Një flutur si ‘Bindja...’ e Patozit!

Një flutur si ‘Bindja...’ e Patozit!

Nga Poli Hoxha - 01/05/2019

‘Betejë frontale, duke u përballur me të gjithë kandidatët e mazhorancës. Në çdo bashki, do të kemi kandidatë’, tha sot kreu i forcës më të re politike, ‘Bindja Demokratike’, Astrit Patozi.

Brenda më pak se 10 ditëve ky stad, pra mbulimi i gjithë Shqipërisë me çarçafin e partisë e kandidatët e saj, shënjon pa dyshim edhe mbylljen e ciklit që do ta ëndërronte çdo forcë e re politike.

Për shembull ‘Zgjidhja’ e Koço Kokëdhimës, i cili vetë është një nga njerëzit më të pasur në Shqipëri, ka 2 vite që është krijuar dhe punon ende fortë për të krijuar degët e saja nëpër gjithë qarqet; Deklaron se nëse vendos që të futet në zgjedhjet e 30 qershorit, me sforco mund të vendosë kandidatë për kryetar bashkie e këshilltarë, vetëm në disa nga qytetet më të mëdha të vendit!

Por ‘Bindja...’ e Patozit nuk mund të surprizojë më, përderisa theu rekord botëror me themelimin; mbledhjen e 4 mijë firmave; formulimin e dorëzimin në gjykatë të dokumentacionit e Statutit të Partisë; me shansin qiellor, që shorti i togave të zeza e kapi direkt brenda ditës shqyrtimin e kërkesës së saj; vendimin për krijimin; duke verifikuar për pak orë ligjshmërinë dhe mijëra individët që kishin firmosur; shpejtësinë kozmike të regjistrimit në KQZ...

Pra një parti që më shumë të ngjason me ‘Supermenin’ kur lëshohet në qiell me shpejtësi rrufe për të shpëtuar dikë në hall, nuk ka se si të ketë probleme kaq minore, si mbulimi i gjithë Shqipërinë me kandidatë për kryetarë dhe këshilltarë bashkiakë! 

Shumë individë në rrjet; mënyrën, shpejtësinë dhe krijimin ‘Big Bang’ të kësaj partie, e kanë përmbledhur me vetëm një batutë; Të premte u njohe; të shtunë u fejove; të diel u martove; të hënë në punë shkove!

‘Të hënë në punë shkove’ (Urojmë që epilogu i kësaj historie të mos jetë; Për inat të vjehrës, me mullixhiun u pallove), por nuk ngeli me kaq.

Të martën bëre opozitë ndryshe (të egër natyrisht) duke heshtur pas asaj që ndodhi në Berlin, por ama të mërkurën edhe me rastin e 1 Majit, planin 100% e realizove!

Përndryshe në një mënyrë metaforike më afër realitetit, përjetimi që u dhuron shqiptarëve ‘Bindja...’ e Patozit është edhe ai i metamorfozës së krimbit të mëndafshit, që gdhihet flutur!

Meqenëse Astrit Patozi është deklaruar në publik thjesht si koordinator i partisë, le të mos i themi ‘kryetar’, edhe pse me letra duhet një emër si i tillë në Gjykatë dhe në KQZ. Nëse nuk e ka emrin si kryetar në këto institucione, atëherë është duke na folur për një parti të jashtëligjshme. Nëse po, atëherë nuk po bën transparencë, por po luan bukur me propagandën, kundër ‘kryetaro-kracive’.

Por kjo është më e pakta mes mistereve që rrethojnë ‘Bindjen...’, ashtu si burimin e fuqisë së ‘Supermenit’, që zbulohet vetëm në seritë e fundit të tij.

Misteret mund ti përkthejmë në fjalorin politik, edhe si mungesë transparence. Mungesën e transparencës në një forcë politike mund ta shqipërojmë më tej, edhe si mungesë të rregullave të demokracisë brenda një partie. Mungesën e demokracisë, mund ta shoshitim edhe më hollë dhe të themi; Si historia e Lulit me Titin, brenda Partisë Demokratike.

Nuk është më sekret, (sepse e ka thënë edhe vetë), që Lulzim Basha (Jo Sali Berisha, siç diversion Rama) është ‘themelues’ i ‘Bindja...’. Ashtu siç është për shembull Rama, ‘themelues’ i Libra të Blushit, apo ‘Zgjidhja’ të Kokëdhimës. Kryetaro-kracitë nuk kanë vetëm të këqija, apo jo?!

Me pak fjalë ‘Bindja...’ u ngjiz që të nesërmen e asaj nate të errët, kur Lulzim Basha në mister të plotë (`poshtë tavolinës-thotë vetë Patozi) në zyrën e tij me një të rënë të lapsit, eliminoi nga lista e kandidatëve për deputet, Patozin dhe shumë figura të tjera të rëndësishme historike të PD-së. Klani i Vulës, e eliminoi atë të Arkivit.

Patozi së fundmi do ta quante atë që bëri Basha, `thikë pas shpine`, `masakra e Tivarit`...horror politik me pak fjalë. Ndaj me të drejtë, u revoltuan e u grupuan atëherë, studio më studio televizive. I kishte përzënë, ose më saktë pushkatuar politikisht, pa gjyq dhe paralajmërim. Kjo nuk falet, në një parti dhe shoqëri demokratike. Edhe pse Rama kishte kaq vite që e lëvronte këtë sport brenda PS-së, Patozi me shokë duket se nuk e mendonin, se thika mund të prekte ndonjëherë shpinat e tyre, ndaj nuk kishin bërtitur ndonjëherë siç bënë më vonë; kujdes, kryetaro-kracia po mbyt demokracinë!

Në fakt të gjithë mendonin se jo për hakmarrje, por për të kontribuar në luftën e kundër këtij lloj sistemi, ‘viktimat e Tivarit’, do të krijonin një parti. Nuk ndodhi atëherë, (kur Basha nuk denjonte të pranonte gabimin, siç bëri me vonë), kur qindra e mijëra demokratë të revoltuar e të zhgënjyer ishin gati tu bashkoheshin. Por si duket krimbi i mëndafshit kishte ende ‘dhjamë’ dhe ushqim, ndaj përtonte të dilte nga fshikëza e të rilindte si flutur.

Metafora nuk ka lidhje me fluturat e zyrës së Ramës, sepse siç e tha edhe vetë sot Patozi; kandidatët e tij për kryetarë bashkish, do të luftojnë dhe fitojnë kundër atyre të Rilindjen, të cilët për pak do kapnin 61 karrige kryebashkiake. Ky rrezik iku tani, ndaj le të bëjmë ca pyetje për të dalë te burimi, motivi i krijimit të kësaj force politike; ajo që Patozi me shokë e shoqe vuajtën prapa shpine, nga kryetari Basha, Transparenca.

Le të shmangim dyshimet e drejta; pse ‘Bindja...’ u krijua tani kur Rama pasi kishte siguruar ‘opozitë parlamentare’, i duhej me patjetër edhe një ‘opozitë e djathtë zgjedhore’. E shmangim këtë mister, sepse Patozi e ka shpjeguar personalisht nëpër studio, thjesht dhe shkurt; Nuk më intereson!

Por kur doli sot përpara gazetarëve dhe deklaroi, se do luftonte Ramën në zgjedhjet lokale me kandidatë në gjithë Shqipërinë, mund edhe të sqaronte ca mistere të tjera, që gëlojnë këto ditë në media dhe në rrjet.

Përse në shifrën rekord (edhe në kohë) prej 4 mijë nënshkruesish, ka edhe firma të falsifikuara, të zotët realë të të cilave kanë bërë edhe padi në gjykatë?!

Përse familja e Agron (Geron) Xhafës që është në burg në Itali, rezulton si firmëtare e një logoje të cilën po të mos e shohësh me syze qorri, e merr për të PD-së?! Apo kunata e Fatmir Xhafajt ka kunj me Bashën, ngaqë Rama e shkarkoi në ajër si ministër?!

Sa degë ka ‘Bindja...’ nëpër Shqipëri; kush janë drejtues-themeluesit, se të përzgjedhësh direkt 61 kandidatë për kryetar bashkish pa pasur parti, as ‘Supermeni’ nuk do të guxonte?!

Pavarësisht mistereve dhe ‘absurdeve’ që në ngjizje dhe duke besuar pa komplekse te bindja e shumëkujt, se ‘Bindja...’ nuk është një nga fluturat që është `arratisur` nga zyra e Edi Ramës, le të presim se mbi cilat lule do të ndalojë, për tu ushqyer e rritur në kohë rekord siç edhe pretendon!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Askushi02/05/2019 11:00

Fytyr ziu ddhte fytyr zi dhe shpirte zi, dhe karakter zi.
Eshte shume e thjeshte. Rama do te vendosi kandidaturat nen siglen e patosit, do ti japi ca bashki atyre. Keshtu bindja do te behet bindese me njers te Rames.

Rami Kristaq Murrizi01/05/2019 19:32

Po sekretar I pergjithshem Lefter Maloqi eshte?Se kryetar te grupit parlamentar e dime qe eshte Lymi Lushnjes .Mos te harroj ti japi ndonje posts edhe Ralf Sumes.Ore nje pyetje Kam ku eka elektoratin ky muti ,apo pret karkaleca per behar ky topja.

By the way01/05/2019 19:32

Ky patozi , si politikan, si gazetar apo i lexuar e me eksperiencë, si nuk e pati parasysh se çfarë ka thënë Niçe për Bindjen si koncept. Niçe thotë: " Bindjet janë armiqtë e së vërtetës, bile, edhe më të mëdha se gënjeshtrat." Mos ia vuri gabimisht këtë emër partisë së tij? Bindja përbën edhe rrezikshmëri të lartë na sygjeron M. Montenj, kur shkruan se njerëzit mund ta mbrojnë edhe me jetën e tyre. D.m.th., rrezikojnë të kthehen në kamikazë. Na ruajtë perendia nga Partia e Patozit!

krasasi tp01/05/2019 17:36

Ajo qe e ndau Z.Patozi nga Z.Basha dhe PD, eshte mërija per "pushkatimin" pa gjyq te tyre nga Z.Basha.Nuk jemi te sigurt se nese sot Z.Patozi etj,jane me inatin e vjeter,te cilen mund ta tejkalonin me nje takim dhe pajtim Basha-Patozi,apo jane edhe kunder vetdjegies se mandateve.Edhe kjo mund te tejkalohet me nje rifutje te PD serish ne sistem.Por ajo qe mesa duket nuk negociohet, eshte qendrimi i Bindjes Demokratike, kunder sistemit te Partitokracise.Nese eshte keshtu, kemi te bejme me nje force te re demokratike,ne te drejten e saj, te lind, te rroje, e te "lulezoj", e te "bredh nga nje lule te tjetra".Te dal me kandidate te vetet,te mbeshtes kandidatet e pavarur, apo te paraqes kandidate te perbashket edhe me "Zgjidhjen" e K.K, apo me kedo parti tjeter, qe eshte ne opozite me kete mazhorance.Bindja ka lindur si nje parti brenda sistemit.Ne deshirojme te futet Z.Basha ne sistem, Ti rekomandon te dali B.D jashte sistemit.Ne qytetaret deshirojme sistemin dhe modernizimin e shtetit ,nepermjet bashkepunimit dhe dialogut ,Ti, pret frutet e Revolucionit.

t01/05/2019 17:12

Shprehjes se mesiperme ti shtohet...te marten me shkop ne b.... fluturove

Osumi01/05/2019 16:57

Te meresh me Patoz fytyremeitin eshte kohe e harxhuar kot. Ai nuk lidh dhe zgjidh dot breket e veta jo me te drejtoje parti. Nga burime te sigurta ai dhe i ati i tij Hiqmeti kane qene te perfshire ne strukturat e sigurimit te shtetit si bashkepuntore. Keq me vjen ta them por ne radhet e PD ka patur shume te tille por koha i hodhi ne koshin e plehrave. Merite per kete ka dhe kryetari aktual i PD z. Basha.

Shto koment

Denonco