Samiti i Berlinit dhe lajmëzinjtë e tij!

Samiti i Berlinit dhe lajmëzinjtë e tij!

Nga Sali Berisha - 30/04/2019

Samiti i Berlinit me qëndrimin e tij të prerë kundër Serbisë së Madhe dhe copëtimit të Kosovës ka zhgënjyer shumë Presidendin serbomadh Vuçiç dhe argatët e tij në këtë projekt, Miladinin shqipfolës, pra argatin e tij në Prishtinë dhe Zografin bis, argatin e tij të Tiranës!

Të tre këta, të mbetur duarbosh dhe të damkosur si sherrxhinj, që për karriget e tyre duan të ndezin me projektin e Serbisë së Madhe, konflikte të reja në Ballkan, përveçse me fotot e tyre fytyrënxira që bënë xhiron e mediave ndërkombëtare, u vunë në garë për të shpërndarë lajme sa më të këqija e të deklarojnë se “samiti ishte i rëndë”, se “nuk solli asnjë rezultat konkret”, se ”nuk ka pasur asnjë përparim” dhe se “ishte zhgënjyes”.

Kulmin në këtë aspekt e arriti Zografi Bis, që i lejoi vetes të falsifikojë në facebookun e DË, lajmin për takimin e tij të shkurtër më pak se gjysëm ore me kancelaren Merkel, sepse ishte pregatitur ta deklaronte së paku 80-minutësh. Madje, në skizën e tij, ai përdori çirakun e Baton Stanishiqit për të mashtruar pafytyrësisht shqiptarët, duke thënë për hapjen e negociatave me Shqipërinë pikërisht atë që Kancelarja nuk kishte thënë, gjë që doli qartë nga njoftimet zyrtare të qeverisë gjermane.

Në të vërtetë, një rezultat i rëndësishëm i Samitit ishte se këta gangsterë të Ballkanit, që luftojnë vetëm për karriget e tyre, morën në Berlin atë që meritonin!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Kuti30/04/2019 19:35

Ti quash gagstere eshte tu japesh ate qe nuk mzrtojne. Nuk kane kellqe per gagstere keto por jane basifodi tradhetar shqptarizmit. Gagsteret kane me shume dinjitet e para ketyre llumrash, sepse marrin persiper rrezikun me burgun osé me jeten, kur se keta jane mij haleseh te strukur pas hijes se pushtetit .

rapa30/04/2019 17:19

sa mire qe dihen ca gjera

krasasi tp30/04/2019 14:10

Samiti i Berlinit sipas meje ishte i sukseshem .Mesazhet i percoji per te gjithe ata, qe ju punojne te 6-ta shqisat.Marreveshje mazhorance-opozite ne Shqiperi."Reforma sic e kemi lene, e sic i kini mare persiper"."Primare R.D dhe ato qe lidhen me te drejtat e njeriut".Nuk ka pajtim ne Ballkan, por dhe as integrim ne BE dhe NATO-pa mare pjese si moderator SHBA.Thaci kish te drejte."Eshte ekonomija budallenj".Edhe Klintoni kish te drejte.Kush ben luften ,dikton apo moderon kushtet e paqes.Marreveshja Serbi-Kosove eshte arritur qe kur ne 20% te Trepces jane aksioner punetoret, qe sikurse dihet, ne shumice derrmuese jane punonjes te etnise serbe.80% qeverija e Kosoves duhet t'ua jap me koncension miqve te saj apo kujt ?.Ja kjo eshte e gjitha.

Shto koment

Denonco