Mbrëmë, narkoshteti cullak me të gjithë shëmtinë e tij në pasqyrë!

Mbrëmë, narkoshteti cullak me të gjithë shëmtinë e tij në pasqyrë!

Nga Sali Berisha - 07/06/2019

Mbrëmë, në tre ekranet televizive private kombëtare, u shfaq cullak me tërë shëmtinë e tij, narkoshteti i Edvin Kristaq Drogës në përpjekjen “in ekstremis” për të mbuluar veprën e tyre kriminale: grabitjen me klane mafioze, vrasës, trafikantë, përdhunues, që me terrorin, kërcënimin, qytat e revoleve, paratë e krimit, grabitën votat dhe mandatet e qytetarëve shqiptarë.

Përpëlitjet e mafies shtetërore në debatet televizive të mbrëmshme janë të papërsëritshme, ndofta në historinë botërore të mediave.

Pas publikimit të regjistrimeve të klanit mafioz Avdylaj, të cilat faktonin në mënyrën më të pakundërshtueshme se shteti mafioz aktual në Shqipëri kishte për drejtues të liderit të vërtetë, Astrit Avdylin, i cili merrte të gjitha vendimet në qarkun e Durrësit me dijeninë e plotë të kryekreut elektoral e narkoqeveritarët.

Në përfaqësim, në mbrojtje të shefit të vërtetë të tyre Astrit Avdyli, dolën mbrëmë njeri mbas tjetrit:

Edvin Kristaq Avdyli, i cili mbrëmë u faktua, siç do t’ia thyente turinjtë në debat, Agron Gjekmarkaj, si shërbëtor i Tit Avdylit. Ai u përpoq të shiste edhe Gjushin, por sulmi i vetëm për Avdylin dhe veprën e tij kriminale, mbi të cilën ngrihet karrigia dhe narkomazhoranca e tij e krimit, ishte se Astrit Avdyli ishte militant i PD.

Në tv. Klan ishte Vangjush Dako Avdyli, i cili faktoi veten se ishte një skllav i Astrit Avdylit. Ai, vrasësin dhe trafikantin Avdyli dhe komunikimin e tij me të, e konsideronte si me një qytetar normal, paçka se jo qytetari normal -  por vrasësi dhe trafikanti Astrit Avdyli, - nga përgjimet rezulton urdhërdhënësi dhe vendimarrësi i plotëfuqishëm i qarkut të Durrësit. Por kulmin në mbrojtje të Tit Avdylit, Vangjush Avdyli e arriti kur humbi kontrollin dhe u vërsul me tërbim kundër atyre, që sulmonin klanin e vrasësve, trafikantëve të Avdylëve.

Shqiptaret nuk mund t’u besonin veshëve se si Vangjush Avdyli dhe jo Astrit Avdyli, çirrej si i tërbuar në ekran “se po hidhni baltë mbi klanet kriminale” për të mbuluar dështimin e deputetëve të opozitës.

I treti nga narkoshteti, në ekranet televizive, ishte Erion Braçe Avduli, për të cilin jo Avdylët dhe narkoqeveritarët lidhje kriminale të tyre -  duke filluar nga kryekreu i meduzës, Edvin Kristaq Rama, vazhduar me Gjush Avdylin, Blend Avdylin, Ilir Avdylin, Jurgen Avdylin -  por prokurori që i hoqën dosjen e hetimit të tyre, është fajtor i kësaj afere.

Përveç kësaj, Erion Braçe Avdyli, edhe kur erdhi problemi tek përgjegjësia, sipas tij, përveç prokurorit, ai duke mbrojtur Avdylët deklaroi se përgjegjësi kishin disa nëpunës të vegjël dhe njëlloj si kreu i tij, nuk shiti Titin, por bëri kurban Gjushin, vartësin e tij.

E shtuna po vjen, vetëm kryengritja popullore mund të pastrojë Shqipërinë nga fundërrinat në pushtet, që e shndërruan Shqipërinë në delen e zezë, në narkoshtetin e vetëm dhe të parë në Europë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp09/06/2019 21:29

Gramoz, ta kam dhene nje pergjigje, ti vazhdon ti biesh fyellit ne te njejten vrime.Bile Ti nuk i bije fyellit, ti i bije trumpetes,ti je ushtar i revolucionit,je ne fushim ,duke pregatit molotov,apo po dremit dhe shef endra sikur une jam pergjegjesi direkt, qe revolucioni nuk po jep frutet e duhura, Rama Ik.

Gramoz08/06/2019 17:26

Vazhdo Krasas morri kuq, ne gjurmet e hajduterise dhe spiunllikut me origjine nga katundi tepelene. Te fala kriminelit Shefqet dhe Termet Peçi, kryesigurimsit te Enver dylberit, Gramoz salaris, horrit dhe birit te sadistit Et'hem, Skender(Sasha) qenushit dhe shum e shum horrave te zinxhirit komandues, ne narkopolicine e faqeziut Edver Bajga.

krasasi tp07/06/2019 19:01

Siç e dini Z.Berisha,"revolucioni" ka momentin e vet.Kushtet objektive dhe subjektive, vihen ne nje vije ashtu siç ne nje arme, thepi me shqekzen."Revolucioni" i vonuar eshte i destinuar te deshtoj.Z.Rama ju mundi politikisht.Jo çdo e keqe vjen per keq.Ka gjithmone nje fillim te ri.Ngaqe i kemi konsumuar te gjitha variantet e perplasjeve per jete a vdekje, per dominim dhe supremaci, jashte rregullave te nje sistemi demokratik, ku alternimi i pushtetit vjen si konkurim alternativash per, kush ben me te miren, me kosto me te ulet,dhe jo pazareve okulte,dhe ne kushtet kur "sovranitetin" e vendit ja keni besuar "guvernatorit"te jashtem ONM,s'na ngelet gje tjeter veç te merremi vesh, per nje bashkeqeverisje PS-PD per nje periudhe kalimtare.Koha i sheron plaget dhe politikanet vizionar, punojne per brezat.Nje nipçja im 5 vjeç ka ka tre muaj qe vjen verdall rreth baneses dhe bertet sa ka ne koke, "Rama ik,Basha hajde".Edhe ne mos i sjellte Z.Basha ndryshimet qe kerkohen, te pakten do qetsohet nipçja dhe une gjyshi, do bej nje sy gjume rehat.Do me ngelet merak qe do iki ne ate bote,pa u zbardhur gjithe dosja 339.

Shto koment

Denonco