Lajmi i fundit

Qëllohet me armë drejt makinës së një avokati në Memaliaj. Dyshimet e para

Situata është shpërthyese, Rama dhe Lleshaj kanë kryer krime

Situata është shpërthyese, Rama dhe Lleshaj kanë kryer krime

Nga Erl Kodra - 19/04/2019

Nga Erl KODRA

“Vetdijësimi e bën një njeri të papërshtatshëm për të qenë skllav”. Frederick Douglass (shkurt 1818 – 20 shkurt 1895) lider reformator amerikan, orator, shkrimtar dhe burrë shteti.

Situata politike në Shqipëri është shpërthyese; për të folur së pari për situatën politike, sepse ajo ekonomike dhe sociale (dhe kriminale) është një katastrofë. Të ndërtosh një arsyetim llogjik të mbështetur mbi argumenta, gjithmonë është e rëndësishme që gjërat të thuhen me emrin e tyre të vertetë, ndaj unë do të përpiqem të shoh në brendësi.

Të gjithë lexuesit potencial të këtij teksti i njohin ngjarjet, dhe nuk është e nevojshme të citohen ato, por vetëm të shikohet brendësia e tyre, detaji. Kjo është një formë që të jep perceptim të saktë të gjendjes.

Cilat janë mendimet e shqiptarëve? Ose më mirë të themi, çfarë kanë menduar shqiptarët para gjashtë muajsh, dhe çfarë mendojnë ata sot? Fakti është se Partia Demokratike në veçanti dhe opozita në përgjithësi është rritur vrullshëm.

Kjo rritje nuk erdhi se shqiptarët ndryshuan mendim për Edi Ramën, sepse shumica e qyetarëve tashmë e njohin në detaje Lartëgjatësinë e Tij, por është akti i pazakontë i opozitës që i hoqi argumentat të gjithë atyre që dyshonin tek opozita.

Po më pas, çfarë vjen? Denoncime, protesta, prap protesta?! Sepse Edi Rama e kapërceu vrullin e parë të protestave opozitare edhe me mbështetjen e burokratëve evropian, ndërkohë, me kohën e fituar po ndërton një lloj piedestali turpi dhe neverie, veprim ky që me siguri absolute po e çon vendin drejt përplasjes civile.

Edi Rama hynë tek ajo kategori njerëzish jo të zakonshëm; domethënë, ai është njeri i poshtër dhe i lig, dhunues dhe përçudnues njëkohësisht. Poshtërsitë e tij nuk njohin kufinj moral për gjërat më intime njerëzore, prandaj ai nuk është në gjendje të konceptojë problemet madhore që i ka shkaktuar demokracisë, shtetit, qytetarëve.

Për Edi Ramën është normale gënjeshtra, mashtrimi, hilja, vjedhja, manipulimi. Ai nuk di të ndalet. Ai nuk ka lidhje me njerëzit. Me djallin, po. Edi Rama është nga ajo rraca e qenieve humane, që është gati të shkërdhej edhe nënën e vet, nëse kjo do t’i shërbente qëllimit. Qëllimi i tij është një; sundo, vidh, shkatërro.

***
Strategjia e opozitës duhet të ndryshojë. Domethënë, jo rrugën, por qasjen.
Shikoni se çfarë ndodh, ndërkohë që ditët pasojnë njëra tjetrën. Parlamenti mbushet me mëshqerra dhe viça, të cilët i duhen Edi Ramës si copa mishi me dy sy. Ata duhet të jenë aq të zgjuar sa të dijnë të thonë “betohem” pasi Gramoz Ruçi t’u ketë lexuar formulën. Kaq. Pastaj ata janë të gatshëm për thertore.

Këto ditë kanë ndodhur ngjarje të rënda, por vetëm njëra është e jashtëzakonshme. Asnjë ngjarje tjetër nuk e ka përmasën e saj të dhimbjes. Pavarësisht se ajo ndodhi në mes të Tiranës, Sandër Lleshaj dhe Erion Veliaj ia arritën t’i mbajnë larg mediat dhe opozitën, ndërkohë që Policia e Shtetit kryente një ndër operacionet më të ndyra në historinë e shtetit shqiptar.

Akti i tyre lirisht mund të përkufizohet si një akt burracak që të ngjallë neveri, në vetvete një lloj krimi barbar që nuk e bëjnë as pushtuesit, një lloj lufte e ndyrë që është kryer vetëm nga diktatorët me damkë.

“Qentë nuk kanë shumë përparësi ndaj njerëzve, por një prej tyre është jashtëzakonisht e rëndësishme: eutanazia nuk ndalohet me ligj në rastin e tyre; ata kanë të drejtën për një vdekje të mëshirshme ” – thotë Milan Kundera tek “Lehtësia e papërballueshme e qenies”.

Banorët e Bregut të Lumit nuk patën fatin e qenëve, që të vriten me mëshirë, por u vranë egërsisht, me bomba gazi, me shkopinj gome, grushte, fadroma, terror.

Ato qenie të mjera i agresuan brenda shtëpive të tyre, ua asgjësuan ekzistencën, ua hoqën me dhunë çdo mjet jetese. Sot e gjithë ditën e natën, ata flenë në qiell të hapur. Shteti i Edi Ramës dhe i Sandër Lleshajt, qetësisht kryen një krim të përbindshëm.

Opozita shqiptare ka njëmijë arsye për të protestuar, por asnjëra prej arsyeve, duke përfshirë gjithçka ka ndodhur përgjatë këtyre gjashtë viteve, nuk e ka peshën e barbarisë që ndodhi me shqiptarët në Bregun e Lumit. Po shpjegohem me një shembull që ne e njohin mirë.

Kthesa në Luftën e Kosovës ndodhi kur qindra mijëra shqiptarë të Kosovës u dëbuan nga shtëpitë e tyre. Kolonat e shqiptarëve të rraskapitur që iknin me fëmijë dhe trasta në krahë më në fund i bindën SHBA-të të fillojnë sulmin më të madh në Europë që pas Luftës së Dytë Botërore. Sigurisht që përmasat e tragjedisë shqiptare në Kosovë janë planetare, por thelbi i aktit të ndyrë të Sandër Lleshajt dhe Edi Ramës nuk ndyshon;

Sulm ushtarako-policor, brenda shtëpive të shqiptarëve, me qellim për të shembur strehën e tyre, dhuna, bombat e gazit, terri informativ, forca brutale. Po, në Breg të Lumit mungojnë përdhunimet. Sot ata njerëz enden nëpër gërmadha.

Nga të gjitha pikëpamjet, nga të gjitha provat, Edi Rama dhe Sandër Lleshaj kanë kryer krime të ethshme kundër jetës dhe pronës, së paku kundër 21 familjeve. Plani është që aksioni ushtarako-policor të vazhdojë.

Çfarë mund të bëj opozita shqiptare? Ku mundet të gjejë kauzë më madhështore se sa mbrojta e breglumasve? Çfarë mund të jetë diçka tjetër më e madhe, që mund të tregojë para botës fytyrën e vertetë të kanibalit Edi Rama? Ku mund të gjendet arsye më e fortë dhe sublime, se sa kjo?

A ka gjë më të moralshme mbi këtë dhe se sa të mbrosh ata fëmijë, gra dhe burra, edhe fizikisht kundër një horrdhie perversash të veshur me uniformë?!

A nuk do të ishte kjo një provë e fortë, edhe për shqiptarët, edhe për ndërkombëtarët, se opozita shqiptare e ndërmori aktin e fortë të shembjes së fasadës, sepse Edi Rama nuk njeh kufinj moral dhe ligjorë, ndaj largimi i tij nga pushteti është emergjencë kombëtare dhe humanitare.

Le të përlesheshin me policinë, të goditeshin, të gjakoseshin. Kjo do të hiqte çdo alibi të ndërkombëtarëve, duke denoncuar përfundimisht shëmtinë e kompromisit rreth raportit demokraci-stabilitet. Le të përlesheshin me policët e Sandër Lleshajt të gjithë ish deputetët e Partisë Demokratike, Antarët e Kryesisë dhe vet Kryetari Lulzim Basha, ndërsa në lajmet e ditës bota mbarë do të ndiqte:

– Çfarë ndodhi?
– Dhunë e ekstreme në Tiranë!
– Pse?
– Kryeministri Edi Rama dhe Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, një ish gjeneral ushtrie, shembën barbarisht 15 shtëpi të ndërtuara pa leje në fillim të viteve 90-të. Opozita shqiptare u përlesh fizikisht në mbrotje të banorëve.

Mbrojta e të Drejtave të Njeriut, mbrojta e jetës dhe pronës është një ndër premtimet kryesore të opozitës shqiptare, që ka djegur mandatet e përfaqësimit në Parlamentin Shqiptar, duke kërkuar një qeveri tranzitore dhe zgjedhje të reja parlamentare.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

Kuksiani djathte20/04/2019 21:26

Shkrim jashzakonisht i bukur, pershkrim egzakt i profilit te kesaj pseudodeputete. Po ca pret prej te pabeseve , edhe djalli u ka lakmi keto gjera qe po bejne , por historia ka tregu se si e kan perfundimin kete plehera, dhe do mbahen mend si shpirtzinjet dhe katilat e ktij populli.

t20/04/2019 15:51

Skrapar,e para sjam shoku yt,e dyta,provo te dalesh e ti besh thirrje njerzve te dalin ne proteste do te ndjek njeri?Populli do lider qe ti ngjall besim me mendimet e veprimet e tij.Mqs mendon keshtu te shkoje ne krah te breglumesve,por sakrifica jote nuk do ishte sinjifikative,kurse e atyre deputeteve po,na pelqen apo jo.

krasasi tp20/04/2019 13:38

Jam ne nje mendje me komentuesin t.Ligji mbi levizjen e lire duhet te ishte paraprire te pakten me disa kufizime per qytetaret.Jo ndertimeve ku te sheh syri nje shesh bosh.Institucionet ben sehir dhe pasojat po i shohim.Ligji mbi legalizimet, zvarritja dhe amendimet qe po i behen,sa nga nje parti te tjetra, jane "dopjo gjashta" qe ju ka ngelur ne dore te gjitheve.Rruget dhe infrastruktura ne pergjithesi duhet ndertuar,por edhe qytetaret duhet qare halli, se kane hedhur mundin e jetes ne gure llac e beton, Pushtetaret ju benin sehir se i kishin "rezervuar" votash.Por sot qytetareve nuk mund tu thuash qe shkoni mbytuni ne rezervuar.Qeverija Rama po merre kosto, nepermjet ofiqarit te saj te larte Z.A.Lame njoftoji se do prishen disa mijra ndertime pa leje.Por mund te kete edhe nje ligj te ri per shpronesimet.Ne vend te 'strategjive"te PD sot ne rruge, a mund te na deklaroj Z.Basha se cdo koalicion i mundshem i PD , me parti te tjera, do kondicionohet nga ky kusht, "legalizim, pastaj urbanizim"dhe nese nuk do i permbahet ketij zotimi, partite e tjera ne opozite te djegin mandatet. Kete nuk ka per ta deklaruar sipas meje.Populizmi me legalizime duhet ti hiqet viza dhe te hartohet nje strategji kombetare edhe per kete hall te shqiptareve dhe te politikaneve.Z.Kodra, retorika me sadizma, inceste, krimi e korrupsioni, te kryera nga Z.Rama ,retorika ngelen.SPAK do ti "kthjelloj" te gjithe.As Z.Rama nuk do ta ruaj dikush, duke e fshehur nen sqetull, ngaqe eshte edhe shume i gjate.Duhet te gjendet nje zgjidhje per gjitheperfshirje, per dalje nga kriza."Vetdjegia Politike" nuk duhet konsideruar si celsi i suksesit per opoziten .

Skrapari20/04/2019 12:24

Shoku t! Jo Lul Basha i pari por une ti dhe te tjeret. Pastaj Basha, Mona, ish deputetet dhe drejtuesit e tjere te opozites. Shtepine time nuk ma ruan partia apo jo?

t20/04/2019 11:09

Autori ka plotesisht te drejte qe deputetet e opozites duhet te ishin te gjithe pa perjashtim te rjeshtuar ne krah te breglumesve,luli i pare,edhe te rrifeshin,edhe te gjakoseshin,edhe te futeshin ne burg,sepse vetem keshtu do tja provonin atyre burokrateve qe preferojne stabilitetin(qe ne fakt nuk egziston)para demokracis,se ne çgjendje eshte sot shqiperia.Por luli nuk e beri nje sakrifice te tille,se per keto akte kemi nevoje.nje bravo vetem klevisit dhe brahimllarit nuk mjajfton,prandaj strategjia e lulit,nqs ka ,nuk po ngjall ndonje shprese.
Kur do shembesh me te drejte pallati i d.pezes,ramepsikopati i rjeshtoi te gjithe deputetet kundra policise dhe ja doli,sepse ishte berisha ne pushtet

Loni nga fieri19/04/2019 23:58

Plotesisht dakort,te dal pake jashte teme .Opozita po lufton fort,po te vini re ,ish pd istat si Astrit Patozi qe vjellin nga mengjezi ne darke ,tani na Ka dale dhe kjo galloshja e vetingut te mamit ,qe do te na beje opoziten e re .Mendimi im eshte qe kur te mblidhemi ne shesh mos te levizim prej andej pa e rrezuar krye qenefin.

Requiem19/04/2019 22:34

Ka me qindra - mijera peshtyma ramisto-enveriste qe po kalojne ne ekstaze nga pamjet e dhunes ndaj "malokeve" te bulevardit. A ka rruge tjeter pervec perplasjes ne kete pike?

Shto koment

Denonco