Që Vettingu mos të na kujtojë ‘Plepat’!

Që Vettingu mos të na kujtojë ‘Plepat’!

Nga Ermal Mulosmani - 23/05/2019

Kryeministri Rama, në një përgjigje në rrjetet sociale ndaj deklaratave të mëhershme të Presidentit Ilir Meta, e quajti mungesën e Gjykatës Kushtetuese një gjë më të mirë sesa ekzistencën e saj.

 ‘Më mirë bosh nga Vetingu sesa me djallin brenda’, kjo ishte shprehja e Kryeministrit.

Po të ndjekim të njëjtën logjikë, zoti Kryeministër, duhet ta heqim fare sistemin e Drejtësisë. Nëse Vetingu do të jetë rigoroz sa në rastin e Antoneta Sevdarit, nuk do mbetet as gjykatës e as prokuror në këmbë. Shqipëria ka jetuar me ekonomi informale në një periudhë të gjatë kohe. Është shteti i dalë më së voni nga sistemi komunist dhe një nga shtetet më të varfëra të Evropës.

Gjyqtarët dhe Prokurorët e Shqipërisë  duhen parë si pjesë e këtij realiteti. Nuk mundet të përdorim fjala vjen të njëjtat standarte që përdorim për gjykatësit suedezë apo finlandezë.

Një pjesë e madhe e tyre (gjykatësve, prokurorëve) vijnë nga të famshmit ‘Plepa’. Plepat, për ata që nuk e kanë idenë se nga vjen kjo fjalë, është një vend në Durrës, në breg të detit, ku u vendos që të shkolloheshin ‘juristët e së ardhmes’ me kurse tre apo 6 mujore. Ishte koha kur po ndërroheshin sistemet dhe ishte krijuar boshllëk i madh. Si tani por për arsye të ndryshme. Partia në pushtet, në ato kohë, formoi juristët e vet, besnikët e Partisë.  Mblodhi nga gjithë Shqipëria dhe siç kishte kurse për shoferë, tornitorë apo mekanikë u krijuan edhe kurset për gjyqtarë!

Siç i bëri edhe Partia e parë gjyqtarë kovaçët partizanë të sapo dalë nga Lufta. Të paaftë profesionalisht dhe lehtësisht të korruptueshëm, këta ishin batakçinjtë më të mëdhenj.

Në vend që të vinim vetullat nxorëm edhe sytë.

Tani jemi në të njëjtat kushte. Vetingu po i hedh në tokë gjykatësit, prokurorët. Në një raport të publikuar së fundmi, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) raporton që nga 108 raste të kaluara ka shkarkuar 52! Po t’u shtojmë këtyre edhe rastet e shkarkuara nga Komisioni i Apelimit (KPA) si edhe numrin e atyre që janë tërhequr me vullnetin e tyre nga sistemi, atëherë, numri rritet ndjeshëm.

Në sistemin e Drejtësisë, të kulluarit, ata që kalojnë vrimën e gjilpërës së KPA dhe KPK do të jetë shumë më i vogël sesa ata që do mbeten jashtë…

Po ku do i gjejmë zëvendësuesit për këta që u shkarkuan?

Ligji parashikon vetëm një mundësi, Shkollën e Magjistraturës. Edhe kjo shkollë u vendos në një vend piktoresk, mes pemëve e gjelbërimit të Liqenit Artificial të Tiranës. Por kjo ishte e vetmja gjë e përbashkët me ‘Plepat’ famëkeq. Magjistratura është me kohëzgjatje të plotë e kritere të rrepta.

Numri i magjistratëve në vit të tretë është 25 sipas faqes së kësaj shkolle. Në vit të dytë janë 15 e në vit të parë akoma më pak, vetëm 10 vetë. Pra, me këtë ritëm, pas tre vitesh i bëjmë vetëm 50 vetë…

Edhe sa vjet duhet të presim ne për të pasë Gjykatë Kushtetuese, Gjykatë të Lartë, plotësimin e vendeve të pafund bosh në Gjykata të nivelit të dytë e të parë, në Prokuroritë e të gjitha shkallëve?

Apo ‘më mirë bosh sesa me djallin brenda’?!

Sistemi duket në kolaps. Reforma në Drejtësi nuk duhej të kolapsonte kurrsesi sistemin, presupozohej që të ishte çlirimi i tij nga të padenjët. Kush përfiton nga mungesa e drejtësisë në një vend me kriminalitet dhe korrupsion të lartë? Sa është numri i dosjeve që akumulohen çdo ditë e më shumë në sirtaret e arkivat e Gjykatës së Lartë dhe kush e paguan këtë kosto? A quhet shtet një i tillë kur i mungon elementi gjyqësor në nivele kaq të larta? A e din zoti Kryeministër që për të bërë një ekstradim të një krimineli me damkë, të shumëkërkuar, duhet një vendim i Gjykatës së Lartë? Dhe nëse kjo Gjykatë u shua do të thotë që jemi në parajsën e kriminelëve më të famshëm shqiptarë që janë jashtë terrritorit shqiptar?!

Apo ‘më mirë bosh se me djallin brenda’

Që mos të shkojmë as në Plepa e as ‘të rrimë bosh më mirë sesa me djallin’ është një zgjidhje. Të mbajmë në sistem më të mirët e atyre që kemi duke ruajtur institucionet kryesore. Pra, të heqim më të këqinjtë për aq sa kemi mundësi të zëvendësojmë. Vitin e parë të heqim 25 më të korruptuarit, vitin e dytë 15 e kështu me radhë. 

Apo t’i marrim oficerët e policisë gjyqësore dhe ndihmës gjyqtarët e ti bëjmë prokurorë e gjyqtarë?!

Mu kujtuan qershitë e Nastradinit…

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Jorgo25/05/2019 03:12

Artikullshkruesi e tregon ne cdo rresht se eshte nje injorant total qe shkruan artikuj bazuar nga ato qe kane shkruar te tjeret me dashakeqesi e duke genjyer qellimisht. E para, kursi i bere ne Durres per arsye akomodimi, nuk ishte 6 muaj por nje vit, e dyta, student atje bene te gjithe programin e plote te juridikut, e treta, pedagoget ishin po ato qe i benin mesim edhe dites, pa perjashtim, Abdi Baleta, Rustem Gjata, e te tjere, e katerta, ne te gjithe Boten ka sistem te pershpejtuar, dite me ore te zgjatura mesimi, pa pushime. Ne fund, mire se ky Mulosmani eshte budalla, po ju te "Syri" qe pretendoni se keni standarde profesionale, perse nuk i verifikoni para se ti botoni, por e ktheni faqen njelloj me ate te Mero Bazes?

cuf dabjoni24/05/2019 09:42

a ka mundesi Zotni apo Shoku Mulosmani te me thoni sa veta kane qene te plepat..?, sa prej tyre u diplomuan naten ne fakultetin Juridik dhe sa prej tyre punojne sot . Nuk po te them sa ne 1992 ishin me shkollen e Sigurimit, sa me dyvjecare nga klasa punetore e tjera e te tjera...
Ne "Plepat" nuk kishte nje lende si te vjedhim...pra korrupsionin nuk e prune Plepat...
Prandaj mos u fshihni mbas plepave... .....te korruptuarit duhet te largohen ......tu sekuestrohet "plaçka" dhe sipas krimit te shkojne dhe ne Reç

Sazan Skuka.24/05/2019 05:55

Nuk e di se pse je kaq i painformuar ne lidhje me kursin 1 vjeçar qe u be ne Durres,sepse nuk ishte as tre mujor apo 6 mujor siç thoni ne shkrim.E dyta ne nje shumice dermuese te tyre ata qe shkuan ne kete kualifikim te ngjeshur nje vjeçar kishin mbaruar nje dege universeteti,e them kete se nga Dibra shkuan ne ate shkolle djem dhe vajza qe kishin mbaruar matematike,inxhenjeri dhe te tjera fakuletet shume me te veshtira se juridiku.Tjetra qe duhet ta dini ,ndofta e dini por per hire te shkrimit nuk e thoni, eshte se ato pas mbarimit te ketij kualifikimi te ngjeshur nje vjeçar,fillimisht punuan si ndihmes gjyqtare dhe ne administraten e prokurorise deri sa mbaruan te gjitha provimet qe duheshin per mbarimin e shkolles.Se treti ata ne nje kohe me qellimin per t'i hequr nga puna(qeveria e socialisteve) shpiku nje provim per njohurite e tyre,nje pjese e tyre bene nje greve urie me ne krye Luan Dacin,se mendonin se ishte ne kundershtim te plote me ligjin,ndersa pjesa tjeter ju nenshtrua atij testimi,dhe per ironin e atyre qe i quanin juristet e "plepave" ,ata e kaluam me sukses dhe sa me kujtohet i pari ne listen e testuesve vinte nga plepat,me duket se vinte nga Vlora.Kjo ka te beje per shkollimin ,ndersa per anen e korruptimit nuk mund te mbroj askend se nuk di asgje,por ju qe merreni me analize duhet te keni dhe statistika se keto plepave dhe se sa ato te tjeret qe kane sherbyer ne diktature e kane kaluar kete site,tashme e pergojuar dhe pse jane nderkombetare aty,dhe keta nuk jane aliene,jane njerez dhe siç po e tregon rasti i fundit ne Austri ka te tille si tek ne.

Ben23/05/2019 18:26

????

Ben23/05/2019 16:25

Z. Berisha gjithmone ka ditur cfare bente
Nje njohes i mire i demokracise dhe shtetformimit.
Ky popull duhet ti jete mirnjohes!

Ben23/05/2019 16:22

Megjithe qellimin e mire, analiza eshte mjerane!
Te gjithe nga “ te plepave” kishin mbaruar shume mire nje shkolle te larre, niveli i gjyqsorit ishte shume i ulet dhe ne to kishte gjyqtare qe kishin njohuri vetem per te drejtem marksiste leniniste ( jam i sigurte se nuk e di se cfare permbante , nuk e di qe e gjithe e drejta civile kishte 80 )
Ato u emeruan gjyqtare vetem pasi mbaruan gjithe programin e fakultetit te drejtesise.
Pasaktesite ndihmojne vetem mostrat e sotme te reformes dhe harxhet i paguan pupulli
Mos te eshte dukur e mencur edhe nje kurve kroacie?
Apo veting me gjyqtarin e dekretuar nga !? ( edhe ky mjerisht kroat)
Pra , mos bej parelelizem kot se po u sherben rilindasve

Skrapari23/05/2019 16:19

O Ermal! Po cfare ke me plepistet a i vrare. Kete urrejtje per "Plepat" e kane vec prokuroret dhe gjykatesit e kohes se diktatures. A e di ti i nderuar qe ata qe bene kursin e "Plepave" kishin mbaruar nje shkolle te larte dhe pas kursit vazhduan juridikun me korespodence? Tani me thuaj kush ishin juriste me te afte ata plepistat me dy fakultete apo ata te kohes se dulles me gjysme fakuteti sepse pjesa dermuese e shkolles se tyre ishte e politizuar ne ekstrem. Me sa kuptoj une nuk e keni pasur informacionin te plote per kete ceshtje, keshtu qe anatemimi qe u behet plepisteve eshte i padrejte.Shpresoj tu kerkosh falje.

Shto koment

Denonco