Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Narcos-Xibraka, Olsi Rama në krye të bandës?

Unë i sfidoj! Komision hetimor në Akademi! Për shpërdorimet finaciare dhe spiunët e Sigurimit!

Unë i sfidoj! Komision hetimor në Akademi! Për shpërdorimet finaciare dhe spiunët e Sigurimit!

Nga Artan Fuga - 27/05/2019

Përse janë mobilizuar më kot me gënjeshtra dhe fyerje një tufë lehësish me diploma të dyshimta, që ju djeg respektimi i shtetit ligjor, transparenca financiare, kërkimi shkencor i pavarur dhe demokracia! Une i sfidoj duke ua treguar të vërtetat e tyre pa rreshtur një për një, dhe duke i injoruar! 

Me dhjetramijë intelektualë, studentë, qytetarë, dashamirës më ndjekin këto ditë në çdo status që publikoj këtu duke denoncuar Akademinë e Shkencave, uzurpuesin e saj dhe Edi Ramën për puçin institucional në Akademinë e Shkencave!

I falenderoj pa fund! Mos kenë fare merak ata!

Por edhe një tufë lakenjsh janë mobilizuar të shpifin, fyejnë, le të vazhdojnë, kot e kanë! Nuk dëgjoj fare nga ai vesh!

Ish-kapterri në lirim i shkencës së paqenë kërkon të mbulojë puçin duke më sulmuar! Një gjoja historian, genocidist, ish-kapterr në lirim edhe ky, edhe ky gënjen si derr, duke u kapur pas xhaketës të shqepur të vjehrrit në sajë të miqve të të cilit fiton cdo çmim akademik për shkarravinat e veta!

AntiHamletit që e ka bërë akademinë babë e nënë nuk i shqitet bytha nga kolltuqet e Akademisë prej 100 vjetësh!

Një ish kapterr i ajrit në rezervë nga që nuk fluturon dot, gëmon si urith dhe e quan veten arqeologjist!

Një tjetër infermier te një magazinë popullore e gradës të fundit me cmime të liberalizuara, që formon mjekë pa laboratore dhe klinika pështyn duke shkruar fraza analfabeti në gazetë!

Lepurja psikopate që si trashëgimi ka nga njera anë Komisionin e Internimeve dhe nga ana tjetër Tufëzimin dhe urinë e shqiptarëve, të dyja krime të pashkrueshme, nga ana e anës hedh helm, ndërkohë që ka ikur nga sytë këmbët nga Shqipëria se mos e shqyenin njerëzit!

Unë nuk do të merrem me ta. I fal dhe i përbuz!

E para sepse poqese merrem i vlerësoj shumë. 
E dyta, sepse nuk kam kohë të harxhoj me ta! 
E treta sepse si akademik unë nuk mund të sillem në këtë rast si analist meqë kam detyrë zyrtare! 
Unë nuk dua të jem opinionist, unë veproj!

Unë sfidoj.

Një shkelje të më gjejnë një! 
Le të shohin librat e mi botuar në Europë, por nuk ja vlen të flasë për ta! Titujt shkencorë në vend dhe në Perëndim!

Unë i sfidoj!

Unë i kërkoj komisionit të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik të Kuvendit dhe cilitdo deputeti që të propozojnë ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për të hetuar në akademinë e shkencave !

Abuzimet dhe shpërdorimet financiare !
Dëmin kolosal dhe mashtrimet me raportimet për rezultatet shkencore!
Krimin elektoral të uzurpimit të akademisë të shkencave nga kapterra në lirim

A ka spiunë të Sigurimit në Akademinë e Shkencave?

Kapterra, majore dhe nëntogera në lirim ose në detyrë?

Le ta ngremë këtë komision hetimor parlamentar dhe të shohi publiku se çfarë do të dali nga heqja e fletëve të lakrorit të asaj që quhet Akademi Shkencash, jo sot, por që nga koha kur drejtonin ata që ndonjë prej tyre është shekullor tashmë atje!

Çelini dollapet dhe sëndyqet ! Transparencë publikut! Mos mbulojmë çështjet me të shara komshijesh nga dritarja në dritare!

Unë sfidoj!

Ta kërkojë edhe Akademia e Shkencave ngritjen e këtij komisioni hetimor që të shplahet nëse është e pastër.

Pastaj çështja mbyllet! Me transparencë!

Kam pesë vjet që i kërkoj Ministrisë të Arësimit dhe KLSH të dërgojnë audite në ASH!

Ose nuk vijnë ose kur vijnë e bëjnë si ajo e gjora që kishte humbur unazën në pyll dhe e kërkonte në bulevard. Kur e pyetën se përse e kërkonte aty dhe jo ku e kishte humbur, budallaqja e hutuar u përgjigj : Sepse këtu ka dritë, në pyll është shumë errësirë!

Unë i drejtohem Kuvendin të Shqipërisë, Komisionit të Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik ta ngrenë këtë komision hetimor!

Eshtë detyra e tyre!

I sfidoj!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Endriti apo nuk er ndriti!27/05/2019 12:06

Pershendetje z. Fuga!
Ne radhe te I-re te uroj shendet dhe jete sa me te gjate qe ke lindur e jeton ne Shqiperine tone.
Ne radhe te II-te te urrej sepse ke qene bashkepunetore dhe per nje te mijtat e sekondit me ate injorantin qe ka qene zevendesminister i arsimit, Arber Mazniku, ne jam i sakte. (etc.)
Ne radhe te III-te te urrej sepse ne te gjitha shkrimet e ketyre dy a tre viteve te fundit qe te kam ndjekur kam dal i zhgenjyer prej tyre
dhe
ne radhe te KATERT, une, ne te vertete nuk te urrej se jam shqiptar, por i nderuari profesor shpresoj qe te qendrosh ne anen e te vertetes dhe pse duhet te mohosh nje pjese te vehtes.
Te uroj nga zemra, sa me shume shkrime per kete "Oranin" tone.

Profesor!
Nga zemra te uroj, vertet, nje shendet sa me te mire.

flori27/05/2019 10:17

Mbeshteje profesorit tim te nderuar. intelektualet e mirefillte sfidojne, pseudo intelektualet/xhepaxhinjte/lepiresot e parave te pushtetit lajkatojne per perfitime personale. Veting per akademiket/per ata qe kane tituj shkencore me bemat e Enverit/per ata qe kane qene spiune/per ata qe kane abuzuar me titujt shkencore/per cata qe kane abuzuar me FONDET, PARATE TONA PUBLIKE.

Luan mullai 27/05/2019 08:48

Profesor ; keni ndonje fjale per doktoraturat plagjiature , tituj pa fund qe mbajne profesore dhe pilitikane ne menyre te pa merituar. Kete teze e ka ngritur i pari Taulant Muka . Nji fjale nuk keni thene ju .dhe jeni po aq fajtor sa ato qe i mbajn me pa te drejt .po e mbyll me thenien e Sokratit , padija eshte zanafilla e te gjithe te keqijave ,

shqiptar27/05/2019 08:47

Mbështes plotësisht shqetësimin e profesor Fugës për farsën e zgjedhjeve të pseudo shkencëtarëve në Akademinë e shkencave.
Por ajo që më habit në formulimin e kërkesave të tij, është se zgjidhja do të vijë nga një komision hetimor ne parlament.
Në cilin parlament ?
Mendon vërtetë profesor Fuga se Shqipëria ka një parlament normal ?
Ja do të ngarkojë "doktor" Rruçi një "komision hetimor" me përbërje "pluraliste" me "doktor" Ballën e "doktor" Kujtim Gjuzin.
Po a mund të shpresojnë edhe gjimnazistët e jo më intelektualët më të shquar të këtij vendi, se zgjidhja e problemit të Akademisë së shkencave do të vijë nga këta "doktorë" ?

Daj Jaku27/05/2019 08:31

Shumë dakord Profesor. Këtu fillon demokracia. Kur edhe shkenca bëhet moniste, gjithçka ka mbaruar, jemi kthyer 150 vite mbrapa dhe 60 vite anash. Nuk dihet se nga endemi. E ka thënë troç me këngën e tij Ilir Vrenozi, më banalitet nuk ka si bëhet. Demokracia fillon me trasparencën..në parlament..kur ta kemi parlamentin...në Qershor.

Shto koment

Denonco