Astrit Patozi e bën Maratonën me shpejtësinë e Usain Bolt!

Astrit Patozi e bën Maratonën me shpejtësinë e Usain Bolt!

Nga Ermal Mulosmani - 27/04/2019

Bindja Demokratike regjistrohet në zgjedhjet lokale të 30  Qershorit.

Kanë kaluar vetëm 5 (pesë ditë) nga dita kur Gjykata e Tiranë regjistroi Partinë Bindja Demokratike si subjekt elektoral në Republikën e Shqipërisë.

Gjykata Shqiptare jep përgjigje (sipas ligjit) brenda 30 ditësh nga data e paraqitjes së kërkesës nga subjekti sipas Ligjit. Normal, është një punë  që kërkon kohë, duhen verifikuar 3000 firmat e nënshkruesve, duhet parë statuti a është në përputhje me Ligjet dhe Kushtetutën.

Vetëm për të verifikuar 3000 persona me karta identiteti duhen ca ditë. Po marrim një shembull vulgar, supozojmë që unë jam anëtar i Bindjes dhe Patozi ka marrë nënshkrimin tim dhe numrin e kartës sime të identitetit. Për ta vërtetuar që jam unë dhe jo një tjetër bartësi i asaj  karte identiteti duhet futur numri në sistemin elektronik. Siç bën Policia në daljet nga kufiri fjala vjen. Kjo punë, të merr minimumi 1 minutë. Apo jo?

Po për 3000 njerëz? Janë 3000 minuta pra. Ose po ta pjesëtojmë me 60 minuta që ka një orë i bie 50 orë. Po ta ndajmë me ditë pune i bie më shumë se  6 ditë pune!

Por, Gjykata e dha vendimin për 5 orë. Ishin ndarë të gjithë Gjykatësit e Shkallës së Parë. Disa shqyrtonin Statutin, disa  numëronin kartat. U mbyllën të gjitha çështjet për atë ditë. Shullazi u anulua, grabitja e parave gjithashtu u shty me dy ditë, nja dy vrasës ranë dakort që për arsye kaq madhore të shtynin gjyqin e tyre.

Pra, për 5 orë u dha verdikti! Patozi është krejt në rregull. Listat i ka të pastra kristal me njerëz e të nderuar. Kishte vetëm një problem. Ishte data 23 Prill koha për paraqitjen e dokumenteve në KQZ kishte skaduar!

E çë pastaj? Kujt i plasi? A është me shumicë votash? E rregullojmë edhe atë punë.

Sot erdhi sihariqi! Komisioni Qendror Zgjedhor e pranoi kërkesën e të Kryebindurit Patozi dhe  e regjistroi atë në zgjedhje!

4 persona votuan pro. Vetëm Kryetari është kundër. Por çfarë dreqin thotë ky Kryetari, pse i del kundër?

Po ja, thotë punën e datës… Që është mbyllur me dt 21. Paska thënë edhe që:”Në situata identike ne nuk kemi pranuar një Parti në 2015 dhe me votim unanim”.

Po kush po pyet për Kryetarin aman. Me gjasë edhe ai voton ashtu se  e din që nuk prish punë.

Tani Opozita është në zgjedhje. Komandanti Suprem ka një Opozitë në Parlament dhe një tjetër në zgjedhje.

Ishalla po i fiton këto zgjedhje. Pritet fushatë e fortë elektorale me Bindjen.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

PATRIOTI DT 30 PRILL 201930/04/2019 18:17

Të respektuar Opinjonistë dhe komentues të Astrit Patokut. Një gjë se klni thënë, po jua them unë: Ai shumë shpejt do të bëhet " LOLUA" i Tiranës. E provoi edhe z. Bamir Topi të krijonte një " partiçkë" njëherë e një kohë duke i bërë karshillëk z. Basha dhe PD por nuk e votoi askush dhe u kthye në "LOLO" i Tiranës sot....

ai30/04/2019 16:24

Në mediat e kapura nga Rama, po e dëgjojmë shpeshkëto ditëqë ta cilësojnë Astrit Patozin si një ndër "themeluesit" e PD.
Ndonëse kam rezerva për Kastriot Myftarin për subjektivitetin e tij në disa raste, e dëgjova ate tek "360 gradë" të Zhejit të zbulonte një të vërtetë tjetër.
Patozi në fillimet e karierës së tij politika ka qenë i angazhuar në partinë "social demokrate" të Skënder Gjinushit, më vonë si gazetar mik i afërt me Mero Bazen ju bashkua PD e po me këtë mik, në një fushatë elektorale në Golem e Kavajë, e nxorën për herë të parë këtë zonë në humbje për PD.
Më ka pas bërë përshtypje që gazetari i ri Koka, ndonëse mbante qëndrim kritik ndaj Ramës, po aq kritik shfaqej edhe ndaj kryesisë së PD.
Në emisionin e Zhejit mora vesh se ai qënka mik i Patozit.
Pra e gjithë demagogjia e Patozit se na qenka një ndër "më të ndershmit" e PD, bie poshtë. nga ky "trekëndëshi" i lidhjeve të tij, Skënder Gjinushi, Mero Baze e Bledar Koka..
Për këtë gazetarin e ri Koka, habitem se i shkon pas Patozit por për dy të parët nuk habitem fare.

Askushi27/04/2019 20:21

Ky pijaneci, bixhozciu ka ngelur dhe pa leke tani. Rama do ti japi nja dy bashki, njeren qe te behet ai kryetari dhe keshtu bene ca para. Nje pis i vertet, ky vertetoj qe Basha paska pasur te drejt qe e qeroj. Njeriu me moral, nuk mundet te beje keto poshtersi. Plere dhe bythelepires, por nga ata qe i lepin bythen atij qe po shkaterron shqiperine. Ndyrsire.

bujar27/04/2019 20:11

Krejt votat e PS jane gati me ja dhene Astritit qe te heqin apo eleminojne Lulin.4 votat e para ja dhane qe sot live ne KQZ.....

flori27/04/2019 18:55

Nuk kishte shqiptar edhe me inteligjence nen mesataren qe nuk e kuptonte se kritiket per demokraci te brendshme na PD ishin sherbetore te Rames. Sa here kishte keq Rama, kur duhet te flisje per Xibraken, Habilajt, 619 kg kokaine ne Durres etj ata nuk flisnin per keto por per demokracine e brendshme te pD qe po ta krahasojme me kohen kur keta mytebere drejtonin lete parti ishte bunker, nuk linin njeri pa masakruar vetem qe ai te largohej nga PD.
BIndja i bindi edhe me skeptiket Patozi dhe ai qe fshihet pas tij, se ju binden Rames ne momentin me te veshtire te tij qe te bindin nderkombetaret se ata jane opozita e vertete.
Por ata binden edhe me skeptiket se jane pro mbeshtejes se oligarkeve dhe krimineleve dhe votat e PD po shtohen nderkohe qe te bindurit e bindjes nuk po bindin dot as Ramen se kete here me apo pa te bindurit e TIJ largimi nga pushteti eshte ceshtje kohe, ore/jave/1 muaj maksimumi.
Mbeshteje Bashes dhe sakrificave te tij qe ju desh te luftonte kunder kolones se peste ne PD..

vera27/04/2019 18:13

Ti Astrit ,qe i ke ba opozites opozite,duke kerkuar zbatimin e statutit (me shume te drejte),tani qe je ne shkelje te te shuuume rregullave, ik e shpeto, duke kerkuar azil politik, se nuk te shikoj te ardhme tjeter ma zgjidhese per ty. Aaa, po te kthehesh mbrapsh atehere, mendoj se po. kjo do ishte mire si per ty edhe per opoziten. mos e humb ate pjese truni qe te merr noten dhjete. ti e di ,qe nuk asht turp te terhiqesh,turp asht ti biesh murit me koke!

Ajo27/04/2019 17:49

Tani te gjithe ata qe iu versulen Bashes kur e la jashte listes se deputeteve te PD me 2017 Patozin me shoke e shoqe, te kafshojne gjuhen! Patozi dhe Rudina Hajdari ( dhe gjithe te pacipet e tjere te ashtuquajtur opozita e re ) jane jo vetem turpi i PD-se qe na i beri dhurate keta njerez pa karakter, por turpi i gjithe vendit! Monstra te tilla qe mbijne dhe ushqehen si kerpudha parazitare mbi trungun e kalbur te nje kriminale duhet te na detyroje qe te bejme nje analize te thelle se deri ku eshte zvetenuar morali i shoqerise ne teresi. Duhet para se gjithash, nje revolucion kulturor e arsimor, nje katarsis i ndergjegjes dhe moralit te kombit dhe pastaj natyrshem edhe klasa politike do reflektoje vlera te qendrueshme morale, etike dhe politike ne sherbim te zhvillimit dhe begatimit te vendit.

Mili27/04/2019 17:19

Ky Astriti e mban vehten per njeri te ndershem dhe me dinjitet.Kjo paterce-parti qelbi ere qe diten e pare te saj.Turp!
.Shqiptaret kane nevoje per elita te reja politike por jo per hale te vjetra si kjo Bindja.

Shto koment

Denonco