E dashura Leyla, bën mirë ti dëgjosh edhe ‘banditët’

E dashura Leyla, bën mirë ti dëgjosh edhe ‘banditët’

Nga Agron Gjekmarkaj - 22/04/2019

E pamëshirshme në dukje përmes deklaratave ka qenë ambasada e SHBA-ve, qysh nga djegia e mandateve ndaj qëndrimeve dhe gjuhës së Lidershipit opozitar.

E në këso rastesh fillon një festival i madh hipokrizie e propagande e denjë për artikulimin tonë kulturor e politik të ditës. Togefjalëshat e tipit ‘ja Amerika foli’, ‘Amerika e vulosi’,’ Amerika di një gjë’ , ‘Opozita diku e ka shkelur’, ‘Ramen e do Amerika’ , ‘ti je me Amerikën apo kundër saj?’ i ndesh në shtyp, në ekran dhe në tavolinë?!

Në fakt, qoftë gjuha që përdori i dërguari Palmer, qoftë ajo e diplomateve si Leyla Moses-Ones, me parimet e demokracisë amerikane është tejet korrekte. Precedenti i djegies së mandateve dhe sidomos bojkotimi i zgjedhjeve lokale, janë shumë të rënda dhe bien si grusht në stomak për këdo. Logjikisht kështu do të duhej të ishte në çdo vend me demokraci normale.

Kur u miratua reforma në drejtësi u fol në media për biseda e mesazhe që Ambasada u dergoi deputetëve të caktuar në mënyrë që të siguronte votën e tyre pro duke i futur mes kulaçit dhe kërbaçit. Perceptimi qe, se po konsumohej një gjest amoral për një qellim të mirë. Në fakt do të kishte qenë shërbim i madh për pastrimin e politikes nëse Ambasada i publikonte dosjet e tyre sesa na la mbi kurriz deputet e politikan të shantazhueshem. Madje edhe kësaj here nëse do të kishte diçka për Opozitën shqiptare që nuk e dimë do të ishte shërbim i madh ndaj kësaj shoqërie dhe këtij kombi të na e thonë publikisht! Kësisoj qartësohemi edhe ne që mendojmë se opozita po bën gjënë e duhur. Megjithëse vështirë të besohet se në këtë vend ka forca politike apo politikanë të rangut të lartë që luftojnë kundër interesave amerikane.

Kur edhe Gramoz Ruçi sot e Fatmir Xhafaj dje janë bërë proamerikan të thekur kush dreqin ka mbetur tjetër në këtë vend pa ndryshuar bindje!! Madje Kryeministri e quante Trampin turpi i cilivizimit e sot te merr gjak në vetull për të, madje po i thahet gjuha teksa rend me lobues për ta takuar. Shqipëria ka një histori tragjike dhe paradoksale. Shumë kush është vrarë e persekutuar në këtë vend si ‘agjent’ i amerikanëve pikërisht nga etërit jo metaforik por biologjik të këtyre tipave që drejtojnë mazhorancen e sotme, ndërsa shumë prej pasardhësve të të vrarëve akuzohen nga Gramozi me shokë si antiamerikan. Nejse, djemtë dhe cucat e rilindjes modern tek nuk ve teksa kruajnë mjekrat spic dhe nishanet nën gushë mund të të akuzojnë për rënie në folklorizëm!!

Por ne që jetojmë këtu e dimë që ka mospërputhje të deklaratave me realitetin. Të rriturit po e po e dinë që bota e krimit , paratë e trafikut, abuzimi me pushtetin dhe administratën ndikojnë fort në rezultatin e zgjedhjeve por edhe fëmijët që politika si lë të rriten të qetë.

Tanimë ky fakt rri sa gjerë gjatë në dosjet e prokurorisë! Pushteti në gjashtë vite e ka dëshmuar qartë natyrën e vet sunduese e tejet korruptive dhe jo qeverisëse duke mos humbur asnjë rast për ta deligjitimuar opozitën, e përdhunuar atë! Vitet e fundit duke asgjësuar Gjykatën kushtetuese, atë të lartë dhe kapur sistemimin e drejtësisë në mënyrë kapilare i ka hequr asaj edhe mundësinë formale për tu ankuar! Ndërkombëtaret nuk kanë bërë asgjë ose shumë pak për të nxjerrë opoziten nga gjendja e fasades ! U bë ligji i Dekrimanilizimit po kush i pengoi punetoret e kanbisit tu hynin zgjedhjeve qysh e tek jua lypte xhani? Ambasadat? Jo jo , askush!!

Ligji kesaj anë ka vlerë vetëm në letër për sunduesit.

Ata nuk kanë qenë në gjendje të japin asnjë garanci. Sistemi i gjymtuar jo e jo dhe të gjitha këto e shtynë opozitën të dalë prej tij ! Sistemi I kontrolluar nga një njeri, ai që do duhej të ishte struktura e demokracisë , po e vriste thelbin e saj duke asgjësuar garancitë dhe institucionet e ankimimit. Demokracia në Shqipëri ka nevojë të rithemelohet dhe jo ti kërkohet opozitës të rikthehet në ‘ shtratin’ e Edi Rames për ta përdhunuar përsëri.

Nga ana tjetër diplomatet i përsërisin pa reshtur opozitës të tejkalojë vetveten, të harrojë pse i dogji mandatet dhe të hyjë në zgjedhje lokale megjithëse e dinë që Kryeministri po i pret me ‘kobure’ në dorë për ti ‘vrarë’ përsëri!

Pas këtij dimri të vështirë ai e ka më të domosdoshme se kurrë një ‘fitore’ të madhe !! Mendoni me çfarë kose ne dorë do tu ngjitej lëndinave të këtij vendi gjatë muajit qershor.

Ani i thonë, Bashes, shko e ‘vdis’ aty po garanci nuk japin as edhe një. Nga ana tjetër ata nëpërmjet presionit verbal po ndihmojnë Edi Ramen të gjejë paterica dhe të sajojë opozitë të re. ‘Opozita e re’ sot nuk është asgjë tjetër vetëm një departament i Rilindjes. Parlamenti aktual është tragjikomedi. Tek kjo përçapje shfaqet i mnershem dhe i tmerrshëm vizioni që ka Kryeministri ynë dhe këshilluesit e tij për pluralizmin. Ndërsa tek ata që kërcënojnë se do të trajtojnë partitë e opozitës si banda konturohet mundësia hipotetike për tu ndeshur me të gjithë ata që nuk e pranojnë këtë vizion domethënë me qytetaret! Egërsia me të cilën arrestohen se janë mbështetës të opozitës është fillimi i kësaj të vërtete që rrezikon të dalë jashtë kontrollit drejt një përplasjeje civile.

Me djegien e mandateve dhe bojkotimin e zgjedhjeve lokale si rruga e vetme që i ka mbetur Opozites , Basha i ka hequr çdo kujt mundësinë e lëvizjes antisistem duke e përvetësuar atë po kaq i ka pamundësuar jetën politike çdo subjekti me karakter kinse opozitar. Me të mirat dhe të këqijat e veta tani Opozita reale gravon përreth aksit PD-LSI me aleatë ! Ajo duhet të vazhdojë transformim e brendshëm të cilin e ka jetik pa rënë në kurthet e shumta që po i ngrihen ngamos. Dialektika politike e tre dekadave na mëson se pesha e pushtetit abuziv zë nën vete arkitektet e saj.

Kur garancitë nuk na i japin dot të huajt tanimë të lodhur me ne për 30 vjet, është koha që ato ti prodhojë vetë shoqëria pikërisht ata ‘ banditet’ që duan ti japin fund kësaj fasade korruptive.

Ndaj një lutje e kemi për zonjën Leyla Moses –Ones mos na kërkoni të pranojmë , ato gjera që në Amerike do të irritonin këdo , ato gjëra që do e çonin qytetarin tek interpretimi i asaj kushtetute madhështore e cila në emër të lumturisë u lejon atyre të ngrihen kundër qeverisë teksa asnjëri prej nesh këtu nuk po kërkon lumturi, vetëm pak normalitet e vërtetësi, mundësi për të hedhur një votë që numërohet në kushte lirie. Ndaj pasi dëgjon arsyet e qeverisë mirë është të takosh edhe ‘banditet’ që tanimë qartazi janë më shumë se gjysma. ‘Banditë’ të llojit të veçantë që kërkojnë demokraci me garanci ligjore ! Një sistem të ri politik.

© SYRI.net

Lexo edhe

Tags

Komentet

Skrapari23/04/2019 19:31

Krasas tp. Nuk ke thene ndonje gje interesante. Duket nuk e ke lexuar fare z. Gjekmarkaj.

Niku23/04/2019 19:11

Nuk e di kush mund te me pergjigjet sakte po desha te bej nje pyetje , di gje njer te me thotei keta te ambasades amerikane paguhen nga taksapaguesit amerikane apo nga leket e droges se Edi Rames sapse ky ishte qe jashte cdo regulli dhe etike ne kohen e fushates per president te SH.B.A-ve deklaronte se zgjedhja e Donald Tramp si president do ishte nje humbje e madhe per njerezimin . Ndoshta edhe ketyre u ka ardhur mire kjo thenie derisa e mbeshtesin kete plehre , ose pastaj dikush qe ua ka perkthyer nuk ja ka perkthyer tamam

futja pordhes23/04/2019 18:45

si jeni ju demokratet...mund te nxirrni 100 probleme po sdel njeri te thot ketu qe saliu me shok vran 4 vet ne 21 janar 30 ne gerdec dhe me mijera vet ne 97 ( te cilen saliu do ta rikthej) , por prap thoni jo kshu jo ashtu....kjo qeveri ka ber 10000000 te keqijat ama jet njerzish nuk ka marre kjo dihet boterisht tashme

krasasi tp23/04/2019 13:14

Profesor "Kadriu", Ju, theksoni me larte se:"Basha i ka hequr cdo kujt mundesine e levizjes anti sistem,duke e pervetesuar ate, po kaq i ka pamundesuar jeten politike cdo subjekti,me karakter kinse opozitar".Pra nje nga qellimet e pashpallura por te lexuara ashiqare, pa patur nevojen as te hedhesh fall, e as ti drejtohesh Guruse(Indianit) per te shikuar jeten paralele te opozites, i bije te jete ruajtja e marreveshjes midis PD dhe PS ne vitin 2008.Per pasoj edhe te jesh opozite reale dhe jo kinse opozitare,duhet te maresh nje vertetim nga dy kreret opozitar.Mirpo, Ne qe protestonim para parlamentit ne vitin 2008 kunder ndryshimeve kushtetuese, ndersa LSi, por edhe deputet te tjere ngujoheshin ne greve urije ne parlament,si mund te pranojme si te moralshem kete qendrim te ri te LSI,apo atehere ishte kryetar I.Meta ndersa sot kryetar eshte "doktoresha e shkencave".Duket qarte qe dy partite kryesore jane kthyer ne paterica te Edi Rames, ngaqe te gjithe kane nje hall.Ruajtjen e statukuos,rritjen e vigjilences, se kush qendron pas gardhit,e kush fut hundet ne punet e brendshme te Shqiperise.Retorika e sotme e dy partive kryesore opozitare, se te huajt ua kane me hile, nuk ngjite.Frika nga R.D dhe nje fryme anti integrim, ka kapluar segmente te caktuara ne mazhorance dhe opozite, por jo qytetaret shqiptar.

Devria23/04/2019 08:53

I nderuar Askushi! Bukur shume nuk ke lene per ne te tjeret te komentojme. I ke rene pikes. Une mendoj qe edhe kjo e ngarkuara me pune ne ambasaden e SHBA ne Tirane ashtu si shume perfaqesues perendimore te blere nga klika ne pushtet nuk perjashtohet qe edhe kjo te jete perlyer ne pune te pista. Paraja eshte e embel. E kane bere mbreter kete pune dhe jo nje nepunese e zakonshme. Nuk mendoj se eshte qendrim i Departametit Amerikan qendrimi i saj. Te mos harrojme rapotin e Departamentit Amerikan per Shqiperine qe e quan Kolumbi te Europes. Dosja 339 u publikua po nga Zeri i Amerikes. Z. Biberaj foli qarte dhe ai nuk eshte njeri i zakonshem persa i perket pozicionit qe ka ne Zerin e Amerikes.

GJ23/04/2019 07:39

Servile ne kohen e xhaxhit servile dhe tani o famlja gjekmarke

Askushi 22/04/2019 21:22

Eshte e pashpjegueshme qe Ambasada Amarikane, Sh.B.A-ja jane totalishte ne krahun e Bandes qeverrisese te Rilindjes me ne krye Gangesterin Rama.
Eshte e pashpjegueshme qe sote e gjithe shtresa pro amerikane, shtres qe u persekutua pse ishte me mendime perendimore, amerikane, qe u burgos, u pushkatua, sote ta shohi ameriken si kundershtare.
Eshte e pashpjegueshme qe une dikur degjoja ne fshehtesi zerin e Amerikes duke i vene batanije dritareve qe te mos degjohej jashte zeri i radios, sote ta shoh ameriken si kundershtare, ne mbrojteje te neokomunisteve.
Eshte e pashpjegueshme qe pasuesit direkt te komunizmit si Gramozi, Fatmiri ne parlament, dhe shume te tjere neper instuticionet shtetrore(ish hetues, prokuror etj) ti mbroje amerika.
Eshte e pashpjegueshme qe Amerika te shoh me syte e saje cfare po ndodhe ne shqiperi, qe nga droga,krimi,korrupsioni,parlamenti lidhjet me kriminel,bashkiak te lidhur me kriminel, me bandat, ku fjala e lire po shfaroset, ku opozita po shkaterrohet nga bandat, nga parat e droges e krimit, ku policija hedhe helmin mbi qytetaret, ku policija arreston qytetaret, etj etj, dhe ajo (Amerika) nuk flet, heshte, dhe papritmas del ne mbrojteje te tyre.
Sote shqiperija ndodhet ne duar te bandave dhe ne duar te Amerikes. Shpresoj qe te mbetemi ne duar te amerikes dhe amerika te mos na leri ne duar te bandave.

Alfons Malo22/04/2019 19:34

I nderuar Gjekmarkaj Keto qe thoni Ju jane shume te verteta, por kam nje kehille:Keto qe thoni duhet te dergohen ne gjuhen angleze ne Departamentin amerikan se keta ketu (ambasada) kane 6 vjet qe nga qeveria aktuale mbillet droge vidhen banka,vidhen vota ,shkarkohen e emerogen minista te brenhem per lidhje me krimin,vriten njerez ,e prap thone "qeveri e mire" qeveri legjitime" Nuk e kuptoj qe nuk thone realitetin per vendin tone.Lind pyetja apo ben te dyshosh qe mos keta jane te korruptuar

Shto koment

Denonco