Letra e 5/ Dhi e zgjebosur me bishtin përpjetë…

Letra e 5/ Dhi e zgjebosur me bishtin përpjetë…

Nga Kastriot Islami - 26/05/2019

Nga Kastriot Islami -

sRama është i çoroditur dhe në panik. Gjëndja e tij është shumë e rëndë, e kupton se është pa shpëtim por prapëseprap përpiqet të shpëtojë cmund të shpëtojë, të paktën pasuritë e grabitura por edhe shmangë ndëshkimin e paevitueshëm… Ndër të tjera ai ka marrë mesazhe të qarta e të forta nga ata që ai është përpjkeutr tu ngulë thikën pas shpine:

i) dëgjo qytetarët në protestë; ii) zgjedhjet pa opozitën s’janë demokratike, e iii) dorëheqja nga posti i kryeministrit është në rend të ditës.

Këto janë arsyet e vërteta përse shkruan letra njëra pas tjetrës. Si të shkruante letra nga ferri ku gjëndet cdo ditë e cdo natë…Nga njëra anë lutet nga frika e paniku por edhe kërcënon nga inati e tmerri i ndëshkimit… Kërkon vetëm të negociojë largimin…që do të thotë se “është gati të largohet, po të mos ndëshkohet… Është gati të japë gjithcka deri edhe dorëheqjen nga posti i kryeministrit por vetëm të gëzojë gjithcka ka grabitur…është gati ti lërë të gjitha por vetëm të mos engacmojnë në të ardhmen…pra ti shpëtojë ndëshkimit…”

Kujton se duke fituar kohë mund të shmangë apo do të shtyjë largimin, prandaj lutet e lëpihet për negocim/dialog me opozitën…me të vetmin synim të mund të negociojë që të mos e ndëshkojnë dhe të mos i prekin paratë e vjedhura, pronat e grabitura, deri edhe ERTV që e gënjen mëndja se do të mund ta mbrojë në të jetën e tretë... 

Harron se këtë shans e humbi në 2017 kur mund të kishte hedhur hapin e parë drejt jetës së tretë, ndoshta edhe duke i falur gabimisht shumë gjëra se bëmat e tij ende s’ishin bërë kaq shumë revoltuese…

Por hajdutëria kriminale e 2017 dhe bëmat e zullumet e dy vjetëve të fundit e kanë nxjerrë lakuriq…e kanë bërë të urryer… Dhe ajo që e ka shndërruar në një dhi të zgjebosur që kundërmon jo vetëm në Shqipëri por edhe kudo në rajon e të shumë kryeqytete të vëndeve të BE është harakiri me Thacin e Vucic për ti futur thikën pas shpine kancelares Merkel, për të hedhur Kosovën e rajonin në erë, sepse ata që i marrin shumë para e këshilluan se kjo është e vetmja rrugë për të ruajtur pushtetin personal…

Dhe tani që këtë dhi të zgjebosur e kanë parë të gjithë, shqiptarë e ndërkombëtarë, i është rikthyer lutjeve dhe jargavitjeve, lëpirjeve dhe qyrravitjeve për dialog e negocim me opozitën…por askush nuk e beson, askush nuk e qas më këtë hajdur të ludhur me kriminelët e trafikantët, këtë “ganster” që ka mbushur faqet e mediave gjermane…

Por tani që ka shumë pasuri të grabitura, herë pas here, acarohet dhe tërbohet që i duhet të lëpihet njëlloj si në fillim kur duhet të qarravitej derisa të kapte bashkinë e Tiranës, PSSH e të fitonte në 2013 duke thirrur në ndihmë LSI që ishte përpjekur për ta “varrosur”… Ky tërbim e shtyn të kërcënojë, të nxjerrë dhëmbët e implantuar…dhe të ngërdheshet…Gjithë kjo sjellje e dyfishtë e bën të duket në sytë e të gjithë si një dhi e zgjebosur, që tund bishtin përpjetë… Kundërmon nga zgjebja dhe s’e kupton se bishti përpjetë e bën edhe më të neveritshëm e më qesharak…

Të gjithë kënaqen e qeshin me letrat e tij, sepse të gjithëve ju del para syve dhia e zgjebosur që mban bishtin e “krenarisë” përpjetë por harron se cfarë i duket poshtë bishtit… Është në gjëndje shumë rëndë dhe këtë e kuptojnë dhe shprehin jo vetëm kundështarët por kanë filluar ta diskutojnë edhe ata që ka afër, madje edhe ata që shumë afër…Ndërkombëtarët po ashtu…

Dhinë e zgjebosur me bishtin përpjetë tani e vëzhgojnë të gjithë…e duan ta heqin qafe…

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

albana27/05/2019 09:47

Nje nga shkrimet me te goditura....

Bona26/05/2019 23:08

Hahahaha.
Tamam dhi e zgjebur.
Rama iK.

Shto koment

Denonco