Suela Musta, ose licensa për të vrarë demokracinë tek AMA

Suela Musta, ose licensa për të vrarë demokracinë tek AMA

Nga Çim Peka - 15/06/2019

Nga Çim Peka

Kushdo që mendon se arrestimi i anëtares së AMA dhe gazetares së njohur Suela Musta nuk është thjeshtë një gabim teknik i një prokurori që nën presionin e Vettingu-t ka firmosur qorrazi, gabon. Qëndron edhe gjithë analiza e ironisë se vajza e një prej familjeve më të persekutuara nga regjimi komunist po bën 48 orë në qelitë ku me gjasë dikur ka qëndruar në pritjet të dënimit për agjitacion e propagandë edhe babai i saj Agim Musta.

Është e vështirë ti vësh një emër dramës familjare të Suelës të cilët pas viteve 90 nuk u viktimizuan për të përfituar nga persekutimi. Jo! Ata ishin të dënuar për të qenë intelektualë dhe si në komunizëm ashtu edhe Rilindje ky është një krim që dënohet me burg.

Përzierja e Suela Mustës në hetimin e një aktiviteti kriminal është po aq ironik sa të arrestosh Edi Ramën për krimet e bandës së Aldo Bares gjatë vitit 1997, megjithëse dy të fundite kapërcyen kohën dhe e gjetën njëri-tjetrin si Iblizi, Xhehenemin.

Por prapë pyetja është pse Suela Musta është përzier në një allisheverish prokurori në dukje të i qepur ligjërisht, por që nuk bind as atë që ka firmosur?

Në Shqipërinë e Edi Ramës asgjë nuk ndodh pa qenë pjesë e një skenari dhe kësaj here kuja e njerëzve të arsyes për arrestimin e Suela Mustës, gazetares që hetohet si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal, nuk duhet limituar vetëm se bijtë e etërve të regjimit po arrestojnë bijtë e etërve të përdhunuar të regjimit. Suela Musta është diçka më shumë megjithëse është banale.

Suela Musta është vota që ruan balancat e vendimarrjes mes mazhorancës dhe opozitës në Autoritetin e Mediave Audiovizive AMA. Një insitucion që ka aktualisht një rëndësi të madhe në shpërndarjne e frekuencave televizive dixhitale dhe rregullatori kryesor i tregut audio-viziv në Shqipëri. Dhe interesat multimilionëshe të oligarkëve të mediave në këto kohë janë të ngjashme me jargët në gojën e bishës së uritut para presë së vet. Kaq e ndyrë dhe kaq pandershme është sulmi ndaj Suela Mustës.

Ajo akuzohet se me votën e saj i ka hequr një gjobë një kabllori në Elbasan dhe kaq për prokurorinë e Edi Ramës dhe Arta Markut mjafton që ti jesh një ‘Çapje”.

Për kaq ti që ke punuar si gazetare dhe me angazhimin tënd ke fituar besimin e një force politike se mund ta përfaqësosh në një institucion të dorës së 7-ë në hierarkinë shtetërore, përfundon në burg. Por në Shqipërinë e oligarkisë ti e pëson edhe sepse nuk je në anën e duhur te vendimarrjes. Nuk ka rëndësi nëse vota jote për ta hequr apo për ta lënë një gjobë kabllori në fuqi është apo jo vullnet i arsyes.

Në Shqipërinë e Edi Ramës dhe oligarkëve ti je i dënuar në çdo rast kur ushtron detyrën konform rregullave dhe në kundërsht me parimet e oligarkisë ti dënohesh.  

Në institucionet e shtetit të Edi Ramës nëse ti firmos me zemër në dorë dhe jo duke futur dorën në xhep ti prapë arrestohesh.

Në llogjikën shtetërore të Edi Ramës nëse ti falsifikon firmën e një shteti amerikan dhe fiton një tender për te ndërtuar një rrugë 40 milionë euro ky nuk është një problem. Ama nëse një anëtare e AMA-s voton për heqjen e një gjobë 1 milon lekëshe për një kabllor atëherë ti e ke vendin në burg.

Në këte mënyrë janë zgjidhur dy nyje, e para kënaqen kërkesat e oligarkut mediatik dhe e dyta kjo akoma më e rëndë, jepet zyrtarisht licenca për të vrarë demokracinë. Dje ishte rradha e Suela Mustës!.../Syri.net

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Gramoz16/06/2019 15:41

Per lirin qe vetem i lir nuk eshte, por thjesht nje skllav i ridhjerjes komunisto-edveriste. Ne rast se ligji eshte i barabart per te gjithe, atehere pse Saje qorri eshte i lire?! Pse Damiani dhe Afrimi jane te lire?! Pse Gjush akullorja, kryetari bashkis se Shijakut, deputeti Shijakut Ndraxhi, kryetari i ridhjerjes ne Shijak jane te lire?! Mbi te gjithe, pse arkitekti kanabizimit me pasoja katastrofike per vendin, Edver Taqi Xibraka eshte i lire?! Shko o Lir, o skllav i koheve moderne, shko e gje portalin qe i pershtatet skelleverve si puna jote dhe aty ha mut as te duash!

Daj Jaku16/06/2019 10:12

O Ilir ! Ligjet e shtetit nuk i ka shkruar Zoti në ato plkakat e gurit që ja dha Moisiut. Ligjet e atij shteti kriminel gjaksor i shkruajti babai yt. Sistemi i komandantit që ta thotë qartë që gojën duhet ta përdorësh vetëm për të ngrënë bar dhe të lëpish bythën komandantit, babait tënd, sepse përndryshe të vret, është sistemi më kriminal e gjaksor që ka egzistuar në histori. Agim Mustës nuk i vinte era e mutit në gojë, sepse thonte të vërtetën me kurajo njerëzore, ndoshta i vinte era gjak nga torturat e përbindëshave të tyt eti. Era mut vjen goja jote e fëlliqur nga lëpirja e bythës të tyt eti, ndaj të cilit edhe ti vetë i biri, dhisje gjak e mbushje brekët nga frika. O rracë e mallkuar, edhe yt bir, nipi i komandantit gjakatar e të çmëndur, nuk gjeti tjetër të bëjë veçse fabrikës së drogës në Xibrakë. Ilir e ke emrin por vetëm i lirë nuk je. Je peng i krimeve të tyt eti dhe shërbëtorëve të tij kriminelë njëlloj si ai. I bëj thirrje redaksisë të "Syrit" mos të botojë komente të fëlliqura me etje shtazarake për dhunë, burgje dhe gjak nga njerëz me të sëmundje të rënda psiqike.

Kot fare16/06/2019 09:59

O syri, pse na detyroni qe ne mengjes te prishim gojen me mostra si ai qe ka folur aty pak me perpara....
O pleh, nuk e di kush eshte Agim Musta por mjafton qe hap ti halene dhe e kuptoj qe, per kete pjese ka qene burre i mire. Ideja qe ne ate kohe po te mos flisje ishe ne rregull ka kohe qe qarkullon dhe gati-gati e pranojne ..... Eshte nje perpjekje e ndyre qe, edhe ne kete rast ta kete fajin ai qe foli, se mostra si ju qe e denonin nuk kishin faj...
Vemje te diktatures qe kane dale perseri ne siperfaqe dhe gati krenohen se bene detyren dhe zbatuan ligjin.
Dhe mire na e bejne...
Kur nuk i moren ti denonin per krime kunder njerezimit, per akuza false, per mashtrime, per kurveri e per te gjitha veset qe keta mostra i kishin ne ate kohe, tashti mund edhe te flasin....
Bile na duhet edhe ti degjojme....
Mire te na e bejne kur nuk nxorrem nje ligj qe kush mbron publikisht krimet e komunizmit te denohet.. Dhe kaq e kishim detyrim ta benim. Ne mos, per ate qe kishin bere, te pakten te mos na e perplasnin ne fytyre maskarallekun... sic.

Askushi16/06/2019 09:53

O Liri

Si munde te pranosh si normale nje sistem qe te denon pse flet, te kycesh gojen. Harrohe dhe te shpetoj nje fjale e te shkosh ne burg. O trap njeri me kete llogjik plere. Para ligjit te barabart thua ti o plere, po Tahiri, Gjiknuri, Geroni, Taulanti me Jares, po gjushi, po sejdini.. keta pse nuk i kap ligji o funderin

liri15/06/2019 23:58

Agim Mustes i hante mut goja ne nje sistem qe te thoshte qarte mos fol, beri burg sipas ligjeve te shtetit ndersa kjo e bija ka marre para ne kembim favori, dhe ska lidhje me denimin e te atit. perpara ligjit jemi te gjithe te barabarte.

vera15/06/2019 22:20

po, oligarku mediatik, rregjistrohet ne trurin e njeriut, si licenc per te vrare DEMOKRACINE!

Askushi15/06/2019 21:20

Kemi te bejme me nje gangester te plotfuqishem. Nje gangester Stalinian. Shqiperin e presin dite te zeza. Te gjithe si delet tek kasapi do te ikim nese nuk bashkohemi, nese nuk reagojm, nese nuk ngrihemi. Kjo bish nuk do permbahet.

Shto koment

Denonco