Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Erion Veliajn nuk ka kush shpëtojë nga steriliteti... politik

Erion Veliajn nuk ka kush shpëtojë nga steriliteti... politik

Nga SYRI.net - 16/06/2019

Është e diel, 7 gusht 2016. Në landfillin e Sharrës jepet njoftimi se është identifikuar një trup i pajetë i një djaloshi.

Fill pas verifikimeve paraprake rezulton se viktima është një 17 vjeçar, quhet Ardit Gjoklaj dhe prej disa muajsh ai punonte në fushën e plehrave. 3 muaj më para tragjedisë kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i ftonte njerëzit që të vinin e të punonin në Sharrë dhe të mos gërmonin më nëpër kazanët e plehrave të kryeqytetit duke i garantuar ata se kushtet e punës në landfill ishin dinjitoze dhe të sigurta.

Atë ditë Erion Veliaj bekoi zyrtarisht edhe kontratën e dhuruar kompanisë 3R në pronësi të ish kreut të PS-së së Peqinit Edurim Teqja. Kaq do të mjaftonte për një prokurori normale që të merrte nën hetim Erion Veliajn në lidhje me përgjegjësitë e tij për vdekjen e një adoleshenti që në kundërshtim me çdo normë ligjore punonte në landfillin e vdekjes.

Ky është një krim për të cilin Erion Veliaj nuk ka paguar as edhe një penalitet, por ka vendosur që për këtë krim të pagujnë qytetarët e Tiranës lek më lek. Në kulmin e hetimit të çështjes nga prokuroria e Tiranës, Erion Veliaj u pikas në një nga baret e Tiranës duke biseduar me prokurorin e çështjes Petrit Fusha dhe ajo që ndodhi pastaj ishte tentativa e pandalshme për të mbuluar krimin me vjedhje, për të zhbërë vrasjen me zhvatjen e qytetarëve të Tiranës, për ta asgjësuar jetën e një të riu me pasurimin e një ‘dinastie’ dhe fati i ndriti Kompanisë Fusha sh.p.k.

Sot kandidati mançurian i Bashkisë së Tiranës, doli para banorëve të Pezës dhe me një sterilitet të dukshëm fiziko-politik të një njeriu që nuk ka bërë asgjë për ta, vendosi tu tregojë përralla. Veliaj vendosi të fliste për gardistët e 21 Janarit, por harroi që nëse çmenduria e Edi Ramës shkon deri në fund dhe zgjedhjet do të bëhen ne 30 Qershor, në 1 korrik ai do të ketë si homolog shefin e grupit të zjarrit të gardistëve të 21 Janarit.

Erion Veliaj ashtu si edhe punëdhënësi i tij politik Edi Rama nuk e ka për turp që nën hijen e rrapave të Pezës të tentojë të mbulojë diellin përvëlues të së vërtetës me gënjeshtra. Sepse ashtu siç po i lë stafetën Erion Veliajt pa pyetur për vullnetin e socialistëve, Rama njërin prej gardistëve të 21 Janarit pasi e bëri kryetar partie në Mat e ka përzgjedhur si kandidat për kryetar bashkie.

Ndërsa cipën dhe pervesitetin që e karakterizon, kryetari i bashkisë së Tiranës duhet ta tregojë me familjarët e Ardit Gjoklaj i cili pasi humbi jetën u la disa ditë mes plehrave për aferat e pista të Erion Veliajt. Dhe më pas po i njëjti duhet ti shpjegojë familjarëve dhe opinionit publik se përse prokurori që në fakt duhej të merrte Veliajn si të pandehur u pa duke ngrënë drekë e duke pirë verë të shtrenjtë në restorantet e Tiranës.

Në një logore të pashoqe, Erion Veliaj u mundua të bënte të fortin e PS-së para pezakëve ndërsa i kishte mbledhur ata rrëze shtëpisë së Babë Myslymit.

Aty ku Edi Rama bujti më shumë se 4 vjet, nën një vello turpi e thashethemnaje që shastisi dynjanë.

Fundja ashtu si Rama dhe Veliaj janë në të drejtën e vet të t’ia mbajnë shtrembërt në jetën personale, por ama prej sterilitetit të tyre politik nuk i bën dot derman askush..., veç njëri-tjetrit!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco