Mirësevjen Lulzim Basha!

Mirësevjen Lulzim Basha!

Nga Red Varaku - 05/05/2019

Nga Red Varaku

Ashtu si dikur Berisha, edhe Rama po shkon drejt orëve të tij të fundit. Edhe mbështetësit e tij publikë më fanatikë siç është Baton Haxhiu apo Spartak Ngjela  e kanë pranuar që do të ketë zgjedhje të parakohshme. Tashmë, me hir a me pahir, Rama e ka gdhendur emrin e tij, jo vetëm si udhëheqësi i fundit i tranzicionit shqiptar, por edhe udhëheqësi më i korruptuar i tij.

Edi Rama është politikani me bilancin politik më të dobët në historinë e tranzicionit. Ai erdhi me premtimin e madh të tharjes së kënetës politike shqiptare, por këto gjashtë vite të qeverisjes së tij, jo vetëm nuk ndryshuan asgjë, por dëshmuan që vetë Rama kishte kapitulluar përballë shantazhit të përbindëshave të kësaj kënete.

Një nga arsyet, që e rendisin atë në kryeministrin më të korruptuar dhe të pamoralshëm të tranzicionit,  është fakti që për të marrë pushtetin, ai hoqi dorë me paturpësinë më të madhe si dhe shiti në këmbim të pushtetit dy kauzat e tij më të rëndësishme, Gërdecin dhe 21 Janarin, gjaku i të cilëve e bëri kryeministër.

Ai nuk bëri asgjë për të ndëshkuar korrupsionin, i cili ishte një nga kuajt e rëndësishëm të premtimeve të tij gjatë fushatës. Përkundrazi disa prej njerëzve që ai i pati akuzuar për korrupsion, jo vetëm nuk i dënoi por edhe i shpërbleu. Ishte ky kompromis që bëri në emër të marrjes mekanike të pushtetit, që e delegjitimoi plotësisht atë në sytë e njerëzve.

Një fund të tillë kaq pa lavdi askush nuk e kishte besuar në vitin 2013 kur ai erdhi në pushtet plot dajre dhe pompozitet. Fakti që një autokrat si Rama, po largohet me bishtin ndër shalë pa mbaruar ende mandatin, tregon që shoqëria shqiptare ka kaluar në një fazë më të pjekur ku llogaridhënia është fondamentale që sistemi të funksionojë. Kjo tregon gjithashtu që shqiptarët janë zgjuar dhe kanë mësuar tashmë autokratët asnjëherë nuk janë aq të fortë sa duken!

Vendi ndodhet në një krizë kapilare pas djegjes së mandateve nga opozita dhe zgjedhjet e afërta do të tregojnë që refuzimi i shqiptarëve ndaj Ramës do të jetë plebishitar dhe poshtërues. Kjo sepse tashmë çdo shqiptar e ka të qartë se në një republikë kryeministrore me sfond parlamentar përgjegjësia për çdo krizë bie gjithmonë mbi kryeministrin.

Zgjedhjet që po afrohen, do të thyejnë jo vetëm mitin e autokratit të fundit, por edhe një mit tjetër elektoral, sipas të cilit thuhet që për të ardhur në pushtet lejohet çdo manovër, qoftë ajo edhe kriminale. Kriza ku ndodhet sot vendi është pasojë e drejtpërdrejtë e faktit që një pushtet i pamerituar, i marrë me dhunë nuk mund të mbahet kurrë me dhunë.Kjo dëshmon faktin që shqiptarët nuk bëjnë më pjesë tek ata popuj që pranojnë të ulin kokën dhe të nëpërkëmben nga politikanët e korruptuar dhe papërgjegjshëm.

Përballë tij ndodhet Lulzim Basha. Ai i ka trazuar fort ujrat e kënetës si dhe ka zemëruar përbindëshat e kësaj kënete, me daljen nga sistemi dhe me deklaratat e tij për ndryshim rrënjësor të sistemit. Të gjithë janë alarmuar . Të gjithë janë ngritur në këmbë për ta ndalur projektin e tij. Oligarkë me miliona dollarë, media të fuqishme, armata e kriminelëve që ka nën kontroll 70% të territorit, ish-pushtetarë majtas dhe djathtas ,të cilët ndjehen të kërcënuar nga deklaratat e Lulzim Bashës.

Një lider me integritet, që jo vetëm ka zgjedhur të mos bëjë kompromis me kriminelë për të ardhur në pushtet, por premton se kriminelët do t’i çojë aty ku e kanë vendin, në qeli. Një lider që e sheh politikën si një mjet dhe jo si qëllim, si një rrugëtim drejt të mirës së përbashkët dhe jo si një luftë për pushtet.

Një lider që beson se nëse vazhdojmë duke bërë ujdi me kriminelët, do të bëjmë bashkë vazhdimisht “të gjitha qelbësirat” dhe do të prodhojmë përbindësha politikë autoritaristë dhe sterilë. Si pasojë, do të gjendemi vazhdimisht në një rreth vicioz ku riciklojmë, mbase jo të njëjtët emra, por të njëjtën kulturë politike. Ndërkohë  politika do të jetë gjithmonë në kërkim ujdisë me kriminelët e rradhës, dhe kjo do të thotë vazhdimi i një kulture lufte dhe barbarie me të cilën të gjithe jemi të lodhur dhe duhet t’i japim fund.

Rruga që ka zgjedhur Lulzim Basha kërkon kurajo dhe vendosmëri për t’u realizuar, sepse përballë ka një makineri pushteti dhe propagande të bërë njësh me krimin, si dhe një mentalitet shoqëror që preferon të rreshtohet me të fortët.

Përballja që po afron pritet të jetë historike . Është një përballje midis dy modeleve njerëzore dhe politike, me filozofi diametralisht të kundërta. Përballja midis të resë dhe së vjetrës. Midis të vërtetës dhe mashtrimit. Midis virtytit dhe vesit. Midis fjalës dhe imazhit. Është përballje finale që do t’i japë fund tranzicionit dhe do të sjellë në pushtet një frymë të re dhe një elitë të re politike.

Ndaj, të jesh sot në krah të Lulzim Bashës kërkon kurajo dhe vendosmëri por mbi të gjitha dëshmon një akt shumë të rëndësishëm civil.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Medlind08/05/2019 12:04

Nuk mund ta besoj tani i dashur skrapar qe te kete burre nane nga skrapari i cili ka qene jo 25 vjet por 25 muaj sekretar partie i ppsh dhe te jete kethyer politikisht ne krahun tjeter,,definitivisht,, ,por kur shoh qe dosjet e krimit, pronat dhe qendrimin edhe ne krye te parlamentit G Rucin, ate here me lind dyshimi deri ne besim qe Keta i kane ndare me ,,dy porta,, sic ndahen shoket e ngushte ne kalceta pese nga pese! e prandaja kjo bindje me forcohet ende me tej!! Fatosi e Saliu caktuan formacionet dhe pastaja rruges, gjate kalimit te viteve, kur PPSH te vihet ne shinat e sigurise dhe mireqenjes, ,,ju vazhdoni ,, si te doni kurse per LULzIM Bashen kam ate konsiderate sic e kam cituar ne komentin e meparshem!U zhvillofte dhe u lumturofte populli shqiptar o skrapar i tradites se diturise, me kaq e mbyllim bashke!

Skrapari08/05/2019 11:28

I nderuar Medlind! Po te ishim balle perballe jam i bindur qe do binim ne konsensus, sepse midis nesh (komenteve tona) nuk besoj se ka ndonje ndryshim esencial. Besoj do te ishte nje debat shume konstruktiv dhe ne fund do ndaheshim si miq.

Medlind08/05/2019 04:45

Oh, sa i vogel je more ti SKRAPAR te me thuash mua: nuk ja ke haberin!!!! ti mendimin tend, une timin, nuk po dua te te fyej sepse edhe nuk jemi balleperballe, edhe jemi anonim dhe nuk eshte burreri, edhe nuk paraqet edukate fyerja mes vellezerish shqiptare! une nuk e kam fyer sb por ate mendim e kam keto kohet e fundit per ate sepse jam gabuar shume vite ne simpatine dhe dashurine per ate person qe luan rolin emaestros perballe neve, popullit; mjafton vetem dy gjera, dosjet dhe pronat , pa analiar me tej dhe duhet te kuptosh,,arsyet personale,, sic me fyen ti mua ! mbetsh me shendet vllaje!

A07/05/2019 20:57

Ky eshte lideri me mire qe ka kombi shqiptare ,dhe kjo tregon se ZOTI E don kombin shqiptar P avaresishte se fajet I kemi vete si popull per gjendjen qe eshte sepse shitemi per pak gje dhe harrojme se demokracia e vertete te jep me shume se nje rroge ,te jep lirine,begatine ,zhvillimin dhe te gjitha te mirat e ZOTIT ne krahasimin me erresiren ,injorancen,dhunen dhe tmerrin pa funde qe ka sjelle ky rregjim kriminal ndaj njerzve te vet .Me ndrimin e sistemit ,shqiperia ka te ardhme te shkelqyer dhe kjo do te mbetet nje njolle e zeze per ata qe e mbajten kete sistem kriminal dhe historia do ti beje me gishte per gjithe jeten.PRANDAJ kush nuk do te ngel ne histori per bashkepunim me kete sistem kriminal ku edhe femijet e tyre do tu kerkojne llogari per kete turp qe kane bere dhe ku do te kene pergjegjesi per gjenen me te vogel para ZOTIT dhe para ligjit te pendohen sa me shpejt sa seshte vone dhe te kthehen tek e mira dhe e drejta .SHQIPERIA ka nje te ardhme te sigurte me keto njerez te mire dhe rini te arsimuar dhe me nje vende te pasur ne te gjitha aspektet.

ylli07/05/2019 15:59

Shqipetaret meritojne me shum por merotojne qeverine qe kane, prandaj te mendohemi shum perpara se te votojme pasi eshte ne dem te te gjitheve nje drejtues i keq .

Rrofte Shqiperia jone e bukur e lodhur nga horrat .

Skrapari07/05/2019 14:30

Medlind! Komenti juaj eshte i drejte, vec ne fund e prish, kur thoni se Z. Berisha ne historine politike do te meritoje me shume turp se lavdi. Kjo tregon se politikes ti i nderuar nuk ja ke fort haberin ose mund te kesh arsye personale, gje qe nuk e zhben dot ate qe Ai ka bere per kete vend e me gjere. Z. Berisha eshte nder figurat me ta shquara te kombit shqiltar. Ai ka bere per shqiptaret kudo qe jane me shume se cdo burre qe ka nxjere ky vend. Historia do ti jape vendin qe meriton. Per ne bashkekohesit e tij eshte pak e veshtire per ti dhene hakun qe meriton. Kur je ne maje te malit nuk e ndjen lartesine e tij, ama kur zbret ne reze te tij, athere mali duket gjigand.

Medlind07/05/2019 12:35

Lulzim Basha eshte nje prurje hyjnore qe te lindi ne territorin e asaj toke qe quhet Shqiperi, eshte nje fat i madh qe ne momente te renda qe kalon populli shqiptar te dali ne krye L Basha, nje Lider i rralle dhe super i kompletuar, po po super i kompletuar,Vizionar,i paster, me nje paraqitje fizike si askush nga udheheqesit boterore, me aftesi dhe dije shkencore, shoqerore, historike, politike, nga te gjitha fushat dhe me shpirt dhe ndjesi humane, i prere ne vizionin e tij per te bere nje Shtet per te mos ja patur lakmine asnji vendi! Une votoj Lulzim Bashen, i qete dhe i sigurte!Do e shohim Shqiperine lart me drejtimin e Lulit. S Berisha duhet ti shkitet ne nje forme apo ne nje tjeter sepse Ai e demton, biles e njollos figuren e tij, punen e tij, te ardhmen e tij duke i ndejtur si hije e zeze e cila do meritoje ate vend ne historine politike qe do meritoje, me shume turpi se sa lavdie!

Osumi06/05/2019 13:34

Shkrim qe te frymezon por dhe te tregon se i vetmi politikan qe duhet ndjekur per ate qe aspirojme Shqiperine Europiane eshte intelektuali i shquar pro perendimor z. Basha. Besoj askush nuk ka per tu zhgenjyer edhe me skeptiku.

coli06/05/2019 08:05

Veprimi "in extremis" i opozitës për të dorzuar mandatet e deputetëve, veç demaskimit të plotë të aventurierit politik Edi Rama, i bëri shoqërisë shqiptare edhe një shërbim tjetër.
Noxori në pah edhe tufën e çakejve politikë të ca gjoja partive me nga njëzet antarë, që kujtojnë se politika e protagonizmi është mall tregu ku cilido legen mund të fusë hundët për të fituar një lugë nga çorba e prishur komuniste..
Zgjedhjet e parakohëshme me largimin përfundimtar të kryelegenit politik Rama, do të krijojnë shansin që politika shqiptare të pastrohet edhe nga grupet e çakejve që e quajnë veten parti e që medemek luftojnë kryetarët e partive që kanë qindra mijë mbështetës., me kryetarë qyqarë partishë, që nuk mbushin një autobuz me shqiptarë që ti ndjekin në aventurën e tyre.
Që edhe pas 30 vitesh të përmbysjes së sistemit socialist të modelit më të egër diktatorial stalinist, PS vazhdon të ketë "elektorat", ky është një realitet i dhimbshëm, por i pashmangshëm pasi murtaja e ideve komuniste është një sëmundje tepër e vështirë për tu shëruar, veçanërisht në popullin më të varfër të Europës.
Në një popull të varfër ku 80% e njerëzve e sigurojnë me vështirësi edhe ushqiimin e ditës, ti ushqesh ata me lugën e zbrazur të komunizmit, të barazisë absolute, është një joshje mashtruese që e bën efektin e saj, veçanërisht tek njerëzit më të varfër edhe nga mëndja..
Dëshmia më shpërthyese e kësaj marrëzie, është kur militantët e socializmit, edhe se po shohin që liderët e tyre.janë pasuruar në mënyre maramendëse me rrugë të pista kriminale, ju gënjen mendja se shpëtimi nga varfëria do ju vijë mga këta kriminelë mashtrues., mjafton të marin 50 euro në katër vjet, për të shitur votën.

kokepalari05/05/2019 18:58

zoti REDI une jam nje militant nga te vjetrit e PD-se .
Sa per Bashen mendoj se duhet mes te tjerash te na thote:
1- çfare do behet me sigurimsat ne PD ?
A do kete kurajen ky ti qeroje nga forumet apo do thote siç thoshte ne 2017-ten qe perdorini ata!!
2- çfare do behet me soorrosianet qe jane te kudondodhur ?
Ado kete kurajen ky ti perzeje siç ka bere Hungaria dhe me vone

Italia ,,?
Mendoj se po nuk beri keto supa do thartohet shpejt !!

Te shpresojme !

krasasi tp05/05/2019 16:56

Nga sistemi iket edhe per ta mbrojtur ate.Ne 2013 ,zyrat elektorale te PD, te pakten ne Tirane, disa, jo te gjitha, qendronin te mbyllura.Me sa duket, nje pjese e lidershipit te kohes ne PD i kishin dhene karar.Do ndaheshin nga trashegimnija dhe "era" Berisha.Listat per deputetet,per kryetaret e bashkive ,mos angazhimi i PD ne reformen territoriale,zgjedhjet ne deget e PD, duke futur si nje element te ri, kriterin ,se kush eshte me mua,eshte demokrat, dhe se kush nuk me ka votuar mua por konkurentin tim , ne zgjedhjet brenda partise,eshte kunder PD ,dalja nga sistemi dhe vet djegia e mandateve,qendrimi as mish as peshk ne aleancat me partite e tjera te te njejtit spekter,qendrimi as mish, as peshk, ndaj sistemit zgjedhor, tregon se Z.Basha, nuk solli as nje te re ne kaosin politik shqiptar, por as na ngrohe, se pas te gjitha ketyre, do vij "mesia"Basha, per ta sjell ringjalljen .Analizen e mesiperme po ta kishe konsultuar me Endri Fugen e PD, me siguri do te kish keshilluar, ti hidhje pak uje.

Shqiptari05/05/2019 16:43

Eshte perballe e mira dhe e keqja, jo vetem per Shqiperine, por per te gjthe kombin shqiptar dhe shqiptaret kudo ku ndodhen! Edi Rama eshte nje e keqe kombetare me i zi se Enver Hoxha!

Popull05/05/2019 14:31

Ore Hajvan care ka bere Lulzim Basha ee tak bejme Keyeministee??????????

Nje cope gomari. Dembel , kur ishte ne Bashki se pame nje here te punoje. Edhe tani nuk shre ndonje punter I madh.

Te maresh pushtetin duhet pune dhe te deklarosh qarte care do cbesh nga Koncesionet e Rilindjes. Nuk kemi degjuar te deklaroje kyhomin e Rruges se Kombit, Shqiptareve.

Ky eshte nje tradhetar I Kuksianeve dhe I la vetem,

Rrofte PD05/05/2019 14:30

Shkrim I shkelqyer!

Shto koment

Denonco