Nga ‘kazani’ po i vjen fundi

Nga ‘kazani’ po i vjen fundi

Nga Enton Palushi - 25/05/2019

70 vjet më parë, Gjermania do të miratonte Kushtetutën e saj, në kushte krejt të pazakonta. Grundgesetz-i ose Ligji Themeltar, një dokument i gjatë, u hartua nën mbikëqyrjen e Aleatëve nga viti 1948 deri në vitin 1949.

Teksti final u kompletua më 8 maj të vitit 1949, u miratua nga britanikët, francezët dhe amerikanët më 12 maj dhe hyri në fuqi më 23 maj të vitit 1949. Filozofi Peter Sloterdijk, i cilësuar së fundmi si ‘koka më e zgjuar në vend’, thotë se është akoma një befasi se si gjermanët u kthyen nga një vend me potencial shkatërrimtar në nxënësin më të mirë të demokracisë.

Për shumëkënd, Gjermania ishte një bast i humbur: vendi mund të kthehej shumë shpejt në një shtet të dështuar. Por si ia doli Gjermania që brenda disa dekadash të kthehet jo vetëm në lokomotivën ekonomike të Europës, por mbi të gjitha në një shembull të demokracisë? Ekspertët besojnë se media e lirë kishte një rëndësi vendimtare.

Kur gazetari i Bild, Peter Tiede, u vu nën valën e sulmeve në Facebook për shkrimin e fortë, ku Shqipëria cilësohej si një shtet mafioz në duar gangsterësh, ai tha diçka që e kishte parashikuar më herët edhe MAPO. “Nuk e kam shkruar artikullin për publikun shqiptar, por për atë gjerman”, shkroi ai në FB.

E vërteta është se nuk ishte gazeta Bild që e nisi serinë e shkrimeve me tone të forta nga ‘kazani’ mediatik gjerman kundër qeverisjes shqiptare. Treshja e televizioneve publike, DW, ZDF dhe ARD kishin kohë që po shkruanin për situatën në vend. Vetë ZDF shkruante se Shqipëria është nën kontrollin e mafies. Se çfarë diference bën etiketimi ‘shtet mafioz’ me ‘shtet nën kontrollin e mafies’, kjo pak rëndësi ka. E rëndësishme është që këto media po përgatisnin terrenin për atë që do vinte së shpejti: reagime të forta nga politika gjermane, ku kërkohet jo vetëm shtyrja e zgjedhjeve, por nuk cilësohet më as tabu largimi i kryeministrit Edi Rama. I atij kryeministri që shtypi i vendeve gjermanishtfolëse e kishte vlerësuar jo pak herë gjatë kësaj kohe.

Rama ishte personazhi që i mahniste, një artist i kthyer në politikan, një ish-basketbollist që vizatonte kur takonte zyrtarët e lartë, një njeri që kishte vendosur të ndryshonte Shqipërinë me ngjyra dhe të luftonte të keqen me të bukurën. Një njeri që i befasonte kur e quante vendin e tyre të mërzitshëm dhe Shqipërinë plot jetë me kaosin e saj. Mirëpo kur ky kaos nisi të zbriste në rrugë kundër tij, fillimisht me studentët dhe më pas me opozitën, u zbulua se personi i mërzitshëm ishte ai që nuk bënte gjë ndryshe nga autokratët e tjerë.

Shumë shpejt u zbulua se pas fasadës fshihej një kombinim toksik i qeverisjes, me krim dhe korrupsion në nivele befasuese, ku një kilometër rrugë kushton 20 milionë euro e ku një pishë blihet sa paga minimale e dy viteve punë të një shqiptari. Një vend ku si askund në histori, dy ministra të Brendshëm dalin të lidhur me drogën dhe krimin e organizuar. Madje kur mediat gjermane kishin nisur ‘monitorimin’, ai vazhdoi të bënte atë që dinte më mirë, në fushën më të ndjeshme: te dija. U nis për të shuar protestën studentore dhe përfundoi duke ‘kapur’ universitetin. U ‘ça’ duke folur për pavarësinë e Akademisë së Shkencave dhe e futi në ‘xhep’ në momentin më të parë.

‘Kazani’ që po ziente në Shqipëri prej kohësh nisi të ‘derdhej’ edhe jashtë, si shenjë se gjërat po prekin fundin.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

albana27/05/2019 09:44

Krasasi, mos komente si kodra mbas bregut, ky shkrim, si shume shkrime te tjere, flet realitetin e hidhur te politikes shqiptare, nese edi rama do kishte dhen dorheqjen atehere mund edhe te thuhej nje fjale sadopak pozitive per te, ne pozitat qe eshte vazhdon ta fuse veten ne llumin e sojit te tij, por dhe kuptohet, se eshte lufte per mbijetese thene kjo ""literally

Baxhuli tp26/05/2019 21:05

jo rralle i kam lexuar mender shkrimet tuaja

Ervin26/05/2019 08:14

@ krasasitp
Analiza jote si gjithmone eshte e thelle. Bie dakord me shumecka por jo me perfundimin.
Rama eshte personazh tejet i rrezikshem qe nuk duhet nenvleresuar asnje sekond. po te shikosh historine ka shume gjera te ngjashme midis Rames dhe Enver Hoxhes. Edhe Hoxha ishte nje bohem qe nuk mbante dot asnje vend pune por qe me aftesite e tij si intrigant duke ju lepire te forteve e duke shtypur te dobetit arriti te ngjitet ne maje dhe te mos zbrese me.
Rama hypi ne krye te bashkise dhe me korrupsionin qe instaloi e mbajti deri sa u desh nje puc per ta zbritur. Nje kryetar bashkie qe e degradoi Tiranen si favelat e qyteteve braziliane arriti te zgjidhej shume here kryetar.
Mirepo elitat shqiptare prape u treguan driteshkurtra duke nenvleresuar Ramen si te keqe me te vogel se Bersha. Sot te njejtet qe u angazhuan fort per te rrezuar Berishen bertasin kunder Rames por e kote sepse Rama nuk zbret kollaj. Rama nuk do iki vete kurre. Ai do iki vec po e larguan. Askush nuk do revolucion dhe dhune por qe te mos arrijme atje duhen mbeshtetur protestat. Te behet debat gjithe perfshires por me aktore politike srioze jo me makiaveliste si Rama.
Hapi i pare drejt debatit eshte ikja e Rames.

krasasi tp25/05/2019 18:29

gramoz, mos e lexo opinionin tim nga kaq larg.Zbrit nga mali dhe lexoje nga 'afer'.Nuk ishte qellimi i ketij opinioni, dekuraimi i revolucionit.Ju prifte e mbara ne rrugen e revolucionit.'Megjithate bota rrotullohet'.Megjithate Z.Basha do ulet ne dialog pa kushte.Do fitoj shume nga dialogu dhe do ti humbas te gjitha, nese do ti perkushtohet revolucionit.Si C'E Guevara.

gramoz25/05/2019 17:02

O krasas kokrra e arit, dukesh nga pseudonimi se nga e ke prejardhjen, pra nga morrat e kuq te katundit tepelene. Po si more klluf kryelegenit edver na i qenkerka kthyer ne plus ftesa per dialog, po kaq budallenj i di shqiptaret ti krasas nari tepelenes? Ku ishte ky qenef kryeminister kur opozita ishte ne parlament dhe ngrinte aty shqetesimet e saj, dhe çfar bente edver idioti, a dialogonte me opoziten i degjonte shqetesimet e saj, apo sa dilte ne foltore, tallej dhe ironizonte me opoziten dhe hidhte batuta bajate kunder saj. Tani qe i ka ardhur veza tek bytha, na kerkoka dialog dhe disa bythlepires si ty krasas, ju rezultoka se ky legeni, na paskerka pluse se kerkon dialog ne epilog! Ketij pushti hajduti ordiner, i ka ardhur ora e mortjes dhe kur te vjen ajo, ska force qe ta ndaloje, sado te perpiqen krasase si puna jote nga vendi hajdutve dhe sadisteve te kuq qe po te filloj e ti numuroj me emra, duhet nje nate dimri.

Popullori25/05/2019 13:17

Edi rama erdhi ne PS per ta shkaterruar ate dhe Shqiperine dhe ai arditi. Tani duhet te vije Avni Rustemi qe te shpetojme.

krasasi tp25/05/2019 12:05

Z.Palushi, si djal i kenduar qe je, me siguri e di qe Gjermanise ja zgjati doren SHBA, per ta nxjer nga humnera ku e kish gremisur regjimi nazist.Eshte shume e qarte zoteri, qe nese Shteti Shqiptar eshte shndrruar ne "shtet mafioz" apo "shtet te kontrolluar nga mafia" siç thote ZDF, e ka nje baze apo nje indicie.Ne kushtet kur politikanet dhe media e kazani-t,lajne duart si Pilati, i ngelet SHBA dhe partnereve te tjere miq te Shqiperise, te germojne per prova(provat meren te burimi) per te vertetuar se ne radhe te pare, politikanet shqiptare kane lejuar qe tu iki shteti(per lesh) nga duart dhe qe brenda Shtetit Shqiptar ka funksionuar shteti paralel.Shteti paralel me rrjeten e merimanges qe ka shtrir kudo ndikimin dhe vendimarrjen, duhet te shkoj per lesh, nderkohe qe Shteti Shqiptar duhet te konsolidohet dhe me siguri do konsolidohet, forcohet dhe do kthehet shume shpejt, ne krahe te homologeve te tyre perendimor.Refuzimi per dialog siç bejne segmente te caktuara te opozitarizmit, por edhe segmente te mazhorances, njohja dhe pranimi i pergjegjesise per 'shtetin paralel' dhe oferta e Z.Rama per dialog, eshte kthyer ne nje avantazh politik per Kryeministrin.Dialog pastaj revolucion."Revolucion" brenda sistemit per te ber ndryshimin dhe jo revolucion jashte sistemit 'per te 'ngren armikun' dhe mare pushtetin ne emer te ndertimit te shtetit.Kerkohet gjitheperfshirje per te ber shtet.

Shto koment

Denonco