‘Shkëlqimi’ i mungesave në partinë e Patozit

‘Shkëlqimi’ i mungesave në partinë e Patozit

Nga Alfred Lela - 24/04/2019

Nga Alfred Lela

Themelimi i partisë së re Bindja Demokratike i ngjante lëshimit të një siluri nga një nëndetëse që kish ‘fjetur’ thellësive për dy vjet. Le të themi një nëndetëse jo luftarake, por që është në një mision zbulues për të mbledhur informacion dhe për të vëzhguar, duke e bërë vetëm rrallë të dukshme praninë e vet. Një mjet i një ‘pale të tretë’ në një luftë që mbizotërohet nga dy ‘fuqi të mëdha’.

Themelimi, zyrtarizimi, regjistrimi në gjykatë dhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve e bëjnë tashmë ‘Bindjen’ nëndetësen e një pale që e ka vënë re ‘tërheqjen’ e një prej fuqive nga teatri i luftës konvencionale politike dhe ka vendosur, më në fund, të kthehet nga zbuluese në luftarake.

Prania e saj është tashmë e dukshme dhe e tillë do të jetë edhe në vijim, derikur vendi të takohet me një palë zgjedhje të njëmendta ku të gjitha palët janë në garë dhe të gjithë mund të provojnë, përtej retorikës politike, se sa vlejnë dhe sa mbështetje kanë.

Në këtë prani, na duhet të identifikojmë disa mungesa dhe të mundohemi t’i analizojmë.

Ku është, për shembull, Jozefina Topalli, ish-deputete, ish-kryetare parlamenti, ish-qëndrestare, një prej figurave të forta të Partisë Demokratike të Sali Berishës? Ditëve të fundit ajo gjindet në Facebook, sa duke uruar Pashkën katolike aq duke na njatjetuar me foto familjare ku nuk mungonte as qeni. Jozefina është e sertë ‘ku nuk b?n ma’, për të qenë e bindur për Bindjen, por armiqësia e saj me Bashën nuk është dukur të jetë më e butë.

Ku është Arben Imami, një profil kontrovers, i cili pat provuar ‘revolucionin’ në krah të Berishës dhe ‘anti-revolucionin’ kundër tij, për t’u bërë ministër Shteti në qeverinë socialiste të Nanos dhe më pas bashkëautor i Kushtetutës së vitit 1998, po nën ‘regjimin’ e majtë? Imami, si dhjetorist ka vendin e vet në historinë e së djathtës dhe të vendit, që i takon edhe për një gjë tjetër: një meritë që nuk i është njohur, botimin e një kolane me literaturë politiko-filozofike në kohën kur ishte ministër i Berishës (sa ministra merren me libra dhe jo ekskluzivisht me tendera në Shqipëri?!).

Ku është Besnik Mustafaj, ambasador në Paris, ish-ministër i Jashtëm, shkrimtar dhe një prej kritizerëve të Bashës, që në ditën 1 të humbjes në zgjedhjet e vitit 2017? I pari që artikuloi nevojën për dorëheqje të shefit demokrat dhe që ka shpërndarë kritika dhe analiza të idhta, por me common sense për lidershipin demokrat gjatë këtyre dy viteve.

Ku janë ata, që në fillim u shfaqën të gjithë bashkë, Ridvan Bode, Genc Ruli, Majlinda Bregu e ndonjë tjetër?

Ku është, qoftë edhe Preç Zogaj, që thotë se e ka shkëshilluar djegien e mandateve dhe tani është bërë thuajse apolitik, duke lëpirë plagët e kaq shumë betejave politike, ku tjetër, nën ullirin aspak të paqtë të ‘Institutit Pashko’ të Henri Çilit?

Mungesat dhe shkëlqimi i tyre, brilant apo i errët qoftë, zbulon diçka për natyrën e nëndetëses që, tashmë ka dalë e plotë mbi ujë, si një reptil nga e shkuara: ‘hemorragjia’ e së djathtës e ndodhur pas ‘katastrofës’ së listave të 2017, nuk ka mbërritur deri te ‘Bindja’. Dhe kjo për disa aryse, më kryesorja prej të cilave është se, të gjithë personazhet e përmendura kanë ‘deliret’ e tyre, të cilat me sa duket mund t’i kontrollonte vetëm Sali Berisha. Ata nuk e shohin dot veten, as nën Patozin dhe as nën Hajdarin. Edhe një parti e tipit primus inter pares, sipas parimit të kalorësve të mbledhur rreth mbretit Artur, nuk ka mundur t’i kënaqë.

Ky fakt kryen atentatin e parë kundër partisë së re, sepse zbulon atë se nuk ka frymë ngjizjeje, nuk ka bashkësi dhe as unitet. Mungesa e frymës, në një parti që pretendon se krijohet pikërisht për të mbushur atë boshllëk që lë ‘pazotësia’ e PD për të krijuar frymë, është domethënëse për fillimin dhe fundin e saj.

Mungesat dëshmojnë edhe një gjë tjetër, që është stërthënë por nuk ka nxënë, edhe për faktin se asnjë ‘poligraf’ politik nuk mund të japë provën e asaj se çfarë mendon apo pse e kryen një veprim dikush. Në këtë rast del në dritë dyshimi se kritikat ndaj lidershipit të PD kanë qenë të natyrës personale (humbja e mandatit, mospëlqimi i kryetarit të ri etj). Pa prova jemi, por i shkon analizës pandehma se, ndonjë prej të përmendurve më lart është tërhequr nga partia e re pse nuk ka dashur të dëmtojë Partinë Demokratike dhe të djathtën.

Astrit Patozit i mbeten kësisoj personazhe të dorës së dytë dhe të tretë për të ndërtuar një formacion beteje. Tani që nëndetësja ka dalë mbi ujë pandehmat nuk pinë më ujë dhe lufta nuk bëhet me ‘sikur’ dhe as me kritika. “Marinarët” e nëdetëses ‘Bindja’ duhet të na tregojnë me prova, dhe me anë të kontrastit, se pse ata janë më të mirë se Basha dhe se PD.

Sepse, që nuk janë PD, kjo tashmë është një gjë që dihet.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

shqiptar28/04/2019 10:51

Pa shkuar në komente e konsiderata, nëse pranojmë që opozita institucionale ka të drejtë kur e cilëson këtë parlament e këtë qeveri të dalë me vota të blera nga paratë e drogës, e si pasojë nuk mund të konsiderohet legjitime, ata që me veprimet e tyre e kanë legalizuar këtë qeveri, nuk mund të quhen opozitë po thjeshtë paterica të qeverisë.
E dëgjova me veshët e mij Rudinën që pasi bëri "opozitaren" ndaj Ramës e qeverisë së tij, vetëm me dy fjalë hodhi poshtë gjithëshka tha, e gjithë opozitarizminn e saj duke përsëritur si papagall një deklaratë tashmë bajate të ca ambasadorëve se kjo qeveri është legjitime.
Edhe Patozi duke deklaruar se është i një mëndje me Rudinën, pranon se kjo qeveri është legjitime.
Po si mund të jetë një qeveri edhe kriminale e tërësisht e korruptuar, edhe që ka kanabizuar gjithë Shqipërinë, ka kriminalizuar gjithë institucionet e shtetit duke i akaparuar ato me dhunë, e të jetë "legjitime" ?????????

krasasi tp27/04/2019 13:49

Skrapari,ndersa te parit te Skraparit ,Ali Pasha i dhuronte nje kal,ndersa Malo-s,brezi i 6 i paraardhesve te mi Ali Pasha i dergonte letra.

Skrapari26/04/2019 12:31

Krasas tp! Komunizmin nuk e sollen skraparlinjte, besoj kete e di mire edhe ti. Me te denjet per ti sherbyer komunizmit kane qene patriotet e tu. Skraparlinjte jane njerez me dinjitet. Mjafton t'ju kujtoj kohen e Zogut. Po ju bej me dije nje histori nga koha e Ali Pashes: Aliu urdheroi qe te parit te Skraparit ti dhurohej nje kale. Skraparlinjte ja kthyen mbrapsht dhe i thane nuk kemi kujt tja japim kalin sepse ne jemi te gjithe te pare.

krasasi tp25/04/2019 18:11

"Perpara ne revolucion" ,per ta ber gjithe Shqiperine, si Skraparin qemoti.

Skrapari25/04/2019 13:24

O krasas tp! Nuk besoj te jesh kaq naiv. Ti e kupton si dreqi qe ketu s'eshte nese Edvini yt, i ngrin apo shkrin te vetet dhe me kete ne beme zgjedhje te lira e te ndershme. Puna eshte qe ky Edvin malukati ka ne dispozicion miliarda euro te droges, korupsionit me te cilat ble edhe zgjedhjet ne Amerike jo me votuesit brekegrisur shqiptare qe shesin bythen per nje thes miell. Ketu behet fjale per blerje votash o krasas tp, qe na cave bythen me komentet e tua.

krasasi tp25/04/2019 08:36

Z.Lela,Astrit Patozi, mund te pergjigjet edhe me gjuhen e shefit tend Henri Cili," e krijuam Bindjen Demokratike, se na deshi trapi, se jemi njerez te lire".Mos krijimi i nje force te re ,qe i pret timoni djathtas, do ishte nje akt i pamoralshem i gjithe atyre qe e kane themeluar PD apo atyre qe i jane bashkangjitur PD ne kohen kur ajo ishte ne opozite.Apo qendrestareve, sic i quante Z.Berisha.Hapja e tregut politik,gremisja e sistemit partitokratik,ku vendimet tuaja, e te kunatit i noterizonte Z.Basha ne minuten e fundit,ju ka lene pa gjume.Me nje sy te Opinioni i Fevzos e me nje te ky prononcim.Kur linde Ti Z.Lela grate e pallatit cuan nga nje kavanoz me komposto ne maternitet, me te afertit u mblodhen dhe festuan dhe prune dhoro.Kur u rrite e beje potere neper shkallet e pallatit, shoqet e mamit nuk te mallkuan kurre.Bindja Demokratike, ne bindjen time nuk eshte krijuar as si paterice e E.Rame-s.E.R.i mjaftoji vetevrasja politike e opozites.Ju nuk njihni terenin.Beni sontazhe te brendshme ju?.80% e qytetareve shqiptar perfshi edhe emigrantet, kerkojne sistem proporcional me korrektim kombetar, me lista te hapura.Nese partite funksionojne jo si ngastra te kryetareve, atehere qytetaret mbeshtesin partite qe ofrojne nje alternative me te mire dhe perzgjedhin midis shume emrave ata qe i njofin me rrenje e dhemball.Opoziten e vertete doni ju Z.Lela?, ua theme une.Znj.Hajdari,Z.Murrizi dhe Z.Koka.Keta dhe te tjeret duhet te votojne njezeri me opoziten, cdo reforme qe i hap rruge celjes se negociatave per ne BE.PD dhe LSI duhet te mare pjese ne zgjedhjet lokale.Per te miren e tyre.Koncensioni i Kryeministrit per opoziten do ti habis te gjithe.Eshte gati t'ju ler gjithe administrimin e zgjedhjeve, me KQZ ,me kryetar komisionesh zgjedhore,me numrim e me cfare te doni.Ti zgjidhni edhe nderkombetaret qe deshironi qe te monitorojne zgjedhjet.Mer persiper qe ti "ngrije" te vetet ne keto zgjidhje lokale.Kerkone vetem te kete nga nje vezhguesne cdo qender votimi dhe numurimi.Por edhe vezhgues nga media e "kazanit".Kush e ndjen veten opozitar me Rilindjen ,hajde te bashkohemi per ti hequr "kalase rilindase" gurin e themelit,Kryetarin e Bashkise se Tiranes,kryefasadistin, 99-tshin Erion Velija dhe mikun e Nices ne Durres, e keshtu me radhe, ne te kundert, po pregatisni me duart tuaja , nje fitore tjeter te "Korporates Nderkombetare te PPP" me E.Ramen thjesht zbatus punimesh.

Devria25/04/2019 07:53

Z. Lela! Mos fol per njerez qe nuk i njeh. Nuk e njeh ti as Topallin as Imamin as Mustafajin. Je futur kot kaq thelle. Ne jemi ne strukturat e PD dhe me kopetence sic flisni Ju s'mund te flasim. Ata ti leme ne jeten e tyre private, koha e tyre mbaroi per mire apo per keq kete e vlereson trupa demokrate e elektoratit shqiptar. Astriti si bir spiuni, madje thuhet qe edhe vete e ka bere kete pune, mire beri qe krijoi nje parti te tille se pastroi PD nga funderinat. As pjesa e fundit e shkrimit tend nuk qendron, dora e dyte e demokrateve jane pjese e partise se Patozit, dora e fundit po.

Shto koment

Denonco