Gjynah Ramë Ziu, çfarë letre shkruan…

Gjynah Ramë Ziu, çfarë letre shkruan…

Nga Artur Zheji - 22/05/2019

Nga Artur ZHEJI

I shkruan letër Lulëzim Bashës. Më ike nga 17 Maji i vitit 2017, i thotë Ramë Ziu, keqkëshilluar dhe keqpqërdorur nga një “small group with another agenda” (“nga një grup i vogël me një axhendë tjetër”, sikundër shkruante ish ambasadori Arvizu në 21 Janarin e vitit 2011…)

E çfarë kuptimi ka që e la pas vetes krekosjen e disa ditëve më parë? Nuk do të përplaset më 30 Qershorin e ardhshëm? Nuk i kishte bërë mirë llogaritë? Po Grupi i vogël, me “G” të madhe çfarë thotë? Apo iku edhe ay, grupi që e mbështeste deri në fund në të drejtën e tij “Kushtetuese”?

“I dashur Kryetar”, e fillon letrën e tij, kryeministri. E kujt? Kryetarit të një partie që e provokoi deri ne kockë, duke i thënë e stërthënë se është një parti dhe një popull zgjedhor aseksual, “që nuk i ngrihet!”, sipas “RamëZiut” do thoshte mentori, miku dhe armiku i tij i dikurshëm dhe i sotëm Spartak Ngjela…

Sot na shkruan një letër, krejt pa gabime drejtshkrimore, me “K” të madhe “Kryetar”, e më pas Ju, me “J” të madhe, e të tjera gjëra të mallëngjyeshme si këto.

Një letër flirt, e denjë për recitime “portokallie”, një thirrje e fundit, për çfarë?

Për të mirën e Shqipërisë!

Duke harruar se sot, do apo sdo Rama apo Luli, është më e fortë dhe më kërkuese edhe se sa Rama, edhe se sa Lulëzim Basha. Sepse vetëvrasjen politike të këtij të fundit, Bashës pra, askush nuk e do, përveç Ramës kuptohet.

Sa shumë beson te gënjeshtrat e vjetra, te aftësia e tij për të joshur, që dikur, për vite të tëra, bënte kërdinë, me thënë të vërtetën.

Basha, le të bëjë si të dojë, është e drejta e tij, por Partia që ai drejton, sot është më fortë se ai, zgjedhësit e tij, nuk janë lepurusha, që pasi ti i rreh, i gazifikon, i burgos, u lëshohen karrotave të tua.

Pasi kapin ministrin tënd dhe drejtorat e tu të pangopur, me 20 milionë euro për 1 kilometër rrugë të shtruar, në një goditje 40 milionëshe pra, tu thuash që burgose dynjanë edhe për 20 euro korrent të papaguar, duke dashur të bësh shtet!

Zgjedhjet do të bëhen patjetër! Por pa ty kryeministër, askush nuk është kundër zgjedhjeve, përkundrazi, zgjedhje o sot o kurrë vlla, se koha me ty në krye po rrjedh shumë keq, dhe është keq edhe për ty. Pyete edhe “grupin e vogël” se edhe ata e dinë po heshtin nga frika para teje.

Valixhet besoj janë gati?

Këtë doje të qartësoje me letrën tënde për kryetarin e PD-së, me shkronjën “K” në krye të fjalës? Je në thelb një gallataxhi i paparë, por ata stë kuptojnë, ske çbën, ktheu në politikë në jetën tënde të katërt, se të tretën ja ke kushtuar rrobëqepjes, në garë me të madhin Kujtim Gjuzi, që po të pret kaq vite, sir!

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Skrapari23/05/2019 12:57

Nje falenderim te perzemert per z. Zheji, por falenderim te vecante per komentuesen Ajo, qe megjithese jeton larg vendit te vet eshte e angazhuar ne ceshtje qe kane te bejne me ecurine e proceseve demokratike ne vendin tone.

Ajo22/05/2019 22:48

I shkreti Rama!
Vertet eshte bere per tu meshiruar! Dhe kur e thote kete dikush si une, qe kurre nuk e besova, qe ne fillim fare kur shqiptaret, sidomos grate dhe vajzat e reja u mahniten me kete medioker qe provoi gjithshka prej artit vizual, basketbollit dhe gazetarit amator dhe nuk ndriti askund! Shqiptaret me mendjelehtesi ia reten popullaritetin a thua Rama ishte aktor hollivoodi, per te cilin lektiseshin duke e pare prej ekranit dhe jo kryetari i ri i Bashkise me te madhe te vendit. Ata kujtuan se ju erdhi mesia, packa se ai u shfaq me corape ngjyra- ngjyra si flamuri i grupimit qe i perket, me te foluren patetike, me shakate e cpifura huazuar prej filmave skematike te Kinostudios, me fotot e tij te turpshme nudo dhe sidomos ( arsyeja ime kryesore per ta perbuzur dhe mosbesuar) braktisja dhe mohimi i birit te vet deri ne moshen 11- vjecare!!!
U kujtua per te vetem per ta perdorur politikisht, kur vendosi te behej kryetar bashkie ne Tirane.
Une nuk fajesoj dhe aq Ramen per gjemen qe i beri per 12 vjet Tiranes dhe per 6 vjet gjithe Shqiperise, se sa popullin e Tiranes ne vecanti dhe ate shqiptar ne pergjithesi, qe me naivitet, budallallek dhe
perversitet e mbeshteti, votoi dhe rivotoi nje njeri te cekuilibruar menderisht, moralisht dhe te paafte! Them perversitet sepse nuk mundet qe nje popull qe e mban veten per namusqar ti besoje fatet e qytetit te tij nje njeriu pervers qe pasi eshte lidhur apo martuar me plot gra, i ka keqtrajtuar, rrahur dhe poshteruar publikisht, braktis dhe mohon femijen e vet dhe demonstron qe ne hapat e para te karrieres se tij politike karakterin e tij te dobet , mashtrues, te korruptuar, nje hajdut i papare dhe demagog i paskrupullt.
Fenomeni Rama, pasi ta heqim qafe, duhet te studiohet, analizohet dhe te kuptohet se pse u lejua te mbizoterroje jeten politike te vendit me pasoja tejet shkaterruese jo vetem per ekonomine e vendit, ndarjen e pushteteve, balancen dhe kontrollin e ndersjelle : legjislativ, egzekutiv dhe gjyqesor, por edhe per kulturen e sjelljes dhe moralin jo vetem te politikaneve por te kombit ne teresi. Urgjentisht si komb duhet te nxjerrim mesime nga gabimet tona qe monstra si Rama dhe sekti Rilindja kurre me te mos jene pjese e klases politike.

Shto koment

Denonco