3 gishtat e Ksenia Vuçiç dhe shqipja e turpëruar në duart e Edi Ramës....

3 gishtat e Ksenia Vuçiç dhe shqipja e turpëruar në duart e Edi Ramës....

Nga Bledian Koka - 16/05/2019

Nga Bledian Koka

Intro...

Deputetja e PDK-së, Flora Brovina publikoi sot një foto ku një grua shqiptare përdhunohej në grup nga 3 paramilitarë serb gjatë luftës në Kosovë, ndërsa bashkëshorti dhe dy fëmijët e saj detyroheshin të shikonin aktin ç’njerëzor me kallashnikov në kokë.

4 ditë më parë...

Simboli i 3 gishtave është miksture gjestikulacioni fetar, që nacionalistët e serbë e kanë marrë dhe e kanë ngritur në shenjë dalluese për atë që konsiderohet si “krenaria serbe”. Në logjikën e vet ata, serbët janë në të drejtën e tyre të marrin 3 gishtat e Trinisë së Shenjte me të cilët besimtarët orthodokse bëjnë kryqin dhe me të, të identifikojnë Serbinë e Madhe, e unë mendoj se kjo është profani. Por ky jam unë. Nga ana tjetër Edi Rama që nuk ka as fe e as atdhe, nuk e ka problem kur ish-gruaja e Aleksander Vucic që e intervistoi pak ditë më parë në mes të Tiranës, qartazi e provokoi me 3 gishtat e çetnikeve që i ngrinin ato sa herë masakronin familje shqiptarësh apo sa here përdhunonin motrat tona të Kosovës gjatë luftës, t’ia bëjë në surrat dhe ky të rrijë si pemë.

Në tentativë për ta relativizuar të keqen, Edi Rama i tha se jo vetëm perdorimi i simbolit te çetnikeve serb në mes të Tiranës nuk do ishte një provokim, por edhe sikur të ishte i tillë ai personalisht do ti dilte në krahë ish bashkëshortes së mikut të tij Sandër që askush të mos e prekte. Në fakt Edi Rama nuk do ti duhet kurrë ta bënte një heroizëm, të tillë, sepse shqiptarët ndryshe nga katilët e Serbisë kurrë nuk do të merreshin me një gazetare idiote që harron misionin e saj dhe bën politikën nacionaliste të ish burrit në Tiranë. Sëpari se është idiote dhe sëdyti sepse është grua. Por e gjithë kjo shfaqje e rëndomtë që është pasqyruar pa asnjë teklif në faqen e Edi Ramës e përkthyer në shqip, tregon se kush është realisht kryeministri i Shqipërisë në raport me atë që quhet ndjenjë kombëtare dhe jo nacionalizëm, strehë ku ai që s’thuhet mundohet të fusë kokën prej 6 vitesh.

Përpara se Edi Rama të tregohej trim për tu vetësakrifikuar që Ksenias së Sandrit të mos i ndodhte asgjë, duhet më parë ti kujtonte asaj se çfarë aktesh barbare janë bërë nën simbolin e “Trinisë së Shenjtë” nga bashkëatdhetarët e saj çetnikë. Dhe për këtë nuk do të t’i duhej që të udhëtonte shumë në kohë, sepse vetëm gjatë luftës në Kosovë, trupa paramilitare serbe kanë kryer jo pak por 8 masakra të përgjakshme ndaj popullisë së pafajshme në Kosovë. Mjafton që ti kujtonte asaj se kur trupat serbe masakruan, 60 anëtarë të familjes së Adem Jasharit pa kursyer as gratë e fëmijët që ishin brenda në banesën e tyre në Prekaz, në fund ata ngriten tre gishtat njësoj si ajo! Edi Rama mund ti kujtonte Kseinas së Vuçiçit se të njëjtën simbol paramilitarët serbë e bënë edhe pasi kryen Masakrën e Reçakut, aksion gjatë sëcilit u vranë barbarisht 45 burra mes tyre edhe një grua.

Do të mjaftonte që Edi Rama t’i kujtonte gazetares idiote masakrën e Ibzicës ku u vranë brenda një dite 93 shqiptare, shumica e të cilëve burra të moshuar 60-70 vjeç. Kjo konsiderohet si një nga masakrat më të rënda që pas Luftës së Dytë botërore. Po ashtu Edi Rama mund ti përgjigjej gazetares Ksenia që nën atë simbol trupat serbe masakruan në 5 Prill të 1999, 98 shqiptarë në Rrezallë të Skënderajt mes tyre gra, pleq dhe fëmijë. Pasi ia përplasur surratit 3 gishtat e saj serbe, Edi Rama mund ti kishte kujtuar Ksenia edhe sesi nën atë simbol bashkëatdhetarët e saj serbë kishin masakruar në 22 Maj të vitit 1999, 130 shqiptarë të Kosovës që ishin të burgosur në Burgun e Dubravës në Dukagjin. Masakra e Krushës së Madhe ku në 3 ditë të Marsit 1999 (25,26 dhe 27 Mars) u masakruan 240 persona nga forcat paramilitare serbe, mund të ishte një tjetër këshillë që Edi Rama duhej t’ia jepte Ksenias së PINK-ut të Serbisë pse ajo nuk duhej ta përdorte për turp atë simbol nacionalist gjatë intervistës. Dhe pa harruar edhe masakrën në Studime të Vushtrrisë, ku forcat paramilitare serbe, më 2 maj të vitit 1999 vranë 140 civilë shqiptarë.

Edi Rama për këtë masakër duhej të ishte informuar edhe  për një akt të guximshëm të një gruaje, e cila në mënyrën më fatlume kishte shpëtuar fëmijën e vet 2-vjeçar, të cilin paramilitarë serbë ia kishin rrëmbyer nga krahu saj dhe për t’ia kthyer i kërkonin para. Dhe pasi Edi Rama t’ia kishte rifreksuar memorien idiotes gazetare, mund edhe ti kujtonte se e vetmja “mënxyrë” që shqiptarët kanë bërë ndaj serbëve duke përdorur simbolin e shqipes ka qenë vetëm flamuri “Authoctonus” që Ballist Morina ngriti ne stadiumin e Beogradit..., dhe kurrë asgjë tjetër.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco