Nuk kam dashur kurrë t'i përgjigjem, por sot po iu tregoj Bamir Topin e vërtetë!

Nuk kam dashur kurrë t'i përgjigjem, por sot po iu tregoj Bamir Topin e vërtetë!

Nga Bujar Nishani - 17/05/2019

Nuk kam preferuar kurrë t'i kundërpërgjigjem provokimeve dhe sulmeve të ndërsyera të Bamir Topit vetëm për një arsye. Duke e njohur mirë atë njeri, që për shkak të kompleksit të thellë të inferioritetit që e karakterizon, është përpjekur gjithë jetën e tij vegjetative të ndërtojë kontraste haluçinante me të tjerët që e mundonin me qënien e tyre.

Nuk i jam kundërpërgjigjur Bamirit kur si i vetmi ish-President keqpërdorej nga Edi Rama për të sulmuar Presidentin në detyrë. Jo pse këtë mision e merrte vetëm ky ndër të gjithë ish Presidentët e vendit, por për një arsye fare të thjeshtë. Kisha parasysh nivelin që përfaqësonte Edi Rama, imagjino pastaj një bufon që përdorej nga Rama.

Nuk kam reaguar as kur mora detyrën e Presidentit të Republikës dhe u skandalizova kur e gjeta institucionin më të lartë të Shtetit Shqiptar të kthyer në një vend ku kalbeshin mbeturina të hedhura prej vitesh e ku vendi më i investuar ishte kuzhina e gatimit dhe menca e ngrënies. 

Në fakt nuk mund ta mendoja më parë se si zyra e Kryetarit të Shtetit të kthehej në kuzhinë gatimi e ngrënie. 

Natyrisht që e ktheva urgjentisht atë ambient në një bibliotekë e dhomë për median dhe të gjithë ambientin e Presidencës në një vend dinjitoz për shtetin e qytetarët.

Tashmë Bamiri më paska bërë edhe pompist karburanti !!! 

Të punosh pompist nuk është ndonjë gjë e keqe aspak. Kam respektin dhe nderimin tim më të madh për të gjithë ata shqiptarë të ndershëm që bëjnë atë punë. Ajo është shumë më e ndershme se sa p.sh. t'i ushqesh fëmijët me paratë që iu merr si gjoba gjyqtarëve e prokurorëve. 

Por mua nuk më është dashur të punoj kurrë si pompist. Nëse do ta kisha të nevojshme atë punë, do ta bëja pa asnjë problem. Në fakt mua më është dashur të punoj në sektorin privat si administrator në tre biznese të ndryshme, për disa vite, pasi megjithëse kisha vetëm një vit kur isha kthyer nga studimet pasuniversitare në një prej akademive më prestigjoze në Kaliforni të SHBA, u pushova nga puna në Ministrinë e Mbrojtjes dhe u largova nga Forcat e Armatosura prej ish-enveristëve të Shkollës së Bashkuar që u rikthyen në krye të asaj ministrie dhe Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë në shtatorin e vitit 1997. 

Kjo periudhë më ndihmoi të diplomohesha më pas edhe në Fakultetin Juridik të Universitetit të Tiranës.

Nuk ia vlen t'i përgjigjesh gënjeshtrave ordinere të Bamirit që sipas tij më paska futur në PD duke më propozuar për Sekretar të PD për Tiranën. 

Në fakt ky nuk e ka njohur dhe nuk ka ditur kurrë se çfarë bëhej në Partinë Demokratike.

Përpara se të zgjidhesha Sekretar i Përgjithshëm për Tiranën e përpara se të drejtoja komisionin që bëri Bamirin deputet, unë isha zgjedhur kryetar i degës 3 për Tiranën.  Ishte ajo gara ime e parë brenda PD, madje duke fituar edhe përballë kandidatësh që atë kohë ishin personalitete të rëndësishme të PD.

Në fakt, nëse ka një kontribut për karrierën e tjetrit në politikë, ai është i imi. 

Nëse nuk do të ishin ato sakrifica të mëdha të miat përballë kërcënimeve të pushtetit të kohës dhe kalimi i netëve përgjatë një jave, i mbyllur në ambientet e gjimnazit "Çajupi" për të ruajtur të paprekura kutitë e votimi, Bamiri nuk do mund të ishte bërë dot deputet me ato (72) vota avantazh që kishte mbi kandidaten socialiste. 

Demokratët e kujtojnë fare mirë betejën e pabarabartë që bëmë deri në Gjykatën Kushtetuese ku fituam përfundimisht mandatin për Bamirin. Nëse nuk do të ishte futur në Parlament në vitin 2001, Bamiri do të ishte harruar në politikë e do të gjezdiste sot me vulën e veterinerit në dorë nëpër thertoret e Tiranës. 

Nuk ka vlerë të shpjegosh sot pse u bë Bamiri, President Republike!

Bamiri as e ka kuptuar e as e kupton dot as sot. 

Dështimi i zgjedhjes së Presidentit në atë periudhë shpërndante Parlamentin dhe e çonte vendin 3 herë në zgjedhje të reja parlamentare. 

Shqipëria ishte në rrugën e anëtarësimit në NATO dhe përballë përpjekjeve të faktorëve anti NATO për ta stopuar proçesin e anëtarësimeve në Ballkan ne nuk do lejonim këtë skenar. 

Duke qenë Ministër i Brendëshëm në atë kohe dhe informacionin që disponoja për influencat e huaja, kam mbajtur vetëm një fjalë në mbledhjen e grupit parlamentar. 

I jam drejtuar drejt Bamirit duke i thënë : “Nëse ti i ke votat (84) për t'u zgjedhur President, neve na ke të gjithëve në rrjesht pas teje, por nëse ti e çon Parlamentin drejt shpërndarjes dhe vendin në zgjedhje të parakohëshme tre herë rradhazi, duhet të marrësh përgjegjësi politike personale!” 

U tmerrua nga kjo që i thashë, u ngrit në këmbë dhe tha se votat duhet t'i gjente Sali Berisha dhe jo ai. 

Ne fakt duheshin një duzinë votash nga socialistët për të kaluar situatën e për këtë duhej kandidat dikush që ishte “as mish e as peshk” që të mos viheshin në pozitë shumë të rëndë ata socialistë, që do të votonin kandidatin tonë për President.

Ky ishte Bamiri. 

Kur e kam njohur, fillimisht më vinte keq dhe nuk e kuptoja se përse elita e partisë e përbuzte dhe nuk e afronte. Rrinte gjithmonë i vetmuar tek një kioskë përballë selisë së PD.  Më merrte në telefon dhe fillimisht shkoja t'i bëja shoqëri. Kur pashë se rrinte aty veç të hante një pjatë me paçe e një tas me pilaf dhe largohej pa paguar, m'u pështiros.  Pronarët e lokalit mund t’ia kishin ofruar “privilegjin” e paçes dhe pilafit falas, por unë nuk e “gëlltisja” dot atë sjellje. 

Ndaj nuk ia vlente që unë t'i kundërvihesha një njeriu që kishte veç tre karakteristika: gënjeshtar, burracak dhe qelepirxhi.  Këto janë në fakt karakteristikat e një individi me kompleksin e fortë të inferioritetit, të cilit sot nuk i afrohen as vëllezërit e tij.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Alfons Malo19/05/2019 10:01

Reputacioni i bamir topit ne Tirane ehte sa reputacioni i topeve te gomarit qe ai ja u ka hequr se mbas kesaj behen me te bute.
Po te kthehesh me pas ky burri ka qene drejues i zgjedhjeve vendore ne te ndjerin olldashi ,dhe e fundosi ky ka qene dyshi i pd dhe na del si gjel deti per bemat e pd Po ky çfare ka bere? apo ka rregulluar baluket dhe marre me femra se nuk del te kete bere ndonje pune tjeter haramm o qofte sakrifica qe ka bere pd per kete kok lop

jorgji Davidi18/05/2019 06:52

Per mendimin time, e te miqve te mi, Bamir Topi qendron shume here me larte se Bujar Nishani...

Askushi17/05/2019 20:10

Bamiri edhte nje Top i fryre me pordhe. Paburrsija e tije doli tek voti per Ramen. Ishte nje turp qe vetem plera si Bamiri i bejne. Nuk ja vlene te merresh me nje kalli misri te pa pjekur.

Je i mire Bujar17/05/2019 19:03

Sa zakon te keq keni more Bujar, jo Ti por ndodh fare shpesh nga shume njerez dhe per shume raste! llafin e kam, pse i beni te ditura keto,,prapesira,, kur ju djegen ,,miza,, apo jeni konfrontuar per nje problem! Pse nuk i tregove keto historira me ,,bamir genjeshtarin, qelepirxhiun dhe burracakun,, ne kohen e vet?!

Nino17/05/2019 17:42

Ndaj nuk ia vlente që unë t'i kundërvihesha një njeriu që kishte veç tre karakteristika: gënjeshtar, burracak dhe qelepirxhi. Këto janë në fakt karakteristikat e një individi me kompleksin e fortë të inferioritetit, të cilit sot nuk i afrohen as vëllezërit e tij. Komuniteti bashkëmoshatarve te tij tiranes në mënyrë konçize e përmbledh figurene tij ne një "BRUTTA FIGURA"

Bona17/05/2019 16:59

Bamiri eshte llum e tradhetar.

Nino17/05/2019 16:58

Dy fjalitë e fundit mendoj që e karakterizojnë në mënyrë konçize figururën e bamir b....s . Për komunitetin tonë të Tiranës si bashkëmoshatar të tij ai përfaqëson një "BRUTTA FIGURA".

Nino17/05/2019 16:37

Mendoj që dy fjalitë e fundit e përshkruajne në mënyrë tepër konçize figurën e bamir b....s! Jam i brezit të tij ne tiranë dhe mund të them me plot gojën që qënia e tij është një " BRUTTA FIGURA" për komunitetin e brezit tonë.

Skrapari17/05/2019 16:29

Te vetmit qe i benin shoqeri Bamutit ishin vellezerit Tasim dhe Vesel Mema. Cdo gje qe thote i nderuari president Nishani jane te verteta si drita e diellit. Ka harruar pa thene nje te vertete tjeter qe Bamutin e fundos.Ka qene bashkepuntor i sigurimt te shtetit me pseudonimin "trendafili".

Ardi17/05/2019 16:10

Haha fiks ai eshte sbamiri...paqegjiu hahaha ikte dhe pa paguar

gramoz17/05/2019 16:06

Palo burre! Mosmirnjohes dhe bukshkale ndaj PDse dhe Doktor Berishes qe u investuan aq shume qe ky pocaqi burre te behej president, dhe mbrapsh moren mosmirnjohjen e ketij burreci! Kulmi pastaj kur hodhi voten per Edvin qenefin!

Niku17/05/2019 15:29

Po ctu desh o Bamke qe ju fute kesaj rruge , po kush je ti more qe mer neper goje gjith dynjane , mor njeri i perdorur keqazi nga Edi Rama . Haram i pac votat e demokrateve te Tiranes nder vite , vota qe te promovuan dhe te ngjiten ne ato nivele qe ti kure si kishe enderuar , vota qe ti kure nuk i kishe merituar . Me kujtohet ne zgjedhjet e vitit 2001 per te cilat flet edhe z.Nishani qe ti quraviteshe duke thene qe po nuk me mbrojti votat PD do largohem nga kjo force . Ti nuk e ke merituar asnjehere qenien ne kete force politike sepse nuk ke dhene asgje pervec se ke perfituar . Se kush je ti e tregon vetem nje fakt qe ne tere karjeren tende politike je i vetmi qe krahu kundershtar te ka etiketuar si njeriu i moderuar brenda radheve te PD dhe qe te mbeshtesin komunistet diet se car do te jesh.

Qytetar qe e do te ardhmen17/05/2019 15:16

Zoti President
Repekte per qendrimin Tuaj. I ke dhene leksion jo vetem ketij qoftexhiu por gjithe politikes shqiptare me qendrimin Tuaj prej burri shteti qe jeni udhehequr gjithmone nga Kushtetuta dhe jo gjobat ndaj gjyqtareve,

Daj Jaku17/05/2019 14:45

Je treguar i mëshirshëm ndaj Bamir gjyles o Z. President. Sa ke shkruar është pak për atë paló përsident, i cili vodhi pronat e agallarëve Topi, ku i gjyshi tij kish ardhur si argat nga Zerqani. Njeri pa moral, kurvar, pa shoqëri, pa mirnjohje, pa bagazh, një plehrë e vërtetë.

RAMAZANI17/05/2019 14:45

O BAMIR GOPI, KUSH TE KA THENE TY SE JE I ZGJUAR? TI JE NJE NGA FAJET E SALIUT.

Niku17/05/2019 14:39

Bravo, ish presidentet me cfare jane marre dhe me cfare merren. Turp. NIveli zero.

Loran shehu17/05/2019 14:34

Po Bamirin ske nevoj fare tna e tregosh e dim te gjith cdelenxhi esht

Shto koment

Denonco