Imorale të akuzosh opozitën

Imorale të akuzosh opozitën

Nga Red Varaku - 12/05/2019

Rama është sot njeriu që ka përgjegjësinë më të madhe për situatën e rëndë ku ndodhet vendi, sepse në dorën e tij sot janë të gjitha pushtetet.
 
Rama ka ministra, Spiropalë, zëvendësministra, drejtorë, këshilltarë, Taulantpallë. Të Ramës janë edhe Vilajetqyrkët e G-99, qetësia dhe lumturia e të cilëve varet vetëm nga Rama. Të gjithë janë manekinë, që e kanë të ndaluar të mendojnë, por recitojnë me përpikmëri atë që i urdhëron vetëm Rama.
 
I Ramës është kryetari i kuvendit Ruçi, një burrë që duket sikur gjithmonë ka qenë në andropauzë. Një burrë, që duket si autoritar, por prej kohësh zbaton kokëulur vetëm kapriçiot e Ramës.
 
I Ramës është ministri i rendit Lleshi, lavirja personale e Ramës. I Ramës është Shërbimi Informativ Shtetëror, që së fundi ka dhe një kryetar të ri që është gati të vdesë vetëm për një njeri, Edi Ramën. I Ramës është parlamenti , i cili tashmë është i mbushur me gjysëm njerëz mes e poshtë.
 
Të Ramës janë edhe ata pak gjygjtarë që kanë ngelur nga rrumpalla me emrin veting. Ata që edhe kur flitet me zë dhe figurë për vjedhje votash nga eksponentë të lartë politikë në bashkëpunim banda kriminale, nuk i konsiderojnë si prova 700 CD me përgjime.
 
E Ramës është sot e gjithë administrata më e korruptuar e historisë së shtetit shqiptar, e cila është mbushur me njerëz që janë dorëzuar para pushtetit të Edi Ramës. Të gjithë krerët e institucioneve kryesore kanë përfunduar nën shalët e gjata të Ramës.
 
E Ramës është kryeprokurorja e përkohshme, që tashmë mezi pret të bëhet e përjetshme. Një zonjë krejt e paaftë dhe e pabukur, që është kthyer në një leckë për çizmet e gjata të pisëta t? Ramës. 
 
I Ramës është Aluizmi, i cili ka bërë pronarë barktharë dhe u ka tharë barkun pronarëve, që ka nxjerrë Olsin dhe Lindën pronare të gjithë Shqipërisë.
 
E Ramës është media, e cila është në shërbim të pushtetit, që nga ajo shtetërore, publike dhe private. Ka një RTSH që të kujton vitin 1985, një medie ekstremalisht proqeveritare si Klani dhe Top Channel, që të kujton kohën e fletërrufeve.
 
Një media e shitur private, që konverton në euro heshtjen ndaj shëmtive që ndodhin, dhe një armatë të tërë botuesish dhe gazetarësh që e kanë ëndërr si t’i hyjnë në zemër Edi Ramës.
 
Ai e ka kthyer Shqipërinë në një republikë e pashembullt, një republikë ku qytetarët nuk pyetën më për kë votojnë, por pranojnë vetëzgjedhjen e shalëgjatit Edi Rama.
 
Të gjitha pushtetet dhe pasuritë e këtij vendi janë të Edi Ramës dhe sivëllezërve të tij. Ka aq shumë pushtet, pasuri, vila, vetura, helikopterë dhe njerëz në dispozicion, sa është gati ta shpallë veten perandor.
 
Ndaj eshte imorale te akuzosh sot opoziten për situatën e rëndë ku ndodhet sot Shqipëria, sepse tashmë të gjithë e kanë të qartë që përgjegjës për këtë situatë është vetëm një njeri, njeriu që ka në dorë bandat kriminale, shtetin dhe pushtetin prej gjashtë vitesh, Edi Rama.
 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Skrapari13/05/2019 10:11

I nderuar z. Red. Mendoj do te ishte mire qe shkrimi Juaj sot ne oren 18:30 te lexohej ne protesten madheshtore para kryeministrise, ta degjojne edhe ata qe skane sy dhe veshe per te pare dhe degjuar.

Rami Kristaq Murrizi12/05/2019 15:55

Spirokali,Taulant Balldemi,,Llesh leshi,etj vemje te dala nga qenefi I mbetjeve te qenefit te ppsh ,udheheqin shqiptaret tani ju shtua dhe Rudina kulufka bashke me nje sere halesh mbetje te jashqitjes se opozites me ne krye Lym te cau lepri Lushnjes.Po ketu Ka storie o mik hajde te vemi ne evrop me Kujtim Gjuzin ,e me bajga qe futen ne Parlament vec per lek dhe per ti here freak Edi Rames ,po keta duan hedhur te koshi mbeturinave..

RAMAZANI12/05/2019 15:48

KRYEMINISTRI KA HIPUR NE KALE DHE E DI QE DUHET TE RIJE ATJE GJITHMON EDHE KUR KALI KA HYRE NE KENETE DHE NUK DEL DOT. POR NGA KALI DO TE ZBRESE SE PO BERI NEVOJAT PERSONALE MBI KALE DO TE VIJE NJE MOMENT QE NUK DO DOJE VETEN JO ME TA DUAN TE TJERET. UROJ TE ZBRESE PA U DH...RE MBI KALE SI HITORIA ME NUSEN( U DH.. JE NUSJA NE KALE).

Ai12/05/2019 13:08

Ka vetem nje gabim ne kete shkrim, njerezit afer KM quhen skllever. Jo, ata jane libertine, skllever qe kane fituar lirine te skllaverojne mbare nje popull. Keshtu do thonte edhe figura madhore e letersise shqiptare Don Kishoti, biles per kete jane bere edhe filma

Shto koment

Denonco