Një reagim për VKM e qeverisë që rrit mesataren e notës për Bachelor ne 6.5

Një reagim për VKM e qeverisë që rrit mesataren e notës për Bachelor ne 6.5

Nga Myqerem Tafaj - 11/05/2019

Ky është një vendim tjetër i kësaj qeverie që kufizon të drejtën themelore kushtetuese të të rinjve për arsim të lartë, si në ciklin e parë, ashtu edhe në atë të dytë të studimeve universitare.

Kjo sepse studentët janë të dënuar për gjithë jetën të mos ndjekin studimet universitare! Kanë vetëm një rrugë: të fillojnë nga e para arsimin e mesëm!! Paradoks!

Si mund të dënohet një i ri 19-vjeçar që të mos arsimohet në nivelin universitar për 6 dekada të tjera të jetës së tij?!

Nëse Shqipëria do të kishte Gjykatë Kushtetuese, ky vendim do të pezullohej që të hynte në fuqi. Por vendi tani nuk ka as opozitë parlamentare që ta dërgonte këtë vendim në Gjykatën Kushtetuese.

Megjithatë PD dhe LSI duhet ta dërgojnë menjëherë këtë VKM në Gjykatën Kushtetuese dhe në Gjykatën Administrative. Këtë duhet të bëj edhe Konferenca e Rektorëve në respekt të mijëra maturantëve që privohen nga e drejta për arsim universitar.

Edhe nëse këta maturantë do të regjistrohen në studimet postsekondare profesionale 2-vjeçare, ata asnjëherë nuk mund të transferojnë kreditet në Bachelor për shkak se nuk e kanë notën mbi 6.5!

Kjo është një arrogancë e qeverisë ndaj maturantëve, sepse ky vendim merret në prag të provimeve të Maturës.

Nga ana tjetër, kjo VKM synon të mbyllë dhjetëra programe të universiteteve publike dhe private dhe i shërben vetëm qëllimit të deklaruar të kësaj qeverisë: ulja e numrit të studentëve sidomos në universitetet publike, në mënyrë që të mos rrit buxhetin.

Kjo VKM do të çoj edhe në rritjen e fiktivitetit të notës në arsimin e mesëm. Tani notat 5 dhe 6 do të zhduken!

Tani maturantët tanë do të dynden në universitetet e Kosovës dhe universitetet shqiptare të Maqedonisë së Veriut të dëbuar nga Qeveria e vendit të tyre.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco