Doni fakte për çmenduritë e Ramës?

Doni fakte për çmenduritë e Ramës?

Nga Agim Xhafka - 11/06/2019

Shihni rendin e ditës të kuvendit të enjten. Do gjykokan dekretin e Metës për anulimin e zgjedhjeve!!! S’ka më anormalitet. Njësoj psh; si gjinekologu t’i kërkojë llogari shtatzënës pse ajo nuk mban në mitër vajzë, por do të lindë djalë.

Vazhdojmë.

Ja, fakti tjetër, në krye të sulmit ndaj presidentit është Ruçi, skorja e komunizmit. Një dallkauk dhe injorant kokë e këmbë. Koha e ka lënë 40 vjet pas, ai vendoset në krye të një partie që ndiqet nga një pjesë e mirë e popullit.

Pse? Se Rama është çmendur. Për ca vota kasketash që i duhen e le Shqipërinë të hiqet zvarrë dhe Ruçi të ‘shkëlqejë’ nga arritjet gjuhësore në majë të kuvendit. Apo kryetar të ligjeve vendos një lake që nuk ndjen turp kur bëhet qesharak, mjafton të arrijë Rama orgazmën e çastit.

Doni më? Vetëm një i sëmurë psikik guxon të bëjë pakt me malavitën dhe të sjellë në Kuvend përfaqësues të saj. Deputetë dallkaukë dhe analfabetë kemi pasur ndër vite, por kriminelë dhe vrasës na i solli veç i sëmuri.

Faktet nuk rreshtin. Ky delirant për të kënaqur epshet e tij të protagonizmit mbylli brenda orës një televizion dhe sipërmarrësin italian e quajti kriminel. U shtriq në ekran si maçok i nginjur nga qumështi dhe pas tre vjetësh i erdhi shpagimi, të dëmshpërblejë 140 milionë euro për ca pordhë që hodhi online.

Tani hesht në atë krah, hesht se do nisë luftë me mullinjtë e Metës. Që rrotullohen e bluajnë produkt, por që të çmendurit nuk i duhen se ia prishin lodrën që dëfren.

Kryeministri shqiptar është i vetmi që ka kaq e kaq ekskluzivitete.

I pasur në gomarllëqe, sa një sheik. Që nuk shkon në zyrë, që km e autostradës e jep për 20 milionë euro, që mban kosh basketbolli në punë,që i vesh muret me flutura, që nëpër pritje shkon me atlete e poture, që bën fushatën e partisë me lekët e qeverisë, që borxhet i merr për shlyerje borxhesh, që për kaq e kaq vjet mezi ndërtoi 200 metër rrugë, që atdheun e ka dhënë nën qeverisjen e oligarkëve edhe për 35-40 vitet e ardhshëm, që opozitën e emëron dhe që banon në bunker si urith.

E mbi të gjitha që bashkëpunëtorë më të ngushtë ka një shpifës me vendim gjykate që nxjerr pështymë kur llomotit dhe një zonjë që i thërret atij orë e minutë, o Skënderbe, si je Skënderbe, nxirre shpatën Skënderbe...

Çudia nuk qëndron te budallai që kemi. As te mitingjet me karrige udhëtuese. Qëndron te heshtja dhe qetësia e garnizonit socialist. Edhe në diktaturë brenda asaj partie ndodhte të dëgjohej ndonjë zë ndryshe. I mekur, por ndjehej.

Tani heshtje varri.

Po vdes partia apo socialistët janë në përgatitje të betejës për ta shporrur monstrën? Si qetësia para stuhisë?

Rama është një i sëmurë që qysh larg i kuptohet lehtë diagnoza. Faktet janë aq me bollëk sa mund t’ia kalojnë edhe librit ‘1001 netët’.

Do bëjë bujë lajmi në se ndonjë ditë ky njeri do të sillet thjesht si njeri. Por mbase nuk do jemi me aq fat që ta shohim në normalitet.

Do na ngelet në kujtesë si i çmenduri që gëlltiti 6 vjet nga jetët tona...

/Shkruar nga Agim Xhafka për SYRI.net 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

N11/06/2019 18:09

Kur e thua keshtu i behet qefi, se filline dhe e lidhe budallallikun me magjine. Kaq val i kap truri, me shume snuk.

Shto koment

Denonco