Berisha, Kosova, samiti i Berlinit dhe dy fjalë Batonit

Berisha, Kosova, samiti i Berlinit dhe dy fjalë Batonit

Nga Avni Nezaj - 01/05/2019

Nuk mund të kalohej pa u vënë re një analizë e gjatë e korrektuar mirë pa asnjë fjalë nga dialekti “kosovar” në gjuhën letrare shqipe të gazetarit, këshilltarit  dhe analistit Baton Haxhiu i cili vetëm dy ditë para samitit të Berlinit sulmonte ashpër ish Kryeministrin Berisha.

E kishte kuptuar Batoni se idetë e Berishës do të ishin prezente në samitin e Berlinit dhe se Merkel dhe Makron do të ishin pothuajse në të njëjtën linjë me Sali Barishen.

Kjo i dhimbte deri në palcë Batonit por në mënyrë të veçantë çponte dhimbshëm shefat e tij shqiptarë dhe joshqiptarë.

Grushti që mori politika e këshilluar dyshimshmërisht prej tij e Hashim Thaçit dhe Edi Ramës e ka tronditur shumë.

Sali Berisha ka lindur vetëm pak qindra metra larg kufirit shqiptaro - shqiptar që paraardhësit politikë edhe të Hashimit edhe të Edvinit edhe të Batonit, vendosen në tokat shqiptare.

Kjo ndarje u bë si shpërblim për ndihmën e madhe që komunistët jugosllavë i kishin dhënë komunistëve shqiptarë që të krijonin partinë e tyre, të merrnin pushtetin, të vrisnin kundërshtarët e tyre politikë dhe të qëndronin në pushtet me dhjetra vite duke dhunuar dhe bastarduar shqiptarët.

E njëjta formulë u ndoq nga komunistët e rinj të Kosovës por kësaj here ata morën mesime nga komunistët e vjetër dhe të rinj të Tiranës të cilët praktiken e komunistëve jugosllavë të luftës së dyte dhe të pas luftës së dytë e parashtruan si strategji tek Hashimi me shokë.

I rritur me dashurinë e pamatë për token shqiptare të përtej kufirit, ashtu si shumë të tjerë, Sali Berisha e kuptoj me kohë dhe e denoncoi me guxim lojën e pistë të Batonit, batonistëve dhe shefave të tij. Por u turren taborret e manipulimit meditaik këndej e andej kufirit nga Beogradi, Prishtina e Tirana në një luftë të pashembullt për të denigruar e kundërshtuar inisiativën e ashpër të Berishës për mbrojtjen e territoreve shqiptare nga një pushtim i ri.

Nisi rishkruajtja e biografisë së akuzave ta sajuara ndaj Berishes. I numëruan sërish bidonat e naftës që “thyen” embragon ndaj ish Jugosllavisë. Folën seërish për luftën e Kosovës e cila në fakt nisi në vendlindjen e Berishës e pikërisht në truallin e shtëpsië së tij (por kjo do jetë temë e një analize tjetër). Persëritën akuzat për 1997 tashmë bajate, se nuk e di në botë që një President në dëtyrë si Berisha në atë kohë, të organizojë revolucion kundër pushtetit të tij, ect ect.... Erdhën edhe tek 21 janari dhe viktimat e Edi Ramës në bulevard.

Sajuan e thurën akuza e shpifje sa nuk ka ku te shkojë më.

Pastaj erdhi edhe shkrimi i fundit i Batonit një analizë meskine dhe e mllefosur. Një përmbledhje e këtyrë akuzave stukuar me inatin merobazian të sponsorizuar nga bandat, krimi dhe politika e lidhur me to.

Erdhi Samiti i Berlinit dhe dështimi i farsës liberale për shkëmbim territoresh u duk haptas që në fazën e pritjes së delegacioneve. Merkel dhe Makron percollën me butesinë europaine Thaçin dhe Ramën e i shtrenguan dorën fort Ramush Haradinajt.

Këtu Batoni nuk duhet të këtë duruar dhe duhet të ketë shpërthuer si ‘tigrat’ jo të Arkanit, duke nxitur Hashën por edhe Edin që të kërkojnë patjetër SHBA në dialogun Kosovë - Serbi, sikur SHBA ta kishtë braktisur këtë diskutim. Nuk do të ndodhë kurrë që SHBA të largojë duart nga fati i Kosovës dhe shqiptarëve Baton, edhe nëse egziston ti edhe nëse nuk egziston.

Por për një gjë jam i sigurtë atëherë kur nuk do gjeni me trung për tu kapur që te dilni nga lumi, do kërkoni Rusinë, Kinën apo Indinë që të jetë pesmarrëse në dialog...

Por po të kujtoj një fakt që edhe ti edhe të këshilluarit prej teje por edhe këshilltarët e tu e dini shumë mirë, që kur u shpall pavarësia e Kosovës Presidenti i SHBA zbriti ne zyren e Sali Berishës dhe e bëri fakt të kryer lirinë e shqiptarëvve.

E kjo është e padurueshme për ty dhe ata që këshillon e ata që të këshillojnë. Eshtë e padurueshme për ata që akoma numërojnë bidonat e naftës apo sebratorët e makinave të qytetarëve që kalonin kufrin në vitet 93, 94 thjesht për pak para më shumë por edhe si një ndihmë që ajo perandori të rrënohej. Nuk u arrit të rrënohej me paqe e u arrit me luftë.... dhe ti nuk di, ose nuk ke deshirë ta dish këtë, apo jo Baton.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Shto koment

Denonco