Bëjnë mirë t'i dorëzojnë ato mandate

Bëjnë mirë t'i dorëzojnë ato mandate

Nga Ylli Manjani - 08/06/2019

Deputetët zëvendësues, pavarësisht arsyeve që patën kur morën mandatet, duhet të kuptojnë se i shërbejnë vendit në mënyrë besnike nëse i dorëzojnë ato mandate.

Nëse kanë pak ndjenjë shoqërore e solidariteti me popullin shqiptar, duhet t'i lënë ato mandate. Shqipëria vlen më shumë sesa rroga e deputetit! Ndenja në atë parlament i jep atë pak frymë që po merr qeveria më e keqe pas asaj të Adil Çarçanit.

Është qeveria që riktheu izolimin ndërkombëtar të vendit. Riktheu shtetin, policinë e gjykatat politike kundër njerëzve që protestojnë. Riktheu drejtësinë popullore. Riktheu votimet moniste që i shet për zgjedhje. Është qeveria që na damkosi ndërkombëtarisht si popull trafikant e drogaxhinjsh. Është qeveria që po na rikthen vizat. Etj etj.

Nuk ka stabilitet me një qeveri të tillë!

Ndaj mirë bëjnë t'i dorëzojnë atë mandate e të bëhen pjesë e familjeve të tyre politike, aty ku e kanë vendin real. Në ato familje ku edhe u promovuan në lista si kandidatë për deputetë!

Jam i bindur që shumë prej atyre ary mendojnë kështu. Nuk është as turp e as vonë të veprojnë kështu si mendojnë! Ndjenja ende aty është e kotë, sepse edhe ai pak ajër po i mbaron qeverisë anti shtet!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Pati08/06/2019 22:03

Vendos perendimi jo ju.

ervin08/06/2019 20:18

Erli Murati i moderuar. Hahaha. Kur doli ne debat me Ramen e kundershtoi ashper. O Edo - i tha - me 1 gisht e kemi lene jo te tre pernjehere brenda. Analist me taban jo dokudo. E beri Rama palaco ne nje debat dhe ky vazhdon ter ver. Ky meriton edhe 4 ne mos 5 njeheresh si Lo Vangjeli dhe superstari Mutch Nano.

Haxhi Qamil Xhabfti08/06/2019 18:06

Ketyre bashke me Edvin narkomanin nuk ua ndjen as per fuqite e medha sa te kene Durrein ene Shijakun. Po leni o Manjan te shkerryen ne shurren e vet, nuk ka vlere fare po fare nese ikin apo rrine ne ate hale qe ketyre u duket parliament. Historian e tyre filloi dhe mbaroi me turp dhe take zotit nuk zgjati as sa e kishin menduar keta funderrina ne kuptimin e plote te fjales.

Gjushi me vlla Titin08/06/2019 16:56

Dëgjoj shpesh që edhe një pjesë e madhe e mediave apo analistë të majtë, kritikojnë me fakte Ramën apo partinë socialiste, dhe nuk harojnë të shtojnë se fajin e ka edhe PD apo Berisha..
Problemi kryesor i Shqipërisë në këto vite të tranzicionit, ka qenë korrupsioni e kriminaliteti.veç përdhunimit të zgjedhjeve.
Duke dashur ti besoj këta mender me thënë anal-istë që përgjithësojnë njëlloj të gjitha partitë e gjithë politikanët, sadoqë jam përpjekur që të gjej ndonjë kapobandë të lidhur me PD, sepse më dalin faktikisht banda e kapobanda që të gjithë kanë qenë të lidhur me socialistët.
Bandat kriminale shqiptare, filluan të bëhen të rrezikëshme, veçanërisht me "revolucionin revanshist enverist" të 97-tës.
Po përmend disa emra të njohur që më kujtohen e që të gjithë kanë qenë të lidhur me socialistët.
Duke filluar që nga bandat e Zani Çaushit, Aldo Bares, Lul Berishës, Nehat Kullës e në vazhdim Shullazit, bandat e Elbasanit, të Shkodrës Habilëve e Xhafëve në Vlorë, Kokëve e Avdylajve në Durrës, që të gjithë rezultojnë sa kanë pasur lidhje me qeveritë socialiste e nuk më del asnjë emër nga ndonjë bandit që të ketë pasur lidhje me qeveritë demokratike.
Ndoshta mund të jem subjektiv e të mos më kujtohet ndonjë bandit "i PD", por do ti lutesha ndonjë gazetari "të moderuar" si Erl Murati që të më ndihmojë për të gjetur ndonjë bandit demokrat.
Dij që vërtetë ka pasur shqiptarë edhe të persekutuar e bile votues të PD dikur, që kanë krijuar banda kriminale, ama edhe këta pasi i janë futur rrugës mafioze, lidhjen e kanë vetëm me socialistët.
Përse vallë i tërheq kaq shumë "socializmi" banditët ?

Edlir Rameta08/06/2019 11:41

I nderuar z.Manjani ju pershendes per thirjen tuaj qe i beni "deputeteve"por a mjafton vetem thirja juaj?!jo,ju lutem pervec thirjes te takoheni personalisht me keta deputete te genjyher nga Rrrrrrrrrrugaci Edvin Kristaq Droga.Pra takohuni personalisht me keta deputete dhe bindini se duhet shpetuar shqiperia nga lufta civile qe po kerkon ta fuse i cmenduri peneli i Spiro kolekes .Ju flm per mirkuptimin.

Shto koment