Oferta

Oferta

Nga Erl Kodra - 25/04/2019

Nga Erl Kodra

Zakonisht, shumica e ofertave brenda tyre kanë një përqindje të lartë mashtrimi. Jo të gjitha, kuptohet. Por ndodhë që shpesh herë, ka oferta me datë skadence të manipuluar.

E tillë me duket edhe oferta e BD-së së Astrit Patozit. Sepse ky person thotë se e krijoi partinë për 24 orë, grumbulloi 3000 firma, i çoi në Gjykatë; i verifikoi një për një, mori vendimin në dorë, me vrap dhe e rregjistroi në KQZ për zgjedhje!

Magjike, apo jo!

Apo është mashtrim banal?!

Nejse, por problemi është se ky person ka si kalë beteje ndryshimin e sistemit, të cilin pretendon ta ndryshojë... me magji! Sepse për të ndryshuar sistemin, duhet të kesh numra, ose mbështetje njerëzore, ashtu siç ka Partia Demokratike dhe Rilindja. Deshem apo nuk deshëm, numrat i kanë këta të dy, pavarësisht rrethanave dhe pozicioneve ku ndodhen, në një betejë për jetë a vdekje.

Betejë e ravijzuar qartësisht, ashtu siç janë të ndara e mira me të keqen.

Në fakt, sistemi rrëzohet duke dalë nga ngrehina e sistemit, duke e denoncuar atë, duke ia shembur një e nga një alibitë, falsitetin dhe gënjeshtren. Nuk mund të shembet godina duke qëndruar brenda saj. Kjo nuk ka sens, madje në vetvete, kjo është gënjeshtër e pastër.

Si mund të shembësh një sistem kur hynë brenda sistemit, duke i dhënë legjitimitet atij?! Me çfarë do ta detyrosh sistemin që të ndryshojë? Me cilët njerëz, figura, mbështetës? Apo me ato 3000 fantazmat që firmosën për ty?!

Në të vertetë, e vetmja forcë reale politike që mundet ta ndryshojë sistemin është Partia Demokratike. Këtë fakt e ka artikuluar Lulzim Basha qysh në vitin 2013. Përpjekjet e Opozitës shqiptare kanë qenë sistemike, të pandërprera, me luftën kundër krimit në politikë, në ekonomi dhe në administratë. Ligji i Dekriminalizimit është prova. Vetting-u në politikë është prova tjetër.

Së fundi, fjala e Lulzim Bashës në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike është programi politik i saj, i artikuluar qartë dhe prerë;

Sistemi aktual duhet shembur!

Kjo që po bën Astrit Patozi është plagjiaturë, madje nga ato vjedhjet e shëmtuara dhe banale. Të vjedhësh ide qe as nuk di t’i artikulosh është fëlliqësi e patolerueshme.

Partia Demokratike ka dhënë prova se mundet të shembë sisteme, shumë më të egra dhe barbare se sa ky i sotmi.

Sistemi nuk shembet me urdhër peshku, as duke u ulur në prehër të Edi Ramës. Ndaj oferta jote Astrit Patozi është një ofertë mashtruese.

Çdo mashtrim e ka një hile dhe një arsye. Hilja jote është e trashë, arsyeja neveritëse.

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

shqiptar26/04/2019 09:55

Këtij shkrimi do ti shtoja vetëm deklaratën idiote e skandaloze të Patozit, se Basha duke mos e e futur ate në listat për kandidat deputet të PD, paskesh bërë një krim të rëndë qe e kalokërka vrasjen e 4 mijë shqiptarëve në masakrën e Tivarit ?????????????.
Ajo fytyra e ngrysur dhe e egër e Patozit që i ngjan fytyrës së Gramozit, qënka më e vlefshme se jeta e 4 mijë djemve të rij shqiptarë që i vranë komunistët sllavo-shqiptarë.
Ndërkaq Patozi haron se Basha është me origjinë dibran, nga familjet që u masakruan e persekutuan nga serbët e u detyruan të vinin në Shqipëri., që në fillim të shekullit të kaluar.

Daj Jaku26/04/2019 01:05

Patozi, pjellë e fëlliqur , i cili e rrethoi veten me njerëz me dosje të ish sigurimit komunist, me qëllim që ti sundonte e ti komandonte sipas qefit, nëpërmjet shantazhit të dosjes. Dhe rezultati, këra fëlliqsira e tradhtuan PD, duke pranuar dhe rokanisur kockat që ju hodhi Rama, Majlinda Bregu, Jozefina Topalli, Astrit Patozi, ai ish ministri katunar i financave që as emri nuk ja kujtoj etj. Uroj që Luli ta përjashtojë këtë praktikë të mbledhjes së plehrave rreth vetes me qëllim sundimi.

Grethi25/04/2019 19:01

Une mezi po e prisja partine e Titit ,se tani me ndryshimin qe do I beje sistemit ja hodhem bythes.Opoziten ere eka ,Krye te diturin Lymin e Lushnjes e,Ka,Nimut Musain gollovesh I lindur po ,Ralf sumen,Lefter Maloqin ,krye Starin e ballit Alimadhin po epo ,mos te hàrrojme Kujtim Gjizen poliedrik ,ketij I kemi porositur nje samar ne Berat .Ja keta do ta sjellin ndryshimin pa keta nuk ecim para.Po Astrit pallaveshit si vete as qeni tij nga mbrapa,dhe Jo te ndryshoj sistemin .Ik o Tite ha ndonje luge fasule.

krasasi tp25/04/2019 18:19

Firmat e 3700 "fantazmave" ne nje kohe rekord, mund te kete edhe nje shpjegim tjeter.Nuk kane hovur regjistrusit pas qytetareve, por qytetaret pas regjistruesve.

rovena25/04/2019 17:59

patozi ,kollozi me kompani shkuan ne gjendjen civile ne vlore mbasi moren emrat nga listat ne vlore hodhen firmat vete keta duhen denuar per fallcitete.

Ramazani25/04/2019 17:41

Shume bukur ja ke thene. Por prodhusi i gozhdeve vetem ca dit jete mund ti jape kufomes qe qeveris. Njeriu gozhde nuk mer as voten e gruas se tij dhe te mare vota te tjera.

Shto koment

Denonco