendore? Pikërisht për faktin se i kishte manipuluar ato. Pikërisht sepse Rama i dinte të gjitha krimet në të cilat kishte zhytur duart ai.

Kjo pra është fabula e 16 përgjimeve të reja të Bild e cila na tregon se grabitjet elektorale janë shndërruar në një praktikë të zakonshme të rilindjes.

Prej tyre ne kuptojmë më mirë se përse opozita doli nga kuvendi dhe po refuzon të shkojë drejt betejës lokale.

Prej tyre ne kuptojmë se përse Basha vazhdon të bërtasë sloganin: ‘Zgjedhje të tilla nuk mund të ketë në 30 qershor’

Prej tyre ne kuptojmë se përse Rama vazhdon të japë me firmën e tij PPP e koncesione sikur të jetë në ditët e popullaritetit më të madh.

Prej tyre ne kuptojmë se pse ai nuk pranon të tërhiqet dhe të shpallë një garë të barabartë me rregulla loje të ndershme për të gjithë.

Por mbi të gjitha, prej tyre ne kuptojmë se prse njeriu me tepsi në dorë, po shkon i vendosur drejt të vetmeve zgjedhje moniste që pas rënies së regjimit komunist. Kjo është ajo që ka ëndërruar, për të cilën është përpjekur, të cilën e realizoi brenda partisë më plurale të vendit, asaj socialiste dhe tani po e shtrin në të gjithë Shqipërinë.

Natyrisht, për të arritur deri këtu ai u detyrua të bëjë pakte me shumë dijaj, që nga banditët narkotrafikantë të tipit Avdylaj në Durrës e deri tek policë që duhet të ishin nën pranga si Arben Keshi.

Me bashkëpunimin e tyre ai prishi çdo mundësi për zgjdhje normale mbi këtë dhe. Prandaj tani po marshon i vetëm drejt 30 qershorit, ashtu sikurse kishte fantazuar në vegimet e tij më të çmendura.

Por fatmirësisht, tani, falë Bild ne e dimë se përse po ndodh kjo. Ne e dimë se 30 qershori nuk është as ditë zgjedhjesh, as ditë votimesh. Ajo është dita e emrit të një hajduti të shumfishtë.

Edi Rama është i dënuar të marshojë kokfortë drejt saj. Për një gjë është i sigurtë: Nuk mund të kryejë dot asnjë krim më shumë se sa ka bërë. /Lapsi.al

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

mediat e kapura18/06/2019 12:27

Ka shumë gazetarë që kanë mbajtur qëndrim të ashpër kritik ndaj qeverisë së djathtë e nëdërmjet tyre është edhe z Bushati.
Por fakti se pikërisht ky gazetar sot, demaskon me ashpërsi e fakte bandën kriminale të rilindjes e kryeministrin Rama, është një tregues se shqiptarët nuk duhet të tërhiqen nga militantizmi socialist, por nga të vërtetat që bëjnë muuuu.
Ndoqa emisionin Open të Top Channel për skandalin e fundit të përgjimeve të Bild..Të ftuar ishin Neritan Ceka, një ndër themeluesit e PD që më vonë ju kundërvua asaj e u bë ministër i qeverisë socialiste, një politikane edhe ajo ish deputete e PD , Mesila Doda që kaloi në një parti tjetër në aleancë me socialistët, një gazetar, Alibekaj, që ka mbajtur si Bushati edhe ai qëndrim kritik ndaj qeverisë Berisha, e në anën tjetër idhtaren pasionante të Skënderbeut *siç e quan Spiropali Ramën", gazetaren Anila Basha gjithmonë e rrjeshtuar si militante e PS, e më të riun e dy vëllezërve Nazarko, edhe këta militantë të përhershëm të kësaj partie..
Duke futur këtu moderatoren Eni Vasili, edhe ajo e rrjeshtuar majtas,emisioni i debatit u zotërua pëtësisht vetëm nga dy femra që nuk ju pushon goja e që bëjnë edhe zhurmuesin kur flasin të tjerët, Spiropali që është kampione si gramafon i prishur, e Anila që gazetarinë e kupton si arenë lufte se kush bërtet më shumë që të mos dëgjohen të tjerët.
Ceka, Doda e Alibekaj, ngulnin këmbë në të vërtetën universale se në gjithë botën mund të ketë hajdutë, por fatkeqësisht drejtësia duhet të ndëshkojë ata që kapen me presh në dorë.
Ndryshe nga këta, Anila ,me Mentorin e Elizën në botën e çudirave, sepse kësaj të fundit përgjimet nuk i thënkan asgjë, ngulnin këmbë se derisa e gjithë bota është e mbushur me hajdutë, nuk ka sepse të dënohen ata që kapen me presh në duar.
Ishte skandaloze në këtë emision, që moderatorja Vasili ndonëse kishte thirrur jashtë studios politikanin e intelektualin e shquar Neritan Ceka, nuk i dha atij fare hapsirë në debat duke i ndërhyre sapo ai hapte gojën, dhe e linte politikanen mediokre Spiropali të fliste pa pushim si ti deshte qejfi.
Ditën kur në gjithë botën drejtësia të kishte kapur e ndëshkuar gjithë kriminelët, nuk do të kishte sepse një armatë e madhe qindra mijërash juristë të paguheshin nga taksat e qytetarëve.

Lucifer17/06/2019 19:56

Bomb, bomb, bomb e vertetë janë këto audiopërgjime. Jam shume dakort me Edi Ramen që duhen nisur hetime per nxjerrje sekreti të dosjeve hetimore. Por më parë duhet hetuar dënuar krimi dhe kriminelët në ato pergjime, dhe po mbeten qeli bosh dhe prokurorë vakant le të nisin hetime te sekretit hetimor.
Rama dhe Rilindja e tij Sorrosiane degraduan si kufoma qe qelbet ne diell.

Askushi 17/06/2019 18:53

Si eshte e mundur qe akoma nuk besoni dhe nuk kuptoni qe Rama eshte nje gangester perbindesh. Mblidhuni o njeres, reagoni o njeres, fati juaj eshte ne duar te bandave. Neser do te jeni skllever totalisht ne duart e Edi gangesterit. Reagoni ju o njeres me pak shkollim, ju o intelektual, doktor e profesor, analist e gazetar, te gjithe. Rama nuk eshte socialist, rama nuk eshte politikan, Rama eshte gangester, Rama eshte mafjoz. Distancohuni nga rama te gjithe ju o njeres o socialist....shqiperija ne humnere

Tiransi17/06/2019 17:57

Te lumte Andi, arsyetim perfekt, dhe ju vleresoj si analist. E rendesishme eshte qe tani e thate me plote gojen qe PD dhe Basha bene mire qe u larguan nga parlamenti ilegjitim dhe se e thoni shqeto ps e ne 30 qershor nuk as votime dhe as zgjedhje

Shto koment

Denonco