Mbi fashistin, fshatarin dhe spiunin rus, mikun dhe kolegun tim të dashur Agron Tufa!

Mbi fashistin, fshatarin dhe spiunin rus, mikun dhe kolegun tim të dashur Agron Tufa!

Nga Artan Fuga - 25/04/2019

Nga Artan Fuga

Unë i mirëkuptoj të gjitha shqetësimet dhe angazhimet për të ruajtur të pacënuar nga askush vlerat dhe kontributin e rezistencës antifashiste gjatë Luftës së Dytë botërore në Shqipëri, për respektin për këdo që ka marrë pjesë në të, komunistë, nacionalistë, demokratë, si edhe për të gjitha kontributet, luftëtarë, dëshmorë, viktima, të deportuar në kampe, popullsi e martirizuar, etj, familje dëshmorësh.

Duke pasur nja pesë a gjashtë dëshmorë e të martirizuar në familje nga bashkëpuntorët e fashizmit dhe larot e tradhëtarëve më kujtohet gjyshja që edhe në vitet 60, më kujtohet si turbull, që lëviste nëpër shtëpi si një hije e mërzitur, e pezmatuar, e harruar në vetminë e vet të pashërueshme nga dëmet e Luftës, nga tradhëtarët që si qenër i kishin kafshuar shpirtin, duke tymosur duhan nga mëngjesi në darkë, folur me vete, veshur në të zi dhe qarë e qarë me afshe zemre.

Vuajtur nga të gjitha anët ky popull, paralufte, gjatëlufte dhe paslufte!

E kishte goditur rëndë lufta gjyshen time të mjerë e të mirë si gjyshet e gjithkujt. Nuk ja harroj askujt! Po pa asnjë hakmarrje!

Të dallohen pra kush ka qenë për rezistencën, kush ka qenë neutral, kush ka qenë tradhëtar!

Kur të na bëhet mbarë edhe unë dëshiroj t'i them mikut tim Agron Tufa çfarë mendoj për ndonjë botim, i të cilit ai nuk është autor. Sikur bisedojmë ngahera për libra të tjerë!

Por, kur dëgjoj se ai qenkesh fashisti i fundit në Shqipëri, nuk e mbaj dot të qeshurën : hahahahahahaha! Shqipëria nuk qenka çliruar akoma!!! Paska mbetur ushtari i fundit Agron Tufa!

Goni është fashist poaq sa unë nuk jam biri i dy partizanëve në Luftën Clirimtare, kujtimin e të cilëve në atë periudhë e kam të shenjtë në traditat familjare!

Goni na qenka edhe fshatar! A thua se është sharje përbuzëse të vish nga zona dhe krahina plot tradita nga cdo cep i vendit! Sa qejf po të isha edhe unë fshatar si Gon Tufa!

Hahahahahahahaha!

Me kulturën perëndimore që ai ka marrë në universitete ruse, paradoks i madh, por i vërtetë, ai më ka habitur me botëkuptimin e tij postmodern që më ka lënë mbresa të forta dhe admirim edhe mua që prej shtatë a kusur brezash kam tradita familjare qytetase në qytete mijëvjecare! Më urban në këtë rrafsh sesa unë ai!

Goni qenka edhe spiun rus! Vërtet ka ca tipare si të Sorges ai! Ore mos është ai që i ka dërguar z. Putin planet e sulmit të fashistëve shqiptarë mbi Moskë që po përgatitet për 21 qershorin e këtij viti?

Edhe kjo na duhet, të niset një fushatë makartiste si gjueti shtrigash ndaj intelektualëve tani!

Qetësohuni miq, shokë, zonja dhe zotërinj !

Mjaft e thelluat kulturën antiMukje!

Unë kam tezën se diktatura na krijoi idenë se ne e kishim kapërcyer Rilindjen e shekullit 19 -të dhe ishim bërë unitarista si komb, por kam nisur të kem dyshime të forta shumë. Por, ne nuk paskemi kaluar as antiMukjen!

Nuk e di se çfarë thotë për këtë e shenjta dhe e heshtura Akademi e Shkencave që po rinohet e bëhet si nuse në kujdesin e ndoca 14 deputetëve bashkëpuntorë me forcat e regresit intelektual në vend!

As Agron Tufa nuk është fashist, as çlirimtarët nuk barazohen dot me kriminelë lufte!

E ka fajin folja "me qenë" që në shqip përdoret pa njohur punimet e të madhit Alfred Korzybski në semantikën e tij monumentale gjenerale. Por për këtë, sakohë që ende nuk po përgatitet botimi në kantjer e sipër mund të drejtohemi në ministrinë e jashtme sepse atje ju sqarojnë për cdo gjë!

Jam shkrirë gazit këto ditë, sepse nuk kisha mundësi të qaja!

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

K27/04/2019 06:41

O syri nuk ia vlen te marresh me fugen I cili mbron me djallezi krimet e komunizmit dhe ofendon dhe shantazhon Agron Tufen me stilin komunist sikur gjoja Agron Tufa eshte fashist dhe spiun Rus ,te njejtat akuza qe ben EDI Rama me LULZIM BASHEN.Ky nuk ka kritikuar kurre Edi Ramen dhe nipin e tij Endri Fugen per shkatrimin e shqiperise dhe pervesitetin e tyre te ulet ndaj shqiptareve.Ky eshte personi me I papershtashtem qe te flase dhe jo te kundershtoje Agron Tufen dhe te mbroje masakrat e komunizmit.

krasasi tp25/04/2019 18:34

Per mendimin tim, kalimi i brigadave dhe divizioneve tona ne Kosove ishte e gabuar .Prishja e marreveshjes se Mukjes me urdher te Serbeve, futi faren e percarjes ne popull, me gjithe pasojat qe perjeton kombi, deri me sot.Por nje Mukje te sotme kush e pengon?.

Veteran i 90s25/04/2019 17:36

Profesor i respektoj bindjet tuaja të majta, por për një gjë nuk jam dakort me ju: me termin tradhëtarë për ata që sipas teje kanë shkaktuar 5 a 6 dëshmorë në familjen tuaj. Nuk e di cila mund të jetë e vërteta për ata dëshmorë, por di që ju kanë gënjyer ju edhe ne për atë se si janë vrarë ata dhe shumë të tjerë, gjithmonë duke jua lënë fajin bashkëpunëtorëve me fashistët dhe nazistët.

Për mua personalisht tradhëti dhe bashkëpunim në vitet 40 quhet ai bashkëpunim me ata që të kishin rrëmbyer gjysmën e trojeve shqiptare vetëm para 30 vjetësh, pra në vitn 1912-13, pra bashkëpunimi me mugoshët popoviqët e kompani që ishin edhe themeluesit e pksh.
Bashkëpunimi me Italinë, Austrinë ka qenë në traditën historike e politike të Shqipërisë dhe ishte e natyrshme që midis ittalianëve e rusëve shqiptarët patriotë e nacionalistë do të zgjidhnin të parët.
Mukjen e hodhën poshtë komunistët, sepse ata nuk kishin shans të vinin në pushtet në mënyrë demokratike, edhe sot janë pikërisht bijt e tyre që u fryjnë ndasive politike, kur askush nga ata nuk ka kërkuar falje për krimet e etërve të tyre dhe për derexhenë ku e zhxtën Shqipërinë me komunizmin e tyre kriminsal, mjafton të përmend se në të gjitha fushat Shqipëria është e fundit në rajon, pikërisht për shkak të komunizmit që u zbatua në Shqipëri.

Arditi 25/04/2019 16:21

Shkrimi i Fuges realist, por nuk ja vlen te konsumohet kohe e energji me

Spartak Brahon nje sharlatan, nje prokuror persekutues, nje qelbesire, nje vemje, nje hajdut dhe trafikant...

Fatos Tarifen, nje komunist i pandreqshem, nje hajdut i fondeve publike, nje manjak seksual, nje prostitute gojore qe fatekeqsisht lejohet te arsimoje te rinjte,

Sabit Brokajn, nje sharlatan qe eshte hedhur nga huri ne hu, nje i semure mendor, nje manjak seksual qe u kap gjalle ne zyre me vajzen e nje mikut te tij, nje hajdut dhe budalla.

Albani25/04/2019 14:38

Me ne fund nje reagim nga akademia. A eshte normale te vazhdoje te jape mesim ky tarifa pas atij shkrimi? Jashte nuk do e kishte pare me me sy katedren.
Se spartaku nuk i hyn me ne pune as dreqit.

FAIKU25/04/2019 09:24

O Zot, jepi aq mend qe mos te flase atij qe nuk ka asnje gje per te thene.
Faik Konica.
Dedikuar clirimtareve qe zoteria i ka per zemer,

Shto koment

Denonco