Kur te habit Lejla!

Kur te habit Lejla!

Nga Dritan Kaba - 10/05/2019

Ndonjë fjalë për provokuesit ndaj protestuesve, ke ndonjë llaf Lejla apo ç’ne, nuk duhet. Akoma nuk e ke dënuar aktin kriminal dhe terrorist të organizuar nga Policia e Shtetit me makinën që iu vu flaka natën nga agjentë dhe banditë në bashkëpunim me njëri tjetrin, që mund të shkaktonin dhjetëra viktima po të mos ishin treguar të vëmendshëm organizatorët e protestës.

Por për helmin që hedh policia e Lleshit nuk kishe asnjë fjalë Lejla?!

Po për dhunën ndaj grave dhe fëmijëve nuk gjeta asnjë rrokje? Po për heqjen e dritave gjatë zhvillimit të protestës nga kriminelët që qeverisin me një skenar që mund të sillte pasoja të rënda nuk ke asnjë fjalë?! Me habit shumë.

Se je edhe kështu si e majtë një pyetje: ajo ANTIFA në SHBA që bën dhunë ndaj jo vetëm institucioneve, por edhe ndaj njerëzve të thjeshtë se mbajnë një kapele me shkrimin Trump ose MAGA si e cilëson?

Kjo deklaratë është sikur e ka bërë Edi dhe jo ambasada e mbrojtjes së vlerave dhe demokracisë. Herë, herë më dukeni sikur jeni ambasada e Venezuelës.

Po Guaido atje kur mbledh protestuesit dhe bën edhe dhunë si quhet nga Pompeo, shefi yt direkt??? Demokrat apo anarkist? Kështu e dashur Lejla mendoj të lexosh raportin e DASH për Shqipërinë dhe të dalësh të bësh ndonjë koment pikërisht rreth atij raporti.

Mos u merr me deklarata të tilla se na ngjan sikur je bërë zyre PR e Rilindjes jo e Shteteve të Bashkuara.

Unë si pro amerikan edhe trumpist dhe sovranist këto deklaratat e tua nuk i marr as në ... se nuk më hyn në pune as atje.

Lejla, në shqip quhet ngjyra e Rilindjes. Thua të ketë lidhje kjo me deklaratat e tua?! Une nuk e besoj!

Kështu Lejla nesër dil ne tarracën e Kryeministrisë dhe hidh bomba me ushtarët e Lleshit kundër protestuesve se vetëm kjo të ka ngelur!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

coli11/05/2019 11:31

Nuk po i ndahen sorrat Shqipërisë

Elbasanasi10/05/2019 20:57

Te lumte z.Kaba,
kjo zonje bashke me te tjeret ngazellyen kur Edvin droga nuk la fjale pa nxjerr ngahaleja e tij kunder figures se Presidentit Trump dhe ju nuk thate asnje fjale. Turp dhe faqja e zeze qe po njollosni Ameriken Shpresoj qe z.Pompeo t'ju shporre si plehra.

Alfons Malo10/05/2019 20:14

Po pse nuk e di kjo se se shpejti do te iki dhe do marre edhe kjo pjesen sic mori luja dhe kok kuqja e be -se.Po kuh nuk e di qe kjo eshte e perkohshme,parlamenti ilegjitim ",opozita "ne parlament te furur i ne radhe te qumeshtit >hajde shtet hajde.merre me leng se mishi u mbarua

Arber10/05/2019 19:10

Nuk ka faj kjo. Trump e Pompeo duhet ti kishin zevendesuar me kohe diplomatet qe jane emeruar nga Administrata e Obames dhe Hillarit si Sekretare Shteti. Kjo edhe Lu-ja para kesaj sillen sikur ne Shtepi te Bardhe nuk ka ndryshuar asgje, sikur eshte akoma President Obama.
Keta te sektit te Soros (pjese e se ciles eshte edhe kjo Lejlaja apo Mavija) jane si ish organizatat e Partise Komuniste te cilat vendosnin per cdo gje dhe menaxheret nuk kishin piku fuqie karshi ketyre. Trumpi sic duket nuk e ka me tere ment. Derii tani murin nuk e ka bere, rri e mbrohet nga Raportet e Demokrateve/Liberaleve/Marksisteve dhe politiken e Jashtme ja ka lene ne dore "Dhonrit" qe po merret vetem me Lindjen te Mesme me interesat e Izraelit. Kurse kelyshet e Soros bejne qejf. Nese ai nuk shkaterron Soros, ose eshte me te, ose nuk merr vesh fare nga Politika e Jashtme, ose nuk ka fuqi te ndikoje ne Politiken e Jashtme por ne fund prej gjithe ketyre do humbasi zgjedhjet e ardhshme.

Zamira 10/05/2019 17:38

Shume mire ja ke bere

gramoz10/05/2019 17:19

I nderuar z.Kaba, ne gjith boten demokratike te drejtat fitohen me lufte dhe perpjekje sepse askush nuk ti fal, as Amerika e madhe vendi prej nga vjen dhe zonja Lejla, por ffatkeqsisht ne jemi nje vend i vogel dhe me ne vendet e medhaja siç eshte dhe Amerika, perdoret gjithmone ajo shprehja, bej si them une, mos bej si bej une! Gjthsesi, pergezime per shkrimin.

albana10/05/2019 16:53

big like

Shab10/05/2019 16:20

Me pelqeu shum artikulli megjith se jam qytetar american

Skrapari10/05/2019 15:45

Bravo z. Kaba. Aq bukur ja ke numeruar, me mire nuk behet.

Shto koment