Borchardt, një lake që duhet përbuzur

Borchardt, një lake që duhet përbuzur

Nga Andi Bushati - 14/05/2019

Bernd Borchardt e ka radhitur veten në linjën e paraardhësve më të përbuzshëm që OSBE ka dërguar ndonjëherë në Tiranë.

Nëse Dan Everst bridhte me uniformë ushtarake në mjedisin e militarizuar shqiptar, duke përdorur çdo armë që kishte në dorë kundër opozitës së demokratëve, nëse Eugen Volfarth, nginjej me qofte dhe fryhej me birra mbi kufomat e demonstruesve socialistë në bulevard dhe zgjedhjeve vjedhura në Tiranë, diplomati gjerman do të mbahet mend si një pupac qesharak në duart e rilindjes.

Këtë profil të tij e bën edhe më të theksuar fakti se ai pasoi në gusht 2016, një profesionist race si Florian Rauning, i cili u vu në qendër të goditjeve të qeverisë, për largimin e OSBE nga Shqipëria, pas publikimit të raportit që pretendonte se Edi Rama kishte 200 milionë euro të fshehura në kompanitë offshore.

Ky raport konfidencial që tronditi skenën politike vendase nuk përmendte vetëm kriminalizimin e parlamentit, 10%-20% që merrte ryshfet ish-kryetari kur drejtonte bashkinë, ndërtuesit që i kish bërë deputetë, por fshikullonte fort, me të njëjtën ndershmëri, edhe Sali Berishën apo Ilir Metën.

Kjo ishte një nga herët e vetme dhe të fundit (pas zbulimit të kabllogrameve të Wikiliksit) kur publiku shqiptar kuptonte se ç’mendonin saktësisht ndërkombëtarët për politikën shqiptare.

Nuk kaloi shumë kohë pas këtij ‘skandali’ dhe austriaku i fisëm Rauning, u largua.

Bernd Borchardt që e pasoi vendosi ta drejtojë ndryshe misionin e vendosur në hotel Sheraton.

Askush nuk mund ta gjykojë për këtë. Askush nuk mund të ankohet për preferencat e tij për rilindjen apo për idenë që ai ka për zhvillimet politike në vend.

Natyrisht, një pjese të mirë të shqiptarëve nuk u ka ardhur mirë, që në pikun e protestave studentore ai u involvua në këtë krizë, që nuk është në mandatin e tij, duke u bërë zëdhënësi i Ramës në thirrjet për dialog.

Ata mund ti kenë parë me dyshim absurditetet publike të zëvendësit të tij, se blerja e votës nuk cenon rezultatin.

Ata mund të jenë tallur me deklaratat se Kodi Zgjedhor mund të votohet edhe pa opozitën (që s’kanë guxuar ta thonë aq troç as vetë socialistët).

Ata mund ta kenë nënqeshur kur e kanë parë të përdridhet teksa flet për degradimin e lirisë së mediave në vitin e fundit.

Ata mund ta kenë përçmuar teksa e kanë ndjekur duke ndryshuar në kohë reale vetëtimat që lëshonte kundër dhunës në protesta.

Por, pavarësisht nga këto ndjenja të përziera ata, në pjesën më të madhe, mund ta kenë justifikuar, si një arbitër të anshëm me preferencat apo interesat e tij.

Në këtë pikë nuk do të qe as i pari e as i fundit diplomat perëndimor që sillej kështu në Tiranë.

Ndërsa ajo që ndodhi të shtunën në mbrëmje e derdhi gotën, pasi Brend Borchardt pranoi ta degradojë statusin e tij: Nga një gjykatës që imponohet, në një zar që përdoret.

Mënyra se si ai e lejoi pushtetin të manipulonte me rastin e ‘kërcënimeve’ ndaj tij, qe e turpshme. Disa pak qytetarë, nga portretet më të paqme që janë parë ndonjëherë, thjeshtë guxuan ti thërrasin se duhet ti vijë turp.

Ata nuk patën frikë t’ia zhgarravisnin këtë edhe në muret e shkallës ku banon.

E ku qenkërkësh akti terrorist këtu?

Ku është ‘dhuna kriminale e pashembullt’ për të cilën vuri alarmin Edi Rama?

Megjithëse vjen nga një vend ku akte të tilla proteste, as nuk përbëjnë shkelje, jo më të trajtohen si krime të padëgjuara, Borchardt vendosi ti nënshtrohej logjikës autokratike të regjimit të Tiranës.

Ai e vuri veten me gaz në shërbim të propagandës, njësoj si ata aktorët e Portokallisë që mbjellin pemë te liqeni, apo ata katundarët që marrin tapitë në fushatë.

Ai nuk bëri asgjë më pak sesa një lake i zakonshëm shqiptar.

Dhe prandaj ai e rreshtoi veten në aradhën e diplomatëve që meritojnë përbuzjen. Jo thjeshtë për aktet që ka bërë, as për fjalët që ka thënë, por për mënyrën si ka lejuar ta shpërdorojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shqiptari14/05/2019 19:28

Shqiperia eshte kthyer si Italia e viteve '70-'80. Ku ligjin e benin Mafia dhe Gomorra. Qeveritaret dhe pushtetaret lokale ishin thjesh vegla ne duart e tyre.
Por sot eshte bere me keq akoma, dhe do te behet akoma me keq, sepse nen kthetrat e grupeve kriminale mafioze nuk jane vetem disa qeveritare dhe pushtetare lokale, por e gjithe qeveria me kryeministrin e vendit. Keta te mbeshtetur fuqishem edhe nga misionaret e Evropes ne Shqiperi, nga perfaqesuesit e OSBE dhe BE, si edhe nga vete ambasada e SHBA, te gjithe te superpaguar nga parate e droges dhe korrupsionit, po e kthejne Shqiperine ne nje regjim autokrat diktatorial, ku Kushtetuta eshte KM, Gjykata kushtetuese dhe Gjykata e Larte eshte vete KM, kryeprokurori dhe kryegjyqtari eshte vete KM. Nje parlament ku kryetar eshte vete KM. Nje qeveri e perbere vetem nga zevendesministra sepse minister i cdo ministrie eshte vete KM. Vendi po shkon drejt nje mjerimi total, po behet vendi me i pajetueshem ne planet.
Habitem se si qeverite e vendeve te BE dhe SHBA pajtohet me nje regjim te tille kaq absurd dhe i papajtueshem me asnje grime demokracie!!!!
Cfare duhet me per nje popull qe te shpertheje ne nje revolucion demokratik!

Askushi 14/05/2019 18:52

Qendrimet e ketij zyrtari te felliqur qe dhe vete fytyra e tregon flliqesiren e tij,kane qene shume te keqija per vendin tone. Ne na intereson vendi yne dhe pastaj pozita apo opozita. Ky plera la vendin te kanabizohej, heshte per parat e pista qe po futen ne shqiperi, heshte per kapjen e drejtesis nga gangesteri Rama, heshte qe vendi mbeti pa institucione, heshte per menyren e zgjedhjes se prokurores, heshte per perdorimin e parave te droges ne blerjen e votave, heshte dhe per shume e shume gjera te tjera. Ky plera ka dale hapur kunder popullit shqiptare. Opozita eshte nje grupe i vogel njerzish qe perfaqsojne nje pjese shume te madhe te ppullit. Dhe te sulmosh opoziten ashtu sic bene ky mender plera, eshte nje veprim anti shqiptare. Dhe si i tille meritone largimin e tije nga shqiperija. Protestuesit duhet te dalin me pankarta e sllogane kunder tij, per largimin e tij. Qendrimet e tilla popullore, nuk jane kercenime per jeten e tij (askujt nuk i duhet jeta e keti b**the q**mi), por thirrje demokratike ne nje vende demokratik. Ne shume vende te botes organizohen protesta kunder liderve me te medhej te botes, kur ka takime etj, dhe nuk merren per te keq. Kjo eshte demopkracija. Ndersa ky fytyre thartuari, na e quan kercenim jete. Ne kete moment, nuk eshte i vetem ky plera, ka dhe te tjere qe mbajne kete qendrim. Ata i kane unifikuar qendrimet e tyre, ne interesa te tyre. Nuk do te besoja qe ky eshte qendrimi i europes. Ky eshte qendrimi i tyre per interesa te tyre. Ne vendet si shqiperija, ata bejne para, bejne sex, ka vajza te bukura shqiperija dhe pa kosto fare (fatkeqsisht), jetojne mire, hane mire, bredhin nga te duan....etj. Prandaj te dilet hapur me qendrimet kunder tyre dhe nga opozita, dhe nga te gjithe intelektualet e tjre, analiste, qe kane mundesin qe te shkruajne si ne mediat e pakapura, si ne rrjetet socioale. Sote jetojme ne nje koh qe censura eshte me e dobet se dikur, pasi teknollogjija te jepe mundesi te tjera. Prandaj o njeres reagoni, o njeres zgjohuni, duajeni veten tuaj, familjen tuaj, vendin tuaj. Mos e lini ate ne duar te gangesterit Rama dhe te ketyre te huajve qe vec interesave te tyre te felliqura nuk na duan per asgje.

Iiu14/05/2019 17:16

I peshtire! Gjynaf qe eshte gjerman me personalitet arab.

Idi14/05/2019 16:08

I shkelqyer. Une do ti shtoja edhe qe eshte zagari i rradhes. OSBE duhet perzene sic kane bere ne Poloni. ceki etj vende te lindjes. Vijne vetem per rryshete dhe femra

t14/05/2019 15:46

Do vije dita shpejt qe ate "shame on you",shqiptaret e pergjegjshem do ta shkruajne edhe te muret e ambasades amerikane nqs ato burokrate atje do vazhdojne te leshojne te njejta deklarata si ky Boscharti

barbarosa14/05/2019 15:23

PERBUZJE DHE ZHGENJIM per te tille "nderkombetare".

Nardi14/05/2019 15:12

E si mund te kesh respekt per nje njeri qe nuk ka respekt per veten dhe institucionin qe perfaqeson dhe lejon te perdoret nga pushteti , pavaresisht se kush eshte . Nje ambasador qe erdhi ne krye te misiont te OSBE-se ne momentin me te veshtire per Shqiperine kur ishte ne kulmin e saj kanabizimi i vendit dhe zoteria nuk tha nje fjale po sillej sikur nuk kishte ndodhur asgje , kur ne zgjedhjet e parakoheshme lokale ne Diber u be masaker me votat e qytetareve shoku zoteri heshtte dhe aq me teper ne zgjedhjet parlamentare te 2017 kur miljonat e droges percaktuan apriori rezultatin final te zgjedhjeve shoku zoteri shokoi me deklaraten e tij qe votat vertet u vodhen por nuk ndikuan ne rezultat , nje deklarate qe vetem nje mendje e semure mund ta bente duke pasur parasysh edhe vendin nga ai vjen dhe ne fund na u frikesoka shoku zoteri nga nje parulle qe ska lidhje me asnje lloj kercenimi sepse ti thuash tjetrit TURP TE KESH per ne shqipetaret duhet te ishte kercenimi me i madh .Ndaj besoj se e meriton vertet nje perbuzje te madhe njeriu qe ndoshta nje dite do perbuze veten e tij me teper se ce perbuzim neve sot

Shto koment

Denonco