Opozita, kërkesë për pushtet apo për zgjedhje të lira

Opozita, kërkesë për pushtet apo për zgjedhje të lira

Nga Arben Vata - 24/05/2019

-Përse Rama nuk është dakord për zgjedhje të parakohshme, përderisa thotë se Opozita është e shkatërruar?!

Pyetja kryesore që zotëron sot debatin politik që nga kafenetë deri në studiot televizive është; ‘A është e drejtë kërkesa e opozitës për largimin e Ramës?!’. Tjetra që shtrohet si dyshim : ‘A po kërkon Opozita ta marrë pushtetin në tavolinë?!’.

Ka edhe plot pyetje e kundër-pyetje të tjera, por këto janë pikëpyetjet kryesore, për të cilat duhet thënë se makina e Propagandës qeveritare ka angazhuar mjaft resurse për të bërë të mundur që  qytetarët e pa anshëm të besojnë se Opozita kërkon pa drejtësisht dhe në ngutje e sipër, pushtet dhe jo zgjedhje; shpëtim prej Reformës në Drejtësi, si qëllim i fshehur i gjithë aksionit të fundit politik. Them qytetarët e pa anshëm politikisht, pasi elektorati i dy krahëve është i karikuar dhe ndjek plotësisht logjikën e drejtuesve politikë.

Në kushtet kur vendi po shkon drejt një kaosi politiko-social dhe kur shihet se liderët e partive duket se nuk duan të ndryshojnë qëndrim, është ndoshta momenti që përveçse ‘elektoratit gri’ të kuptojnë më mirë se çfarë po ndodh edhe militantët.

A po kërkon pra Opozita që të largohet Rama dhe të vijë Basha?! Përgjigja është JO dhe kjo bazohet mbi platformën e propozuar prej opozitës për tejkalimin e krizës. Kjo platformë parashikon një qeveri tranzitore (pa Ramën) që veç të tjerash realizon ndryshimet në Kodin e Zgjedhjeve. Ramën nuk e luan njeri nga PS dhe në zgjedhjet e reja të parakohshme ai mund të garojë për kryeministër dhe mund të fitojë sërish. Opozita nuk pranon që ai të organizojë një palë zgjedhje të tjera si ato të 2017. Nëse dikush mendon se ato ishin zgjedhje, atëherë, nuk ja vlen debati. Pra, Opozita nuk kërkon pushtet në tavolinë por garanci për rregulla të njejta, të cilat Rama dëshmoi se nuk dëshiron ti plotësojë.

Ky besoj se është thelbi i debatit politik në Shqiperi. Nga ana tjetër, nëse kryeministri do të ketë vullnetin për të pranuar apo diskutuar mbi platformën e opozitës, do të kuptojë se Opozita nuk kërkon të sabotojë Reformën në Drejtësi, për interes, siç thuhet, të disa drejtuesve të saj. Marrëveshja e mundshme mes tij dhe Bashës, duhet me siguri ta ketë pikë themelore, krahas me Reformën zgjedhore.

Rama ka shansin, mundësin e dhe përgjegjësinë që të kontribuojë për ti dhenë zgjidhje krizës dhe jo të deklarojë se nuk ka negociata me daten e Zgjedhjeve. Nëse me të vërtetë Rama mendon se populli e mbështet me shumicë, përse nuk është dakord për zgjedhje të parakohshme?! Një politikan do të përfitonte nga një situatë e tillë, nëse shifrat do të ishin në favor të tij.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

gramoz24/05/2019 15:18

Eshte e qarte si drita e diellit qe ky zgjebs nuk i fiton me zgjedhjet, prandaj edhe nuk shkon ne zgjedhje te parakohshme, ne vendet ku sundon demokracia, zgjedhjet e parakohshme ndodhin rendom, vetem te superkorruptuarit dhe qelbesirat ordiner, mund ta votbesojne edhe nje here Ridhjerjen e Edvin zorraxhiu.

Shto koment

Denonco