Nomadët e rinj të globit

Nomadët e rinj të globit

Nga Zef Zefi - 06/05/2019

1. Para më pak se pesë muaj nga Samiti i Berlinit, Janar 2018 Nikos Kotcias deklaron: “Sa për Zonën Ekonomike Ekskluzive mund ta shpallim. Kjo mbasi pala(shqiptare) ka pranuar se kemi të drejtë 12 milje..."(zgjerim grek në hapsirat shqiptare, shen im).

Ish ministri i jashtëm grek, gjatë intervistës pohon gjithashtu se 12 miljet e fituara, janë marrë pa kushte, qoftë per nështetësinë e grekut Janullatus, varrezat greke në territorin shqiptar, dhe sipas ishministrit fqinj, as nuk është diskutuar ndonjëhere çeshtja çame. Në pesë muaj, të gjitha këto kanë ndodhur, përjashtuar ratifikimin zyrtar të dorëzimit të territorit.

Vuçiç, maj 2018, pas zhgenjimit nga Samitit i Berlinit, duke fajsuar përveç sherbimeve sekrete nderkombëtare dhe opozitën e vendit të veta akuzon këtë të fundit: “Përse keni protestuar dhe si është e mundur që nuk keni qenë në gjendje të shihni realitetin duke penguar që Serbia të fitojë diçka për popullin dhe vendin?”. 

Në vijim Presidenti serb ka theksuar se për Kosovën u organizua një dialog i brendshëm, që Serbia të fitonte atë diçka-në që e humbi në Samitin e Berlinit. Për më tej Kosovë-Metohia, sipas Presidentit serb, mund do marrë dhe pavarësinë, vetëm sepse opozita Serbe dëgjoi Presidentin. “Ju e shihni se çfarë hipokrizie e përgjithshme ekziston. Thoni se nuk e keni dëgjuar se çfarë përmban ai propozim. Pajtohem që nuk keni dëgjuar, por përse atëherë e keni sulmuar? Më keni prerë kokën, në mënyrë metaforike, por nuk keni dëgjuar as çfarë është. Pse atëherë sulmuat dhe shkatërruat çdo gjë, pa dashur as të dëgjoni?”

Si ish-ministri i jashtem grek para Berlinit, ashtu Presidenti serb pas samitit, njoftojnë popujt e tyre për përfitimet gjeografike në kurriz të tokave shqiptare, në marreveshje me institucionet kushtetuese të Shqipërisë dhe Kosovës.

2. Është e qartë që Samiti nuk u mblodh për të mbrojtur trojet tona, sepse patriotët denocuan e kundërshtuan planin serb, ashtu siç është po aq e qartë se as për të diskredituar planet e tregëtarëve tanë "apolidë." Por ndodhi sepse interesat e gjëra gjeo-rajonale e politike nuk përkonin me planin antishqiptar të Serbisë e dy rektutëve shqiptarë në krye të institucioneve të rendësishme të vendit.

Eventi thjesht qëlloi të vendoste të drejtën në favor të shpëtimit të tokave shqiptare. Kjo nuk lë hapsirë as për kreshpërime folklorike shpëtimtarësh, sepse të luftosh për të mbrojtur vendin e trojet tuaja ke bërë vetëm minimumin e një qytetari a politikani të përgjegjshëm.

Nga ana tjetër sipas gjykimit tim, as nuk ka pse të bëhen linçime e demonizime ekstreme ndaj të dekonspiruarve funksionarë të planeve antishqiptare, sepse vetëm në historinë e vonë kemi plot fakte të tilla drithëruese. Ajo që shqetëson rëndë shqiptarët janë dy fakte bërtitëse:

Së pari sensibiliteti dhe përgjegjësia atdhetare është atrofizuar deri atje sa deklarata e Vuçiçit ose nuk u pasqyrua nga mediat, ose ishte skajuar nën hije cicash të silikonuara, ndërkohë që duhej të ishte kryetitull shkundës. Së dyti ndersa folklori e ka kryer detyrën e vet më së miri, të zbresim tek realpolitika e të punojmë shumë me përgjegjësinë atdhetare sidomos kur duhet të përzgjedhim për institucionet tona përfaqësuese. Përndryshe fëmijët a nipërit tanë do të jenë nomadët e rinj të globit.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco