Rënia e iluzionit për arbitrin amerikan

Rënia e iluzionit për arbitrin amerikan

Nga Andi Bushati - 20/04/2019

Diplomatët amerikanë janë përfshirë në një betejë të ashpër dhe dhe përtej limiteve me opozitën shqiptare. Që prej dy muajsh, pas protestës së shkurtit dhe vendimit për djegjen e mandateve, ne jemi bërë dëshmitarë të thirrjeve të pa precedenta që deputetët mos t’u binden liderve, se PD-LSI po pengojnë të ardhmen e vendit, se ata po tradhëtojnë zgjedhësit e tyre, se forcën duhet ta provojnë në zgjedhje, jo në rrugë, madje madje, se për sytë e publikut shqiptar, Murrizi dhe Hajdari vlejnë elektoralisht po aq sa Basha dhe Kryemadhi.

Nuk ka diskutim se në këtë kronikë të ashpër që Lapsi.al është përpjekur ta raportojë të plotë duket i qartë qëllimi për të dekurajuar daljen nga sistemi, për të ruajtur një lloj stabiliteti dhe ekuilibri forcash. Dhe nuk duhet pasur asnjë paragjykim se kjo mund të mos jetë politika zyrtare e Uashingtonit, por një lojë interesash dhe lobistësh të paguar.

Por, pyetja që shtrohet është se deri në ç’masë kjo tentativë për të trysnuar opozitën përputhet me një vizatim besnik të realitetit shqiptar. Sepse po të bëhet një kqyrje në filigran e deklaratave të dala këto dy muaj nga selia e rrugës së Elbasanit, aty vërehet lehtësisht një anomali. Në zellin për të treguar se ndërkombëtarët nuk lëkunden përballë kërcënimit të opozitës për destabilitet, duket sikur ata janë përfshirë në një garë të ethshme për të asgjesuar çdo kritikë që i është bërë qeverisjes qeverisjes problematike të Ramës. Në këtë këndvështrim, në komunikatat e ambasadës Amerikane ka konstatime që nuk kapërdihen lehtë. Ka një tentativë për të mbyllur sytë përpara gjysmës bosh të gotës.

Pasi nuk mund të thuash se në 2017 u zhvilluan zgjedhje të rregullta që pollën një parlamet dhe qeveri legjitime, pa përmendur në rastin më të mirë ato që ka konstatuar edhe Zëri i Amerikës.

Pasi nuk mund të thuash se reforma në drejtësi po zhvillohet si një histori suksesi, pasi je njohur me emërimet e Arta Markut dhe vettingun e Donika Prelës.

Pasi nuk mund të thuash se në luftën kundër krimit janë bërë hapa përpara, pasi ato bandat për të cilat fliste ish ambasadori Lu janë ende në lojë, apo pasi ke lexuar raportin e Departamenti të shtetit për trafiqet.

Pasi nuk mund të shohësh me sy pozitiv betejën kundër korrupsionit pasi je njohur me përgënjeshtrimin e letrave fallco nga zyrtarët e shtetit të Delawerit.

Pasi nuk mund të godasësh vetëm dhunën politike të protestuesve, pa folur asnjë fjalë për respresionin e shproporcionuar të policisë.
Pasi vërtet mund të mos i respektosh Lulin dhe Monikën, por nuk mund të imagjinosh se mund të bëhen zgjedhje normale me disa disidentë karagjozë.

E gjithë kjo tablo që del nga leximi i deklaratave të amabasdës amerikane mund të jetë një instrument efikas për të bindur PD dhe LSI-në të kthehen në vathë. Por ajo përmban në vetvete një problem më të madh. Sepse në sytë e shqiptarëve, hiperfuqia e vetme botërore, nuk ka qenë vetëm një shtet që flet me arsyen e forcës, për të arritur qëllimet që do, por edhe një ideal, një ëndër lirie dhe drejtësie. Shumë prej atyre që rahin gjoksin në emër të shtetit më pro amerikan në kontinet, kanë parë tek ShBA, jo vetëm një arbitër arrogant, por edhe nje arbitër të drejtë dhe të ndershëm. Pikërisht ky imazh rrezikon të kriset me qëndrimet e fundit që kanë kthyer si qëllim në vetvete anatemimin e opozitës dhe ku është harruar të thuhet, prej kohësh, qoftë edhe një kritikë e vetme për keqqeverisjen.

Dhe po ti shtosh këtyre, percedentë të tjerë në raste krizash, tabloja është edhe më e zymtë.

Ata që nuk janë as me njërën parti as me tjetrën nuk e kanë fshirë lehtë nga kujtesa atë kryediplomatin amerikan që në 21 janar konsideronte burra shteti vrasësit dhe kërkonte celula anti-amerikane mes viktimave.

Ata me siguri që nuk e kanë harruar edhe shoun e pasardhësit të tij që guxonte ta etiketonte histori suksesi luftën kundër drogës, pikërisht në kohën kur ajo kishte mbirë në çdo cep të vendit dhe pikërisht kur ministri i Brendëshëm ishte akuzuar për herë të parë për lidhje me Habilajt (video poshte).

Natyrisht këto përpjekje për të ruajtur stabilitetin e qeverisjeve, duke u përfshirë në kulisat e betejës lokale e kanë rrënuar shpesh herë imazhin e një Amerike ideale që është ngulur si me çekiç në kryet e shqiptarëve.

Pikërisht kjo po ndodh edhe sot kur përpjekja për të dekurajuar radikalizmin e opozitës po shpie ujë amerikan në kënetën e qeverisë.

Dhe natyrisht nuk është çudi që logjika e forcës të ketë sukses. Askush nuk mund të vërë bast se një ditë Luli dhe Monika mund të mos marrin drejtimin e rrugës së Elbasanit për të kërkuar ndjesë. Presioni arrogant dhe i shproporcionuar mund ta mposhtë opozitën. Por me çmimin e lartë së zverdhjes së imazhit të idealizuar të një arbitri të drejtë dhe të ndershëm që vazhdon të zhbëhet rast pas rasti.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Stalini21/04/2019 15:41

Me e rrezikshmja nga te gjitha eshte kapja e drejtesise! Duhet permbysur VETINGU dhe duhen ribere ligjet nga e para.
Kapja e shtetit dhe e drejtesise po e con vendin ne FASHIZEM!

Jim20/04/2019 23:40

Te lumte Andi, mund ti kishe dhene edhe nje cike me shume dores se ai eshte realiteti por prap te lumte.

Qazim Tefiku20/04/2019 21:24

Ore si po shkon ajo puna e krijimt te parties se re te Rudi Patozit ,Jo per gje po ne demokratet e vjeter mezi po e presim .Po Lefter Maloqi ,sekretar I pergjithshem do te jete,?mos te harrojne Kujtim Gjuz Gjizen e prishur se ai figura eshte tamam per partine e Rudit Me largpamsine e Astrit Patozit kane per te shkuar nga fitorja ne fitorja.Te gjitha votat e te djathteve nuk vene ne vend tjeter pervec ,patise se Rudina Patozit .Dy fjale per Patoz bukshkelesin ore I pa bese ,te pelqen apo jo Hoxha por Xhamija eshte e jona ,prandaj mos shko si qen te permjeresh ne deren e saj se edi vete ti si e person.

cuf dabjoni20/04/2019 20:24

Andipara 22vjetesh kjo metode qe thua ti u perdore e ne vazhdojme te zvarritemi per shkak te perzgjedhjeve te tyre;metodave te venies drjtesi ; mohimit te vullnetit te popullit e perdorimit te bandave si luftetar te demokracise. Perfituan nga fajet e PD por bene vetegjyqesi me nja 3 mije viktima per hiç gje.

Qazim Tefiku20/04/2019 20:19

Po ato letrat jeshile Jane shum te embla.Ky qerata km di dhe hedh vallen ,sa te kete Baba Sorrin do mbijetoj dhe Pak muaj.Po ky e Ka marr xhadene po Kay sforcohet duke paguar ndonje lek xhepi .Kjo zvendes ambasadorja eshte kusherir e pare e Marizo Linos.

shqiptar20/04/2019 19:10

Nuk ri dot Bushati pa e futur 21 janarin apo Gërdecin në çdo shkrim të tijin.
Kritikon ambasadën amerikane me të drejtë që i mbyll sytë ndaj dhunës se qeverisë së Ramës ndaj protestuesve, e kur komenton vetë 21 janarin, haron të përmendë dhunën e përgjakëshme të huliganëve të Ramës ndaj policisë së shtetit.
Po u vranë katër demostrues , mund të thotë dikush.
Nga kush u vranë këto katër demostrues ?
A nuk u vranë ngë të shtënat e Gardës ?
Përse hesht Bushati e mediat e tjera shqiptare për faktin që një nga këto gardistë i verifikuar që pati hapur zjarr, Rama e emëroi sekretar të PS në Mat ?
Përse nuk përmend Bushati faktin se Berisha në të gjitha protestat e soc-komunistëve nuk u largua asnjëherë nga godina e kryeministrisë, kurse burracaku Rama edhe në protesta fshihej diku në mes të turmës, e në tëra protestat edhe të studentëve edhe të opozitës politike, largohej ose nëpër qytete të tjera ose në shtete të tjera , ndonëse të gjitha protestat e opozitës kanë qenë ndoshta shumë më tepër seç duhet paqësore.
Bën mirë e bile shumë mirë që godet marrëzitë e Ramës o Bushat, por do të ishe më i besueshëm në shkrimet tënde, nëse do ti kërkoje falje publikut për kontributin tënd për të sjellë ne kryeministri Edi Ramën veç nga urrejtja që ke kundër PD e Berishës.

t20/04/2019 19:04

Drejt e ke o bushat,por çfare m... kane keta gjoja perfaqesues te shba,qe vetem anatemojne opoziten e nuk thone nje fjale per keqeverisjen,pse nuk rrine e te mos perzihen ne punet tona,me shume nga ç'i takon.po vazhdoi gjendja si tani dhe protestat vazhdojne paqesore,nuk eshte çudi qe luli ta mbylli si me çadren

Shto koment