Koha të mendosh për ambulancën e Majit, jo për autobusin e Qershorit

Koha të mendosh për ambulancën e Majit, jo për autobusin e Qershorit

Nga Çim Peka - 14/05/2019

'Kur do flasim?' ishte mesazhi që Edi Rama i lëshoi mbrëmë pas proteste Lulzim Bashës në Twitter, pas një zhargoni tashmë të dalë boje, me tren e autobus.

Ofertën reale për të folur, Rama e lëshoi që në fund të dhjetorit kur shkriu gjysmën e qeverisë. Dhjetë ditë pritje nga shkarkimi i ministrave të kabinetit të tij, deri në caktimin e emrave të rinj ishin një ofertë e re për bashkëpunim, më të njëjtën përmbajtje, por formë të ndryshme nga marrëveshja e 17 majit 2017.

Pas protestës së studenteve, Rama e kuptoi po aq herët sa dhe Basha se gjerat kishin ndryshuar. Se mllefi i qytetarëve ndaj tij dhe qeverisë priste vetëm një shkëndijë, që të kthehej në flakë që do përpinin Ramën me çfarë kishte.

Pse, ndaj protestës se studentëve reagoi duke shkarkuar gjysmën e kabinetit, ndërsa ndaj uraganit popullor qëndron kokëfortë?

Për një arsye të thjeshtë: sepse kokëprerjet në kabinet nuk ishin përgjigje e tij ndaj protestës studentore, porse ishin tentative për parapritë ndaj protestave më të gjera popullore. Ndryshimet në kabinet ishin një ofertë për Bashën që ti merrte ato, duke përsëritur një skenar të parë dhe më parë.

Dhe në këndvështrimin e Ramës nuk ishte pak: Posti i zv kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm që do te ishte një post i unifikuar ideal për Lulzim Bashën. Po ashtu, i la në dorë edhe 'ministritë e lekëve', si atë të transportit/ infrastrukturës/ energjetikës dhe financë/ ekonomi.

Në mendjen e Ramës për pazarexhiu, oferta ishte tepër bujare për tëe mos u pranuar nga Basha.

Basha e refuzoi këtë oferte duke ja lënë dorën varur Ramës. Ai i kapur gafil, duke e menduar kundërshtarin me këndvështrimin e tij të gjërave, kishte dështuar të kuptonte se Basha dhe rrethanat kishin ndryshuar. Se dinamika e ngjarjeve dhe zhvillimeve kishin marrë tjetër kahje, dhe se tashme Basha ishte në një tjetër dimension të të bërit politike dhe udhëheqjes së aksionit opozitar.

Pazarit të Ramës, Basha iu përgjigj me organizimin e protestave masive, dorëzimit të mandateve, mos njohjes së legjitimitetit të parlamentit dhe kërkesës për zgjidhje të parakohshme.

Makthi i Ramës kështu u kthye në realitet. Ofertat për pazar në zgjedhjet lokale kishin marrë një jo të forte nga ana e LSI-s. Basha s'e përfilli. Kampi opozitar s'u përça.

Tashmë që lufta politike është një betejë frontale, Edi Rama ka vendosur të qëndrojë fort në istikamin e tij. Ai po luan me nervat e popullit protestues, me shpresën se këto valë do shuhet e fashitet.

Në dy protestat e fundit ai e ka kuptuar se kjo nuk ka për të ndodhur, prandaj lëshoi edhe një herë thirrjen: 'Kur donte flasim'!

Situata ka precipituar në atë pikë sa njëra nga palët duhet të ikë. Të ikë përgjithmonë. O Rama, o Basha dhe Kryemadhi.

Rama nuk ka ardhur në pushtet për të ikur. As nuk ka nxjerrë militante në shesh si gjah për tu vrarë, në mënyrë që të ikë. As nuk ka blerë vota, e është futur në shtrat me çdo element te mundshëm kriminal brenda dhe jashtë, për të ikur.

Prandaj ai po i fryn zjarrit të protestave që ta kthejë situatën në kaos total. Po e çon vendin në konflikt civil me 30 qershor me vetëdije të plotë, e një plan diabolik. Për këtë qëllim po përdor dhunën disproporcionale të policisë, mediat e kapura, e analistët e paguar prej tij. Në mendjen e tij të sëmurë, në pushtet vihet duke shkelur mbi kufoma opozitarësh. E meqë Basha nuk është nga ajo racë, ai nuk ka për të ardhur në pushtet.

Shpesh në zallahamahinë e zhvillimeve të mëdha, ndodhin zhvillime fare të vogla, që nuk bien në sy dhe janë të vështira për tu shquar, që ndryshojnë të gjithë rrjedhën e gjërave. Dhe këto gjëra të vogla ndodhën më date 11 maj.

Ëndrra e tij për të përplasur dhunshëm popullin opozitar me popullin rilindës ( siç preferon ai të ndaje popullin në dy kampe) me 30 Qershor ka për tu ndalur në mes.

Synimi i tij për të dalë ngadhnjimëtar nga flaket e 30 qershorit nuk kanë për tu realizuar.

Dhe këtë ai do ta mësojë shpejt dhe në mënyrën më të dhimbshme për të.

Përpara se të shqetësohet për mikrobusin e Qershorit të Lulit, duhet të mendoje për ambulancën e Majit për vete.

Unë e di qe ai e di.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Skrapari14/05/2019 23:43

O Bato? Fituan gje studentet mo ngjaqe sipas teje Ed bytheqiri u tremb prej tyre? Ajo ishte nje levizje e organizuar nga Freshi dhe Ed leshi ua "zgjidhi"kerkesat.

Tani14/05/2019 23:19

Lexova artikullin dhe u kenaqa, nje analize e thjeshte dhe e qarte, lexova edhe komentet dhe u kenaqa me shume akoma, shyqyr qe paska njerez qe nuk e hane dot me propaganden e qelbur te klyshve te komunistave.
Uroj me gjithe shpirt qe te shporret rama dhe shpura e tij me force, ti konfiskohet e gjithe placka e vjedhur dhe te denohet e kalbet ne burg, nje nga akuzat me te medha eshte genocid dhe spastrim etnik ndaj polullit tim.
Nga nje emigant qe i dhimbset atdheu.

Bato14/05/2019 21:44

Protesta e studenteve ishte e paster e pakapur politikisht ne fillimet e saj prandaj i shtiu friken me te drejte Rames. "Uragani popullor" eshte vecse nje turme militante e sponsorizuar dhe e kurdisur. Sa here thone lideret shkel mustaqen e majte fillon molotovi dhe sa lere shkel mustaqen e djathte kthehet ne marshim popullor.

RAMAZANI14/05/2019 19:34

O ÇIM JO ABULANCEN E MAJIT, POR MAKINEN E FUNERALT TE MAJIT.

Llosh Palloshi14/05/2019 18:49

Do haje koken e vet ..karabushi...

Askushi 14/05/2019 18:32

Ram Gangesteri, do te luaj me gurin e fundit. Ai tashme nuk ka cfare te humbi. Zullume, babezi e para ka bere pa fund. Ai e di qe nje dite do te iki nga pushteti.( Ajo qe ai nuk di eshte ajo dite ka ardhur, apo jo. ) Perpara ka nje situate te paparashikuar. Rruga eshte vetem nje. Te iki. Menyra se si te iki jane dy. Me paqe, te vete largohet....etj...apo me dhune. Pra duke rezistuar me te gjitha menyret. Duke dhunuar protestuesit, duke arrestuar protestuesit, duke kercenuar me arrestime e me burge etj, kundershtaret politik, duke nxjerre ne sheshe poline e tije private tashme, duke pranuar dhe nje perplasje popullore etj. Rruga e dyte eshte fatale si per vet Gangesterin Rama dhe per vendin, por ka nje fije sa nje qime bythe shprese. Nje mendje si e Rames, sigurisht qe dhe kete menyre munde ta zgjedhi. Perballe ka opoziten e Bashes me aleatet, qe nuk jane gangeter si ai, nuk jane te pandergjegjeshem si ai, qe ju dhimset vendi, qe tolerojne. (keto jane ne favor te Rames, fatkeqsisht) Prandaj Opozita duhet te pregatitet per skenarin me te keq. Ky eshte momenti vendimtare jo i opozites vetem, por i shqiperis, i te sotmes dhe te ardhemes te popullit. O mosbindje, protesta deri ne arritjen e demokracis, largimin e gangesterve te rilindjes, o heshtje dhe NENSHTRIM PERFUNDIMTARE. Popull zgjohu, popull ngrihu. Nuk ka te majt e te djatdhte, ka popull liridashes, popull qe kerkone te jetoj, qe kerkone demokraci, dhe ne krahun tjeter Rilindas Gangester, bandit, te lidhur me grupet kriminale, oligark milioner, narkotik.....zgjidhni te ardhemen e femijve tuaj, ne studime neper shkolla e jete te lire, apo skllever te nje grupi njerzish sheik e miljoner.

Dikush14/05/2019 18:15

Me sa kuptoj une, KM nuk e ka kuptiar thelbin e protestave. Koha e dialogut me Bashen ka marre fund. Tani ai duhet te dialogoje (ose te flase) me ata qindra mijra njerez qe dalin ne shesh me parullat "Rama ik". Kete uragan nul mund ta ndale me as Basha dhe as Monika edhe sikur ata te duan. Kazani ka tejkaluar piken e vlimit dhe avulli ka nje temperature shume te larte e mund te djege edhe Bashen edhe Kryemadhin nese mundohen te bejne ndonje pabesi

t14/05/2019 15:59

Per momentin radha ,siç po precipitojne ngjarjet,eshte e rames&rilindje te ike,dhe do ikin, se protestat nuk do pushojne dhe protestuesit e kane kuptuar se vetem kembengulja per te protestuar papushim do mbyllet me sukses.pastaj sigurisht do ti vije radha me vone edhe lulit e monikes,sepse skena politike shqiptare ka nevoje per aktore te rinj.

Elbasanasi14/05/2019 14:34

Bravo z.Peka,
ambulanca per drogaxhiun do arrije me vonese per shkak te mungeses se jarburantit, dhe ai do iki nga kjo bote si nje qen i terbuar!
Zoti e mallkofte dhe i shuajt rracen!

Shto koment

Denonco