Zgjedhjet farsë në Akademinë e Shkencave duhen ndaluar

Zgjedhjet farsë në Akademinë e Shkencave duhen ndaluar

Nga Myqerem Tafaj - 22/05/2019

Opinioni publik pret që Akademikët të denoncojnë dhe të refuzojnë këto zgjedhje.

Ky eksperiment antidemokratik që po bëhet me Akademinë është një shkelje flagrante e Kushtetutës, sepse po asgjësohet, jo vetëm de facto por edhe de jure, autonomia e institucionit më të lartë shkencor të vendit, e cila do të vijohet me asgjësimin e lirisë së kërkimit dhe asaj akademike.

Akademik Artan Fuga e shpjegon qartë se aktualisht gjithë drejtimi dhe veprimtaria e Akademisë ka dalë jashtë kuadrit ligjor në fuqi. Më së pari, antarësia është në kundërshtim flagrant me ligjin. Sipas ligjit, vetë kandidati për kryetar i Akademisë nuk e gëzon statusin e antarit, sepse është kryetar i një partie politike. Antarë të tjerë të Asamblesë janë në kundërshtim me ligjin. Kryesia de facto dhe de jure nuk ekziston dhe, për rrjedhojë, cdo vendim, në emër të kryesisë së Akademisë, është nul.

Si mundet që, në këto kushte, Akademia të futet në zgjedhje?!

Institucionet që janë përgjegjëse për veprimtarinë e Akademisë si institucion autonom, janë Presidenti i Republikës, i cili e dekreton Kryetarin e Akademisë, Kuvendi i Shqipërisë që mbikqyr funksionimin e Akademisë në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën, dhe Këshilli i Ministrave që gëzon të drejtën e nismës ligjore për rregullimin e veprimtarisë së Akademisë dhe e mbështet financiarisht atë.

Të gjithë institucionet po tregohen indiferent për këtë situatë tërësisht jashtë ligjit e Akademisë si dhe për zgjedhjet farsë të planifikuara pas dy ditësh.

Shumica qeverisëse me ekzekutivin e saj, qeverinë, dhe shumicën legjslative që kontrollon Kuvendin, duket se është e vendosur për ti bërë këto zgjedhje farsë.

Në këto kushte mund të shprehet Presidenti i Republikës, i cili do të duhet të dekretoj një kryetar të zgjedhur në kundërshtim me ligjin!

Por, ajo që është një kambanë alarmi, jo vetëm për Akademinë dhe komunitetin tonë akademik, por edhe për shoqërinë tonë, është nënshtrimi i paimagjinueshëm i akademikëve. Do të ishte jo vetëm në dinjitetin e tyre akademik dhe qytetar, por edhe në interesin e tyre si anëtarë të Akademisë, që të denoncojnë dhe të refuzojnë publikisht këto zgjedhje farsë. Këtë pret opinioni publik dhe shoqëria jonë nga Akademikët që janë anëtarët e Asamblesë së Akademisë. Madje, ky do të ishte një detyrim që kanë ata në mbrojtje të autonomisë së institucionit më të lartë shkencor të vendit, anëtarë të të cilit ata janë.

/Autori është ish-ministër i Arsimit

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Xxxxh22/05/2019 12:57

Mire o vella qe tepelensit zaptuan policine dhe hashashin si prioritet te vendit por edhe akademine e shkencave do ta zaptoj e me metoda antidemokratike.Keshtu i bie qe Gjinushi te drejtoje dy parti njekohesisht

Shto koment

Denonco