Drejtor shoku i Tahirit, ‘ZP’ tani edhe me televizion

Drejtor shoku i Tahirit, ‘ZP’ tani edhe me televizion

Nga Roland Kosturi - 19/04/2019

Nga Roland Kosturi

Shërbëtori i mirë, e tregon aftësinë e vetë në momentin më të vështirë të të zot!- është kjo preambula e asaj që Top Channel për bën në shërbim të Edi Ramës në një nga momentet më të vështira që qeveria ka përballë opinionit publik. Ajo që ka ndodhur sot në edicioni informativ të televizionit në fjalë është në kufijtë shpërdorimi të besimit të publikut që zgjedh të (keq)informohet përmes valëve të këtij kanali.

Pasi e ka qarë punën e vet në denoncimin e narko-shtetit të ndërtuar që prej vitit 2013 e këtej nga Edi Rama, Top Channel i është përveshur tashmë jo një vendi dosido, por pikërisht Hollandës. Për të mos i rënë rrotull është e qartë tentativa e e Top Channel për të damkosur Hollandën si një vend i cili gëlon në droga dhe që gabohet kur vendos ti rikthejë vizat shqiptarëve. Por ajo që nuk thotë televizioni me drejtor mikun e ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri është fakti se që prej 2017 Hollanda ka ngritu shqetësimin e mungesës së bashkëpunimi të autoriteteve ligjore shqiptare me ato holandeze për të bllokuar pastrimin e produktit të veprës penale në Shqipëri nga kriminelët shqiptarë në Hollandë.

Nje tjetër fakt që kronika apo kronika e urdhëruara nga Ben Blushi, është se shqetësimi akoma më i rëndë i Amsterdamit zyrtar në raport me Tiranën është numri i lartë i azilkërkuesve shqiptarë që po ikin nga sytë këmbër prej regjimit të Edi Ramës. Pak ditë më parë më Ben Blushi u pa sërish të hynte në zyrën e Edi Ramës në kokëulur dhe përdore me Zamir Manen, në takime ku Zamiri merr favoret e rradhës nga kryeministri ndërsa Ben Blushi kockën e rradhës për të cilën i duhet ta bëjë zhele “ekranin më të dashur të shqiptarëve” që tashmë ka si imazh fytyrën e tij të tradhëtarit kongenital.

© SYRI.net

Lexo edhe

Komentet

krasasi tp20/04/2019 20:16

Hollanda nje ish fuqi koloniale.Nje vend qe demostroji gjate luftes ne Bosnje, nje qendrim idiot dhe te pashpjegushm,duke i lene dore te lire, shfaqes me brutale , genocidit serb, mbi popuj te pafajshem.Nje vend me te kaluar koloniale ,eshte vete dore e pare, ne trafikun nderkombetar te kokaines,me legalizim te marijuanesh, dhe per te gjitha keto, vecon shqiptaret si kampion bote, dhe propozon masa represive ndaj nje populli te tere, pro perendimit dhe integrimit.

ize akrri19/04/2019 22:07

Bij çobanësh kemi qënë............qiçua............beni...........

Shto koment

Denonco